TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Në 2026 çantat mbahen hapur!

by teve1
8 muaj ago
1
A A
Në 2026 çantat mbahen hapur!

E hapur sikur po thua “s’ma ndien”, por në mënyrë elegante.

Si një gjest i shpërqendruar, i dikujt që nuk e vret mendjen nëse i duket çfarë ka brenda.

Dikur ishim mësuar me çantat që i mbushnim me gjithçka: fletore, shalle të bërë top, gjëra pa ndonjë rëndësi deri sa mbyllja të bëhej praktikisht e pamundur.

Sot çanta mbahet kështu: e hapur.

Një hyrje në privatësi e diktuar nga shtëpitë e mëdha të modës, që mesa duket kanë gjetur “lojën” e radhës: ta kthejnë çantën në rrëfim të dukshëm.

Shembulli tipik vjen nga Loewe: drejtorët e rinj kreativë, Jack McCollough dhe Lazaro Hernandez, e lënë ikonën Arizona qëllimisht hapur, pa e mbyllur me zinxhirin që ekziston një gjest i vetëdijshëm, paksa lojcak, që sugjeron mënyra të reja mbajtjeje. Dhe i shkon për shtat atmosferës së koleksionit, bashkë me ato “jelly shoes” që na kthejnë te kujtimet fëminore.

Edhe te Fendi, Peekaboo mbetet e hapur por me një rregull të pashkruar: mos e mbush shumë, se pastaj humbet “magjia” e brendshme, ato detaje luksoze brenda, mes mozaikëve me rruaza shumëngjyrëshe, thekseve lime dhe luleve të vogla tridimensionale. Ndërsa te Dior, historia ndryshon: çanta e re me një dorezë të vetme, e zbukuruar me fjongo, ka në fakt një kapak të brendshëm që e mbulon përmbajtjen. Pra, e hapur jashtë, por e kontrolluar brenda.

Te Chanel, është një tjetër film: legjendarja 2.55, e konceptuar nga Matthieu Blazy, duket si një objekt “art & craft” gati i pamundur për t’u mbyllur. Brendësia bordo shihet qartë dhe në lëkurë janë shtuar fije metalike që çanta të manipulohet sipas dëshirës së asaj që e mban.

Ndërkohë, Dilara Findikoglu sjell në pasarelë çanta “granny purse” që derdhen nga përmbajtja: nga paketa cigaresh te charms, e deri te detaje që ngjajnë me rripa reçipetash si një homazh për gratë dhe për “jetën e tyre të brendshme”, të vendosur në dritë.

Dhe po: kjo ide lidhet me diçka shumë konkrete, përmbajtja e çantës.

Ndoshta s’ka objekt më “psikologjik” se çanta e një gruaje: është si një zgjatim i identitetit.

Siç shkruan Inès de la Fressange në parathënien e librit Borse të Sophie Gachet: kur një grua zgjedh një çantë, e kthen menjëherë në një projeksion të vetes; një reflektim të identitetit; një “magji” që e plotëson imazhin dhe, mbi të gjitha, e afron me personin që dëshiron të jetë.

Po çfarë po i themi botës kur e lëmë çantën hapur?

Është deklaratë transparence apo një pozë e menduar? Liri apo një shfaqje tjetër e modës?

Të shfaqësh gjithçka bllokun, buzëkuqin drejt fundit, kufjet e ngatërruara, faturat e zhubravitura është vërtet autenticitet, apo një formë e re “styling-u narrativ”, ku edhe rrëmuja është e kuruar, madje e dëshirueshme? Një përpjekje për të kopjuar Jane Birkin… që realisht s’kopjohet dot.

Në një kohë kur privatësia është bërë luks, ja ku vjen edhe trendi i çantës së hapur: “më shiko, s’kam ç’të fsheh”, sikur thotë.

Po a është vërtet kështu? Apo po ofrojmë thjesht një version të redaktuar të kaosit, një çrregullim perfekt chic?

Ka edhe diçka provokuese në këtë: një objekt i krijuar për të ruajtur, mbrojtur, mbyllur, i hiqet qëllimisht funksioni kryesor.

Ç’është çanta, në fund, nëse jo një vend për të futur (dhe fshehur) gjërat?

Dhe çfarë do të thotë një çantë e hapur si shenjë e “moskokëçarjes” së dikujt që s’ka frikë as nga vjedhja, as nga gjykimi, as nga shiu për hir të një estetike të “imperfect”-it të zgjedhur, të sendit të jetuar por shumë të shtrenjtë, të idesë se luksi i vërtetë s’ka nevojë të mbrohet… ose ndoshta ka, por mund të shtiret sikur jo.

Dhe ndërkohë që ne i japim kuptime këtij gjesti, yjet e kanë përqafuar tashmë.

Jennifer Lawrence shëtit në New York me Kelly të çliruar (madje që duket bosh), Victoria Beckham ecën në shi në Paris me Hermès të hapur dhe çanta prapë duket e zbrazët.

Ironikisht, ajo kishte thënë dikur se mban brenda: një libër të mirë, kristale, parfum, buzëkuq, krem hidratues, syze, telefon… e plot të tjera.

Dhe ja ku kthehemi te Jane: ajo e mbante vërtet hapur sepse nuk i bënte dot vend jetës së saj brenda një mbylljeje.

Sot, në shumë raste, çanta e hapur duket më pak nevojë dhe më shumë koreografi e modës një kapriço e bukur, e shpejtë, që na kërkon të dukemi sikur s’kemi asgjë për të fshehur… edhe kur e dimë që të gjithë fshehim diçka.

 

ShareTweet

Postime të ngjashme

Personat që ecin shpejt jetojnë më gjatë, sipas një studimi

Personat që ecin shpejt jetojnë më gjatë, sipas një studimi

Një truk i vogël gjatë larjes mund t’ju kursejë hekurosjen e perdeve

Një truk i vogël gjatë larjes mund t’ju kursejë hekurosjen e perdeve

Si ta dalloni për 30 sekonda nëse këpucët janë prej lëkure të vërtetë: Ky detaj imitohet me vështirësi

Si ta dalloni për 30 sekonda nëse këpucët janë prej lëkure të vërtetë: Ky detaj imitohet me vështirësi

Gjërat që nuk duhet t’ja thoni një femre shtatzënë

Gjërat që nuk duhet t’ja thoni një femre shtatzënë

Haxhiu: Nëse vetëm 1 për qind ka drejtësi në Gjykatën Speciale, nesër krerët e UÇK-së do të jenë në Kosovë

Haxhiu: Nëse vetëm 1 për qind ka drejtësi në Gjykatën Speciale, nesër krerët e UÇK-së do të jenë në Kosovë

Gucati para verdiktit: Nuk ka fakte e argumente për dënimin e ish-krerëve të UÇK-së

Gucati para verdiktit: Nuk ka fakte e argumente për dënimin e ish-krerëve të UÇK-së

Emisioni “Info Nata” 15.09.2026

Emisioni “Info Nata” 15.09.2026

Protesta në Tiranë shënon ditën e 108-të

Protesta në Tiranë shënon ditën e 108-të

Muja merr masa për aflatoksinën, ndalohet për 30 ditë importi i disa produkteve nga Serbia

Muja merr masa për aflatoksinën, ndalohet për 30 ditë importi i disa produkteve nga Serbia

Çollaku: Nuk ka arsye për panik, situata në Kosovë është normale

Çollaku: Nuk ka arsye për panik, situata në Kosovë është normale

Kurti: Për Qeverinë e Kosovës, mbështetja për shqiptarët e Luginës mbetet zotim i vazhdueshëm

Kurti: Për Qeverinë e Kosovës, mbështetja për shqiptarët e Luginës mbetet zotim i vazhdueshëm

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën