TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

“Ndrysho për Kosovën!” – Kampanja e studentëve të gazetarisë thirrje për mbrojtjen e mjedisit

by TËVË 1
1 vit ago
0
A A
“Ndrysho për Kosovën!” – Kampanja e studentëve të gazetarisë thirrje për mbrojtjen e mjedisit

“Ndrysho për Kosovën!”

“Ndrysho për Kosovën!” është motoja që mblodhi studentët e gazetarisë së Universitetit të Prishtinës për të zhvilluar kampanjën e tyre si thirrje për ruajtjen e mjedisit.

Kjo fushatë shoqërore është zhvilluar në kuadër të studimeve master në kursin “Teori dhe Praktikë e Marrëdhënieve me Publikun”, meqë rast studentët me video, pod cast-e, fotografi e grafika të shumta synojnë vetëdijesimin e popullit se duhet ndryshuar për një Kosovë të pastër e fisnike.

Profesori që mbikëqyri punën e studentëve gjatë tërë rrugëtimit, Arben Fetoshi e cilësoi këtë kampanjë si të nevojshme në një kohë kur gjendja mjedisore në Kosovë është tejet e degraduar.

“Studentët e kanë përgatitur fushatën si detyrë në kuadër të praktikës së Marrëdhënieve me Publikun, pas një hulumtimi të gjendjes mjedisore dhe përcaktimit të Facebook e Tik Tok si kanale të përshtatshme për audiencën e targetuar (të rinjtë dhe më të moshuarit). Mesazhet e hartuara për këtë fushatë janë përmbajtje të formateve të ndryshme të kombinuara, të cilat transmetohen si video, posterë, tekste apo pod cast-e, që kanë për qëllim, nga njëra anë, alarmimin lidhur me katastrofën mjedisore, dhe nga ana tjetër, vetëdijesimin e publikut për domosdoshmërinë që të ndryshojmë. Fushata NDRYSHO! Kërkon ndryshimin e qasjes, sjelljes dhe përkushtimit tonë për Kosovën, prandaj si mentor i tyre, do të isha shumë i lumtur të shoh që ajo mirëpritet dhe ka efekt nxitës për njerëzit.”, deklaroi Fetoshi për Tëvë1.

Mesazhi kryesor në tërë këtë angazhim të shumë studentëve është se prona publike duhet ruajtur njësoj sikurse ajo private, pra të bëhemi gardian i natyrës.

Simbolikë e kësaj kampanjë është përdorimi i ngjyrave të flamurit të Kosovës, bardhë, verdhë dhe kaltër, që me një kolazh na dërgojnë tek idealja, Kosova e blertë.

Kjo fushatë shoqërore e cila është në të mirën e vendit, parashihet të arrij objektivat e saj përmes formave të ndryshme që kanë përzgjedhur ideatorët.

Për vite me radhë në Kosovë gjatë muajit maj, data 24 është shoqëruar me pastrimin e pronës publike nga aktivitete të ndryshme në vend./teve1.info/

Tags: KampanjëNdrysho për Kosovën!up
ShareTweet

Postime të ngjashme

Albin Kurti përkujton Fatos Nanon: Një emër i paharrueshëm i historisë shqiptare

Albin Kurti përkujton Fatos Nanon: Një emër i paharrueshëm i historisë shqiptare

Prebreza: Fushë-Kosova, një nga komunat më të kriminalizuara në Ballkan

Prebreza: Fushë-Kosova, një nga komunat më të kriminalizuara në Ballkan

Policët me lojëra sportive nderojnë ish-kolegët që ranë në krye të detyrës

Policët me lojëra sportive nderojnë ish-kolegët që ranë në krye të detyrës

Vendimi për ndalimin e shamisë frikëson prindërit për përjashtimin e vajzave nga shkolla

Vdekja e Fatos Nanos, Shqipëria të dielën në zi

SPAK ngre aktakuzë ndaj zëvendëskryeministres të Shqipërisë, Belinda Balluku

SPAK ngre aktakuzë ndaj zëvendëskryeministres të Shqipërisë, Belinda Balluku

Përgatitjet për balotazhin, Osmani takohet me Radoniqin

Përgatitjet për balotazhin, Osmani takohet me Radoniqin

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën