TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Ndryshimet në qeverinë Rama, kush janë socialistët që përfliten për postet ministrore?

by teve1
6 minuta ago
1
A A
Ndryshimet në qeverinë Rama, kush janë socialistët që përfliten për postet ministrore?

Gushti nuk ka qenë një muaj pushimesh për shumicën e socialistëve, që pavarësisht ndërprerjes së aktivitetit në Kuvend, është dashur të bëjnë takime të shpeshta, herë të diktuara nga kryeministri Edi Rama, dhe herë të tjera për të bërë gati terrenin për ndryshimet e pritshme në qeveri.

Që prej prezantimit të Besës nga Rama, shumëkush ka pritur që ai të bëjë lëvizje në qeveri, si një përgjigje për protestat e përditshme që po mbahen poshtë zyrës së tij, që prej datës 31 Maj.

Megjithatë ndryshimet konkrete pritet të bëhen në javën e parë të Shtatorit, ku socialistët do të thërrasin Asamblenë Kombëtare, një forum që ka shërbyer shpesh për Ramën, si një arenë ku njofton emra të rinj që i bashkohen kabinetit.

SHEKULLI mëson se disa eksponentë të lartë në Partinë Socialiste, kanë shprehur hapur ambiciet e tyre për poste në qeveri.

I pari që përflitet se mund të jetë numri dy i qeverisë është Ervin Demo, i cili aktualisht mban postin e Ministrit për Pushtetin Vendor.

Demo është një nga emrat më potencialë në garë, për të marrë postin e zëvendëskryeministrit që aktualisht mbahet nga Albana Koçiu.

Demo është shfaqur në jo pak raste në krahun e Ramës, edhe gjatë takimeve që ai ka pasur jashtë vendit, duke u konfirmuar si një njeri i besuar i kryeministrit.

Por Demo nuk është emri i vetëm që përflitet për lëvizje në PS…

Burimet thanë gjithashtu se Gent Gazheli, që më parë ka drejtuar Drejtorinë e Doganave, dhe aktualisht mban postin e zv.ministrit të Mjedisit, synon që të ngjisë disa shkallë në karrierë, duke lobuar për të qenë në krye të Ministrisë së Financave, post që aktualisht mbahet nga Petrit Malaj.

Ambicia nuk i mungon as kreut të Komisionit të Ligjeve Ulsi Manja, i cili kërkon rikthimin në qeveri.

Manja duket se ‘i ka vënë syrin’ karriges së Besfort Lamallarit, që dikur e ka pasur vartës në kohën kur drejtonte Ministrinë e Drejtësisë.

Manja, që mban dhe postin e drejtuesit politik të PS në qarkun e Dibrës, është një prej politikanëve të konsoliduar tashmë në radhët e të majtëve, dhe me një eksperiencë të gjatë dhe në drejtimin e komisioneve parlamentare.

Edhe sektori i Mbrojtjes nuk është më pak i lakmuar.

Në skenë ka dalë një emër i ri për nga përvoja politike, por jo me pak peshë për shkak të mbiemrit, Denion Meidani.

Ky i fundit deri tani ka mbajtur postin e ambasadorit të Shqipërisë në Maqedoninë e Veriut, ndërsa babai i tij Rexhep Meidani ka dhënë një kontribut të gjatë në të majtën shqiptare, duke mbajtur edhe postin e presidentit.

Aktualisht postin e ministrit të Mbrojtjes e mban Ermal Nufi, që ka qenë një nga emrat e shumtë teknikë që Rama ka sjellë në qeveri vitet e fundit.

Megjithatë, pavarësisht dëshirës së mirë të personazheve të sipërpërmendur, Rama ka ditur të surprizojë gjithnjë me ndryshimet e kryera.

Një tjetër emër që ka vënë në pikëpyetje vazhdimësinë e saj në qeveri, është dhe ai i ministres së Shëndetësisë Evis Sala.

Pak ditë më parë në media u shpërnda lajmi, se Sala kishte dhënë dorëheqjen, megjithatë një njoftim i tillë nuk u konfirmua asnjëherë zyrtarisht.

Nga ana tjetër, Rama u ka kërkuar socialistëve, që përpos zhvillimeve në pushtetin qendror, të nisin nga përgatitjet për zgjedhjet e ardhshme lokale, duke përzgjedhur kandidatët e mundshëm në secilën prej bashkive të vendit, që pritet të zvogëlohen ndjeshëm në numër me Reformën e re Territoriale.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Bordi i Paqes në Gaza po dështon, i thotë shefi i aleancës së ndihmës Këshillit të Sigurimit të OKB-së

Bordi i Paqes në Gaza po dështon, i thotë shefi i aleancës së ndihmës Këshillit të Sigurimit të OKB-së

Një 20-vjeçar nga Kosova dyshohet se është mbytur në Liqenin e Komanit

Një 20-vjeçar nga Kosova dyshohet se është mbytur në Liqenin e Komanit

Kroacia “kërcënon” të armatoset më shumë, nëse Serbia blen raketa sulmuese

Kroacia “kërcënon” të armatoset më shumë, nëse Serbia blen raketa sulmuese

Të paktën 75 të vdekur dhe qindra të zhdukur pas përmbytjeve në Nepal

Të paktën 75 të vdekur dhe qindra të zhdukur pas përmbytjeve në Nepal

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën