TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Ndotja e hapësirave publike – Kërkohen dënime më të ashpra për vetëdijesim të qytetarëve

Mbeturinat në hapësirat publike vazhdojnë të jenë problem mjedisor, ndërsa masat ndëshkuese po shihen si mënyrë për rritjen e vetëdijes qytetare.

by TËVË 1
1 muaj ago
1 0
A A

Dënimet po shihen si zgjidhje.

Por vetëdijesimi, si problem.

Mbeturinat në hapësirat publike vazhdojnë të mbeten shqetësim i përditshëm, pavarësisht ligjeve që i ndalojnë dhe disa komunave që paralajmërojnë masa ndëshkuese.

Por, a mjaftojnë dënimet për të ndryshuar sjelljen ndaj ambientit, sipas qytetarëve?

ISMET SALIHU – QYTETAR (00:27 – 00:39)(00:44 – 00:47)

“Jashtëzakonisht shumë ka mbeturina si në kryeqytet, periferi, lumenj e kjo është tregues i ulët i kulturës së njerëzimit prandaj edhe duhet të dënohet. Dënimi e ka për qëllim edhe me dënu, por edhe me eduku”, thotë qytetari Ismet Salihu.

E dikush tjetër thotë që Komuna është ajo që duhet ta zbatojë ligjin.

“Së pari duhet të ketë rregull brenda komunës, të respektohet ligji nga ana e komunës, kur respektohet ligji nga ana e komunës për mbledhjen e mbeturinave edhe për gjobitjen e personave që hedhin gjithandej”, thotë qytetari Agim Krasniqi.

Ndërsa një qytetar tjetër mendon ndryshe.

“Nuk mendoj që është përgjegjësi vetëm e komunës, është e krejt qytetarëve që duan të jetojnë dhe të kënaqen në këtë ambient dhe fatkeqësisht jo të gjithë janë të tillë. Dënimet janë formë që me i vetëdijesua ata që nuk e kuptojnë që ky është ambient i përbashkët”, potencoi qytetari tjetër Kreshnik Basha.

Sipas profesorit të mjedisit, Sami Makolli, dënimi është ai vendim që do ta kishte përmirësuar gjendjen.

“Ne e përkrahim çdo iniciativë, çdo përpjekje për me mujt me i largu mbeturinat, mirëpo duhet të theksojmë që çështja e mbeturinave nuk është që është mungesë e ligjit por është mungesë e zbatueshmërisë së ligjit në një shoqëri ku duket që vetëdijesimi është ende larg. Dhe kjo vetëdije nuk krijohet vetëm me thirrje për të mos i hedh mbeturinat por vetëm me gjoba administrative”.

Komuna e Obiliqit është një nga komunat që së fundmi ka vendosur të ndërmarrë masa më të rrepta ndaj ndotjes së hapësirave publike, duke paralajmëruar gjoba prej një mijë euro për qytetarët dhe bizneset që nuk respektojnë rregullat për menaxhimin e mbeturinave.

Kronikë e realizuar nga gazetarja Jona Kelmendi.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Si rrezikohen Kosova dhe Ballkani nga lufta në Lindjen e Mesme

Si rrezikohen Kosova dhe Ballkani nga lufta në Lindjen e Mesme

Reshje të mëdha bore në Zvicër, autoritetet shpallin nivel alarmi 4 në disa rajone

Reshje të mëdha bore në Zvicër, autoritetet shpallin nivel alarmi 4 në disa rajone

Policia e Shqipërisë e arreston në Fushë-Krujë 36 vjeçarin e dënuar nga Kosova, pritet ekstradimi i tij

Policia e Shqipërisë e arreston në Fushë-Krujë 36 vjeçarin e dënuar nga Kosova, pritet ekstradimi i tij

VV-ja dorëzon ankesë në Gjykatën Supreme ndaj vendimit të PZAP-së për Listën Serbe

​Deputeti i LVV-së: Osmani në sinkron me opozitën, duket se ka një skenar

Grenell shkarkohet nga posti i drejtorit të “John F. Kennedy Center”

Shefi i OSBE-së mirëpret dakordimin për Ligjin për të Huajt, e vlerëson hap të rëndësishëm

Shefi i OSBE-së mirëpret dakordimin për Ligjin për të Huajt, e vlerëson hap të rëndësishëm

Çfarë i ndodh trupit tuaj kur merrni vitaminë C dhe D së bashku?

Çfarë i ndodh trupit tuaj kur merrni vitaminë C dhe D së bashku?

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën