TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Ndikimi rus në Ballkan

by Valmir Gallopeni
2 vjet ago
0
A A
Ndikimi rus në Ballkan

Shqetësimet në rritje për mundësinë e shkaktimit të krizave në rajon për shkak të ndikimit rus, kanë ngjallur reagimet e institucioneve më të larta të vendimmarrjes në botë. Nga Departamenti Amerikan i Shtetit, thuhet se SHBA do të ndihmoj vendet e Ballkanit që sa më shpejtë të hyjnë në BE si kundërpeshë e ndikimit rus. E njohësit e politikave rajonale thonë se ndërkombëtarët me urgjencë duhet të zgjidhin çështjet e pazgjidhura në Ballkan.

Shqetësime në rritje janë vërejtur kohët e fundit në nivelet më të larta të vendimmarrjes botërore rreth ndikimi rus dhe përpjekjeve për shkaktimin e trazirave të reja në Ballkan.

Së fundmi edhe Departamenti Amerikan i Shtetit ka reaguar në lidhje me këtë situatë. Në një përgjigje për Zërin e Amerikës nga ky institucion kanë thënë se lufta e Rusisë kundër Ukrainës nënvizon urgjencën dhe rëndësinë e punës së Shteteve të Bashkuara “për të ndihmuar vendet e Ballkanit Perëndimor të arrijnë aspiratat e tyre për integrimin evropian dhe anëtarësimin në institucionet euro-atlantike” si kundërpeshë ndaj ndikimit rus.

Politologu nga Shqipëria Endri Tafani thotë se ky qëndrim amerikan nuk është i ri, por sipas tij këtë politikë e ka përshpejtuar agresioni rus në Ukrainë.

“Si politikë e ndjekur prej shumë vitesh, plus duke parë dhe rrethanat që janë në këtë moment një diçka e tillë ishte për tu pritur. Dhe aq më tepër kur shikohet që Rusia po mundohet ta hapi konfliktin … dhe duke përhapur konfliktin ajo që ndodh në Ukrainë të largohet nga vëmendja e opinionit publik dhe në këtë situatë Amerika mund të dojë që t’i paraprijë kësaj situate dhe të mundohet që ta qetësoi dhe të dënoi ata persona të cilët e pengojnë demokratizimin dhe njëkohësisht të përshpejtoi këtë proces të futjes në Evropë edhe të mbylljes së atyre xhepave të cilat mund të krijojnë konflikte në të ardhmen”, tha politologu, Endri Tafani.

Por, sipas profesorit universitar Milazim Krasniqi, për tu parandaluar ndikimi rus në Ballkan duhet që Kosova të marr njohjen nga vendet mosnjohëse.

“Perëndimi ka lënë shumë punë të pakryera në Ballkan, veçmas në Bosnje dhe Kosovë dhe kjo ka inkurajuar pastaj pretendimet imperialiste serbe dhe e ka rritur edhe influencën ruse në rajon.
Por, që thuhet më mirë vonë se kurrë dhe tash ky unitet që ekziston është shenjë e alarmit që ekziston se Rusia është konsoliduar me influencën e vet dhe po tentohet që kjo të parandalohet.
Por, rruga për ta parandaluar është që katër shtetet anëtare të NATO-s fillimisht ta pranojnë Kosovën dhe pesë shtetet anëtare të BE-së ta pranojnë Kosovën”, u shpreh profesori universitar Milazim Krasniqi.

Sa i përket përshpejtimit të anëtarësimit të Ballkanit në BE, Gjermania ka propozuar që nga fillimi i vitit 2024 pranimi i vendeve të reja të bëhet me shumicën e vendeve dhe jo më me unanimitet siç është aktualisht.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Ngritet aktakuzë për mashtrim, shmangie nga tatimi, keqpërdorim ekonomik dhe pastrim parash – dëmi mbi 1.8 milion euro

I dyshuari për kanosje ndaj Alaudin Hamitin ndalohet për 48 orë

Rasti i 5-vjeçarit në Lipjan, Hoti: Rastet e keqtrajtimit janë përgjegjësi e komunave, ministria vetëm harton politika

Rasti i 5-vjeçarit në Lipjan, Hoti: Rastet e keqtrajtimit janë përgjegjësi e komunave, ministria vetëm harton politika

75 vjet burgim dhe 108 mijë euro gjobë ndaj pesë të akuzuarve për rastin e 400 kg kokainë

75 vjet burgim dhe 108 mijë euro gjobë ndaj pesë të akuzuarve për rastin e 400 kg kokainë

Ferizaj pritet të bëhet me spital modern brenda 30 muajsh

Ferizaj pritet të bëhet me spital modern brenda 30 muajsh

Tronditet Kosova, Avdullahu mungon ndaj Sllovakisë

Tronditet Kosova, Avdullahu mungon ndaj Sllovakisë

Dieta që mbron trurin

Dieta që mbron trurin

Ngritet aktakuzë për mashtrim, shmangie nga tatimi, keqpërdorim ekonomik dhe pastrim parash – dëmi mbi 1.8 milion euro

I dyshuari për kanosje ndaj Alaudin Hamitin ndalohet për 48 orë

Njerëzit e vështirë ju plakin, studimi: Trupi, plakje shtesë biologjike çdo vit

Njerëzit e vështirë ju plakin, studimi: Trupi, plakje shtesë biologjike çdo vit

Rasti i 5-vjeçarit në Lipjan, Hoti: Rastet e keqtrajtimit janë përgjegjësi e komunave, ministria vetëm harton politika

Rasti i 5-vjeçarit në Lipjan, Hoti: Rastet e keqtrajtimit janë përgjegjësi e komunave, ministria vetëm harton politika

75 vjet burgim dhe 108 mijë euro gjobë ndaj pesë të akuzuarve për rastin e 400 kg kokainë

75 vjet burgim dhe 108 mijë euro gjobë ndaj pesë të akuzuarve për rastin e 400 kg kokainë

Ferizaj pritet të bëhet me spital modern brenda 30 muajsh

Ferizaj pritet të bëhet me spital modern brenda 30 muajsh

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën