TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Ndikimi i termit “vet-menaxhim” në krijimin e Asociacionit

by tëvë1
3 vjet ago
0
A A
Bildt uron për dakordimin në Ohër, thotë se nuk duhet të harrohen mësimet e Marrëveshjes së 2013-ës

Tash e sa vite, procesi i dialogut asocion me Asociacionin e komunave me shumicë serbe në Kosovë.

Si pika më problematike në këtë proces, Asociacioni vazhdon të ngjallë reagime edhe tani, kur pas planit të BE-së për normalizim, është hartuar edhe aneksi i zbatimit të marrëveshjes.

Por, Ehat Miftaraj nga Instituti i Kosovës për Drejtësi, thotë se termi vet-menaxhim për këtë çështje, garanton kompetenca më shumë për komunat e më pak për asociacionin.

“Në të vërtetë është një vazhdimësi e marrëveshjes 2013, 2015 por ndoshta me një dallim që neni 7 dhe neni 10 që e plotësojnë njëra-tjetrën, përderisa neni 7 përcakton do të thotë ose përdoret një terminologji e re që ndërlidhet me vet-menaxhimin e komunave me shumicë serbe, që mund të konsiderohet ose mund të shihet si ndoshta rritje të kompetencave të komunave me shumicë serbe, kryesisht në tre fusha, kryesisht ajo çka është biseduar kryesisht nga partnerët ndërkombëtarë, ku hyn arsimimi, shëndetësia dhe zhvillimi ekonomik. Por, që pastaj dhënia e më shumë kompetencave komunave me shumicë serbe do të nënkupton kufizim apo zvogëlim të kompetencave të asociacionit. Që do të thotë, asociacioni do të formohet por, ky asociacion mund të ketë kryesisht kompetenca që kanë karakter këshillues”,deklaroi Miftaraj.

Njohësi i çështjeve politike, Ben Andoni, është i mendimit, se në të ardhmen asociacioni do të sjell probleme për nivelin qendror në Kosovë.

“Për mendimin tim do të jetë shumë problematik, jo thjeshtë pjesa e autoritetit të shtuar të komunitetit serb, që njëfarë mënyre merr një lloj autoriteti shumë më tepër edhe nga komunitetet e tjera dhe tashmë përqindja e komunitetit serb në Kosovë nuk është më aq mbreslënse si dikur dhe nga ana tjetër shumë problematik shikoj nga ana ime pjesën e planifikimit urban. Që gjithmonë në kuadër të asociacionit komunat serbe të tjera përveç katër komunave të tjera që janë në veri, do t’i nxjerrin gjithmonë probleme pushtetit qendror në Kosovë, për shkak të mos-dakordimeve të ndryshme”,u shpreh Andoni.

Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell, ka deklaruar që Kosova urgjent duhet të filloi punën për krijimin e asociacionit.

Kronika e gazetarit Valmir Gallopeni.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Ishte i zhdukur nga 2 janari, Policia njofton se është gjetur 17-vjeçari nga Gjilani

Ishte i zhdukur nga 2 janari, Policia njofton se është gjetur 17-vjeçari nga Gjilani

Haliti: Presidenti i ri duhet të jetë nga PDK-ja

Haliti: Presidenti i ri duhet të jetë nga PDK-ja

Haliti: Projekti për fitore nuk funksionoi, përgjegjësia kolektive

Haliti: Projekti për fitore nuk funksionoi, përgjegjësia kolektive

KEK: Ndalet përkohësisht Njësia A3 e KEK-ut, sistemi elektroenergjetik mbetet i qëndrueshëm

Emisioni “Info Nata” 16.01.206

Emisioni “Info Nata” 16.01.206

Emisioni “Këndi i Debatit” 16.01.2026

Emisioni “Këndi i Debatit” 16.01.2026

KEK: Ndalet përkohësisht Njësia A3 e KEK-ut, sistemi elektroenergjetik mbetet i qëndrueshëm

KEK: Ndalet përkohësisht Njësia A3 e KEK-ut, sistemi elektroenergjetik mbetet i qëndrueshëm

Vdekja e dy personave brenda viles në Pejë, Prokuroria: Janë siguruar prova e identifikuar dëshmitarë

Një fëmijë goditet nga vetura në Mitrovicë, dërgohet në QKUK

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën