TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Ndihma si armë: Si po riformulohet kriza humanitare në Gaza

by teve1
1 vit ago
2
A A
Ndihma si armë: Si po riformulohet kriza humanitare në Gaza

Pas gati 80 ditësh rrethimi shkatërrues, Izraeli do të lejojë vetëm nëntë kamionë me ndihma për popullsinë 2.4 milionëshe të Gazës, thanë mediat izraelite të hënën.

“Nëntë kamionë të ngarkuar me ndihma humanitare, përfshirë ushqim për fëmijë, do të hyjnë në Gaza nëpërmjet Izraelit në orët në vijim”, tha për Radion Ushtarake Ghassan Alian, i cili kryeson Zyrën e Koordinimit të Aktiviteteve Qeveritare në Territore (COGAT) të ushtrisë izraelite.

Radioja tha se kamionët me ndihma do të arrinin në depot e organizatave ndërkombëtare, të cilat do t’ua shpërndanin ato palestinezëve, raporton Anadoly.

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, deklaroi të hënën se vendimi për të rifilluar ndihmën humanitare për Gazën, erdhi si pasojë e presionit të fortë nga aleatët ndërkombëtarë.

Sipas tij, disa prej aleatëve më të rëndësishëm të Izraelit paralajmëruan se nuk do të mund ta mbështesnin më Tel Avivin në ofensivën ndaj Hamasit nëse nga Gaza do të vazhdonin të vinin “imazhe të urisë masive”.

Ai deklaroi të dielën se Tel Avivi do të lejojë hyrjen e “një sasie bazë ushqimi” për popullsinë e Gazës “për të parandaluar shfaqjen e një krize urie”.

Ai tha se një zi buke “mund të rrezikojë vazhdimin e Operacionit “Qerrja e Gideonit”, duke iu referuar një faze të re të ofensivës tokësore të Izraelit në Gazën veriore dhe jugore.

“Për të arritur fitoren, duhet ta zgjidhim disi këtë problem,” tha ai, duke sinjalizuar një përpjekje për të balancuar objektivat ushtarake me nevojën për të ruajtur mbështetjen ndërkombëtare.

Netanyahu njoftoi se plani ushtarak përfshin “marrjen e kontrollit të të gjithë Gazës”, si dhe zhvendosjen e qindra mijëra palestinezëve për të lehtësuar shpërndarjen e ndihmave.

Një zëdhënës ushtarak izraelit urdhëroi evakuimin e qytetit Khan Younis, i dyti më i madh në Gaza.

Izraeli është përballur me kritika të forta nga Kombet e Bashkuara, organizatat e ndihmës humanitare dhe disa vende evropiane për bllokadën e ndihmave në Gaza. Bllokada ka përfshirë ndalimin e furnizimeve me ushqime, karburant dhe ilaçe.

Por, organizatat humanitare ndërkombëtare kanë shprehur skepticizëm lidhur me planin izraelit, duke e konsideruar atë joefektiv dhe të pamjaftueshëm për të ndihmuar palestinezët më në nevojë.

Disa prej këtyre organizatave kanë deklaruar se nuk do të marrin pjesë në shpërndarjen e ndihmës sipas këtij modeli, pasi ai nuk përputhet me parimet e tyre humanitare.

Brenda vetë qeverisë së Netanyahut, vendimi për të rifilluar ndihmën ka shkaktuar tensione. Partnerët e tij të ekstremit të djathtë ishin kundër rifillimit të ndihmave, megjithëse të paktën njëri prej tyre e pranoi vendimin me rezerva.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Foda: Nuk është i rëndësishëm vendimi i UEFA-s, por ka qenë më i rëndësishëm vendimi ynë

Foda flet sot në konferencë për media për sfidat e ardhshme të Kosovës

Partia e kancelarit Merz pëson humbje të thellë, CDU-ja zhgënjen në zgjedhjet rajonale në Gjermani

Partia e kancelarit Merz pëson humbje të thellë, CDU-ja zhgënjen në zgjedhjet rajonale në Gjermani

Milan fiton thellë ndaj Lecces

Milan fiton thellë ndaj Lecces

Partia e Putinit drejt fitores në zgjedhjet parlamentare në Rusi, siguron 57.5% të votave

Partia e Putinit drejt fitores në zgjedhjet parlamentare në Rusi, siguron 57.5% të votave

Arrestohet 47-vjeçari në Ferizaj, ishte në kërkim për dy vepra penale

Gjakovë, arrestohet i dyshuari për dhunim të një shtetase të huaj

Foda: Nuk është i rëndësishëm vendimi i UEFA-s, por ka qenë më i rëndësishëm vendimi ynë

Foda flet sot në konferencë për media për sfidat e ardhshme të Kosovës

Kurti pas takimit me Lawler: Aktgjykimi i Speciales përmban pasaktësi faktike, keqkuptime historike dhe gabime juridike

Kurti pas takimit me Lawler: Aktgjykimi i Speciales përmban pasaktësi faktike, keqkuptime historike dhe gabime juridike

Sot mbahet marshi studentor në Prishtinë kundër vendimit të Gjykatës Speciale ndaj drejtuesve të UÇK-së

Sot mbahet marshi studentor në Prishtinë kundër vendimit të Gjykatës Speciale ndaj drejtuesve të UÇK-së

Parashikimi i motit

Moti sot

Parashikimi i motit për ditën e sotme

IHMK njofton për ndryshimet e motit deri në fundjavë

I kërcënoi alpinistët se do i pres në fyt – Komuna e Junikut thirrje policisë: Trajtojeni rastin, personi s’eshtë banor i yni

“Liria ka Emër” paralajmëron vazhdimin e protestave

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën