TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Ndiheni të fryrë pas ushqimit? Hani një kivi

by Besarta Mehmeti
4 vjet ago
0
A A
Ndiheni të fryrë pas ushqimit? Hani një kivi

Ngrënia e një kivi pas një vakti është e lidhur me tretjen e përmirësuar dhe një reduktim të ndjenjës së “fryrjes dhe parehatisë”, theksojnë shkencëtarët. Konsiderohet që fruti ekzotik përmban një kompleks unik i cili ndihmon në tretjen e proteinave që gjenden në mish të kuq, qumësht dhe peshk.

Gjetjet sugjerojnë se madje edhe një frutë e vetëm mund t’i ndihmojnë personat me tretje të dobët, veçanërisht ata në moshë të shtyrë, pas konsumimit të një vakti të ngarkuar me qumësht apo mish burgeri.

“Përmirësimi i vrojtuar i tretjes së proteinave gastrike pas ngrënies së kivit mund ta rrisë shpejtësinë në të cilën proteina absorbohet në zorrën e hollë, duke ndikuar në fund në përdorimin e përgjithshëm të proteinave në trupin e njeriut”, tha autori kryesor dr. Lovedeep Kaur nga universiteti Massey në Zelandën e Re.

“Tretja më e shpejtë dhe më e plotë e proteinave të ushqimit ndodh për shkak të pranisë së një enzime unike e cila paraqitet në mënyrë të natyrishme, dhe e cila është e pranishme vetëm në kivi, actinidina”.

“Vetëm enzima e kivit, madje edhe në mungesë të ndonjë enzime tjetër, ndihmon tretjen e ushqimit, ajo është në gjendje të tretë shumë proteina të pranishme në ushqime, veçanërisht jogurtin, djathin, peshkun dhe vezët e papërpunuara, gjë që sugjeron se ngrënia e një kivi së bashku me një vakt të pasur me proteina mund të jetë një zgjidhje e përshtatshme për ata që kanë probleme me tretje.”

Përveçse ndihmon tretjen, kivi ka më shumë vitaminë C sesa shuma ekuivalente e portokallit, transmeton Koha.net. Por një numër në rritje i njerëzve raportojnë një alergji ndaj frutës së gjelbër të mbuluar me qime, madje edhe me reaksione të raportuara herë pas here, veçanërisht në mesin e fëmijëve.

Hulumtimi ishte kryer në laborator në modelet e minjve, dhe enzima e kivit u tregua si ndihmesë në tretjen e proteinave.
Studimi, i publikuar në revistën “Advances in Food and Nutrition Research”, arriti në përfundimin: “Është e qartë nga studimet se konsumimi i kivit si pjesë e një vakti të pasur me proteina rrit shkallën e tretjes së proteinave, veçanërisht në stomak.”

Gjithashtu u shtua se: “Zbrazja më e shpejtë e stomakut në prani të actinidinës… mund të ndihmojë në uljen ndjenjës së fryrjes dhe parehatisë gastrike nganjëherë tek ata që konsumojnë një dietë me shumë proteine.”

Hulumtimi është financuar nga tregtuesi më i madh në botë i frutave kivi, Zespri. Menaxheri evropian i marketingut, Nele Moorthamers, theksoi: “Edhe pse tashmë është i njohur si një ndihmës natyror për tretjen e ushqimit, ky hulumtim u përqendrua në rolin e kivit në zbërthimin e proteinave të ushqimit, të cilat mund të jenë veçanërisht të vështira për t’u tretur në krahasim me ushqimet e tjera.

“Kivi është i pasur në actinidinë e cila i zbërthen proteinat më shpejtë dhe në mënyrë më efektive se që mund ta bëjnë këtë enzimat e tretjes vetëm, duke e bërë kivin një zgjedhje të përkryer për të kapërcyer problemet e tretjes. Pra, pas një skare me  ushqim të tepruar, do të duhej të hamë kivi për të ndihmuar në zbutjen e fryrjes dhe ndjesisë shumë të pakëndshme të një stomaku të tejmbushur, ndjenjë kjo të cilën të gjithë e njohim shumë mirë.” /Telegrafi/

ShareTweet

Postime të ngjashme

Pesë këshilla për ruajtjen e shëndetit të përgjithshëm

Pesë këshilla për ruajtjen e shëndetit të përgjithshëm

A e ulë rrezikun nga demenca konsumimi i ushqimeve bimore? – Ja çka thotë studimi

A e ulë rrezikun nga demenca konsumimi i ushqimeve bimore? – Ja çka thotë studimi

Mos i pini ilaçet e tensionit me këto 6 pije, ju rrezikojnë shëndetin

Mos i pini ilaçet e tensionit me këto 6 pije, ju rrezikojnë shëndetin

Simptomat që tregojnë se trupi juaj ka toksina!

Simptomat që tregojnë se trupi juaj ka toksina!

​Kurti reagon pas suksesit historik të Kosovës në futboll

Kurti uron Pashkët Ortodokse, bën thirrje për besim, mirësi dhe përkushtim

Të paktën 11 persona të vrarë nga sulmet e vazhdueshme izraelite në Liban

Të paktën 11 persona të vrarë nga sulmet e vazhdueshme izraelite në Liban

Pezullohet projekti “Stargate UK”, OpenAI dhe Nvidia përballen me kosto të larta energjie

Pezullohet projekti “Stargate UK”, OpenAI dhe Nvidia përballen me kosto të larta energjie

Arabia Saudite rikthen plotësisht funksionimin e tubacionit kryesor të naftës

Arabia Saudite rikthen plotësisht funksionimin e tubacionit kryesor të naftës

Dialogu i ngrirë – shpresa për një takim këtë pranverë, por jo për marrëveshje

Dialogu i ngrirë – shpresa për një takim këtë pranverë, por jo për marrëveshje

OVL-UÇK kujton dëshmorët e Komunës së Istogut

OVL-UÇK kujton dëshmorët e Komunës së Istogut

Kurti përkujton 27-vjetorin e ngjarjeve në Lubizhdë të Hasit: Dëshmi e gjenocidit dhe spastrimit etnik në Kosovë

Kurti përkujton 27-vjetorin e ngjarjeve në Lubizhdë të Hasit: Dëshmi e gjenocidit dhe spastrimit etnik në Kosovë

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën