TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Ndëshkimet nga Bashkimi Evropian janë të lidhura me ecurinë e dialogut

Kosova mund të përballet edhe me një paketë të dytë të masave nga BE. Kështu të paktën ka deklaruar nënkryetari i LDK-së Lutfi Haziri në një intervistë në tëvë1. Nga Qeveria nuk kanë pranuar të flasin për këtë çështje, ndërsa njohësit e çështje politike thonë se vendosja ose jo e masave të reja është e lidhur me ecurinë e dialogut.

by Valmir Gallopeni
2 vjet ago
0
A A
Ndëshkimet nga Bashkimi Evropian janë të lidhura me ecurinë e dialogut

Kosova tash e sa kohë është duke u përballur me masat e Bashkimit Evropian.

Nga vetë BE është thënë se këto masa janë të kthyeshme dhe të përkohshme.

Por, nga Brukseli po ashtu kanë bërë të ditur se mund të ketë masa të reja për palët nëse shkaktojnë tensionim të situatës, apo nëse nuk shënojnë progres në zbatimin e marrëveshjes për normalizim.

Të hënën në emisionin “InfoNata” në tëvë1, nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri, tha se BE e ka përgatitur paketën e dytë të sanksioneve, për çka sipas tij qeveria është e njoftuar.

 “E rëndësishme është që Qeveria me tregu çka keni abuzu që tani Kosovën ju po e vendosni në masa të kufizimit, sepse pako e dytë do të jetë mos të them katastrofale se është e butë, për të ardhmen e Kosovës do të jetë mortale. Pakoja e dytë është e përgatitur dhe Qeveria e Kosovës është e njoftuar për fuqizimin e pakos së dytë  ata po flasin për lehtësimin e pakos së parë.

Televizioni ka provuar të marr një qëndrim nga Qeveria e Kosovës në lidhje me këtë çështje, por nga ekzekutivi nuk kanë dhënë ndonjë përgjigje, nëse janë paralajmëruar ose jo për një paket të dytë të masave.

Njohësi i çështjeve politike, Albinot Maloku, megjithatë thotë se nuk sheh ndonjë mundësi për masa të reja, dhe sipas tij, kjo gjë varet nga përparimi në dialog.

Aktualisht nuk shoh shenja të shtimit të këtyre masave, sidomos që ato të përdoren në situatën kur kemi pritjen e dialogut, konkretisht takimit të 14 shtatorit … A mund të ndodh pas të 14-it shtator, pas takimit mes Kosovës dhe Serbisë kjo në një formë ose tjetër qoftë se nisemi nga eksperienca, shumë varet nga hapat e Qeverisë së Kosovës

Edhe politologu Dritëro Arifi thotë se BE do t’i jap mundësi dialogut dhe nëse nuk ka përparim atëherë, sipas tij do të ndëshkohen të dyja palët.

Po besoj që në fazën e mëvonshme, mund të jetë po themi viti i ardhshëm, apo fillimi i vitit të ardhshëm, mund të kemi masa më shtrënguese nëse nuk ka po themi arritje më të mëdha në dialog, apo zbatueshmëri të marrëveshjes që të dyja palët janë dakorduar. Por, të mos harrojmë, masat e reja që do të ndërmerren, në fund të këtij viti apo të vitit të ardhshëm do të jenë me siguri masa për të dyja shtetet, nuk do të jenë vetëm për njërin shtet, varësisht se cili shtet çka ka implementuar.

Edhe në pikën e fundit të aneksit të Ohrit është e specifikuar se palët do të përballen me masa në rast se nuk respektojnë marrëveshjet e arritura në dialog.

https://ëëë.eeas.europa.eu/eeas/belgrade-pristina-dialogue-implementation-annex-agreement-path-normalisation-relations-betëeen_en?fbclid=IëAR1FZS4mnABear10f0pnXFu6B2BahVQg9AfbeXh8Ifbaa3L5co7ZgAeNLxo

ShareTweet

Postime të ngjashme

Si vazhdoi kompania punën ku vdiq punëtori, ndonëse i ishte ndaluar disa herë?

Si vazhdoi kompania punën ku vdiq punëtori, ndonëse i ishte ndaluar disa herë?

Mbledhja e Kryesisë së Kuvendnit pa rezultat

Mbledhja e Kryesisë së Kuvendnit pa rezultat

Shefi i EULEX-it vlerëson rolin e IPK-së në sundimin e ligjit në Kosovë

Shefi i EULEX-it vlerëson rolin e IPK-së në sundimin e ligjit në Kosovë

Borrell: Kemi një marrëveshje

Vuçiq fajëson Turqinë për njohjen e Kosovës nga Siria

Erdogan kritikon qëndrimin e heshtur të Gjermanisë ndaj sulmeve në Gaza

Erdogan kritikon qëndrimin e heshtur të Gjermanisë ndaj sulmeve në Gaza

Si vazhdoi kompania punën ku vdiq punëtori, ndonëse i ishte ndaluar disa herë?

Si vazhdoi kompania punën ku vdiq punëtori, ndonëse i ishte ndaluar disa herë?

Mbledhja e Kryesisë së Kuvendnit pa rezultat

Mbledhja e Kryesisë së Kuvendnit pa rezultat

Zyrtare: Juventusi e Zhegrova bëhen me trajner të ri, bardhezinjtë prezantojnë Luciano Spallettin

Zyrtare: Juventusi e Zhegrova bëhen me trajner të ri, bardhezinjtë prezantojnë Luciano Spallettin

Presidenti i Libanit urdhëron ushtrinë të përballet me sulmet izraelite

Presidenti i Libanit urdhëron ushtrinë të përballet me sulmet izraelite

Aksident me vdekje në Korçë

Aksident me vdekje në Korçë

Shefi i EULEX-it vlerëson rolin e IPK-së në sundimin e ligjit në Kosovë

Shefi i EULEX-it vlerëson rolin e IPK-së në sundimin e ligjit në Kosovë

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën