Një dramë e vërtetë po ndodh në palestrën “Minatori” në Mitrovicë në ndeshjen e pestë të serisë finale të plejofit ndërmjet Trepçës dhe Pejës. Fituesi dhe kampioni, do të përcaktohet pas vazhdimit prej pesë minutave, pasi koha e rregullt ka përfunduar me rezultatin e barabartë 77:77.
Ishte Amin Hot, ai që një sekondë pa përfunduar ndeshja, e siguroi vazhdimin pasi shënoi për dy pikë për t’ia mohuar Pejës fitoren dhe titullin e kampionit pas avantazhit 77:75. Aksionin e fundit, Peja nuk arriti të shënoj pikë, përkundër tentimit të Brad Waldowit. Drilon Hajrizi me 21 pikë dhe Will Daniles me 17 sosh, janë më të dalluarit te Trepça derisa në anën tjetër, David Joseph ka 15 pikë të shënuara.










