TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Ndërron jetë në moshën 95-vjeçare kryepeshkopi Anastas Janullatos

by Tëvë1
2 vjet ago
3
A A
Ndërron jetë në moshën 95-vjeçare kryepeshkopi Anastas Janullatos

Kryepeshkopi i Shqipërisë, Anastas Janullatos ndërroi jetë sot në moshën 95-vjeçare në një spital në Athinë.

Ai mbylli sytë përgjithmonë në orën 08:30 të mëngjesit si pasojë e funksionimit të pamjaftueshëm të shumë organeve, ndërsa ndodhej prej javësh nën kujdesin e mjekëve në spital, transmeton Tch.

Kryepeshkopi pësoi hemorragji gastrike, ku pas disa ditësh mjekimi në një spital të Tiranës, gjendja e tij shëndetësore u përkeqësua, duke bërë që më 3 janar të transportohej me urgjencë, me një avion të Forcave Ajrore, drejt Athinës.

Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqipërisë:

Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqipërisë, me dhimbje të thellë, njofton fjetjen më Zotin të Kryepiskopit të Tiranës, Durrësit dhe të gjithë Shqipërisë, Fortlumturisë së Tij, Anastasit. Kryepiskopi ndërroi jetë sot, 25 Janar 2025, në orën 08:30 të mëngjesit, në moshën 96-vjeçare, në Spitalin “Evangelismos” të Athinës, si pasojë e funksionimit të pamjaftueshëm të shumë organeve.

Ftojmë besimtarët orthodhoksë të Kishës së Shqipërisë të luten për prehjen e shpirtit të Kryebariut të ndjerë.

Fortlumturia e Tij, Kryepiskopi Anastas, ishte rindërtuesi dhe rigjallëruesi i Kishës Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë, të cilën e ngriti tërësisht nga rrënojat pas rënies së regjimit ateist. Me vizionin hyjnor dhe punën e tij të palodhur, ai rindërtoi nga themelet jetën kishtare, ndërtoi qindra kisha, krijoi institucione arsimore dhe bamirëse, si dhe formoi një brez të ri klerikësh, duke ofruar një shërbesë të pandërprerë e sakrifikuese për më shumë se 33 vjet./kp

 

ShareTweet

Postime të ngjashme

“Radar” publikon dokumentet të mbikëqyrjes sekrete të kritikëve të Vuçiqit nga BIA

“Radar” publikon dokumentet të mbikëqyrjes sekrete të kritikëve të Vuçiqit nga BIA

Irani paralajmëron kompanitë amerikane të naftës në rast se goditen asetet e tij energjetike

SHBA-ja sanksionon firmat indiane dhe turke të akuzuara se kanë ndihmuar Iranin

Ligjvënësi republikan kërkon dorëheqjen e Hegseth, ose do të kërkojë shkarkimin e tij nga Kongresi

Ligjvënësi republikan kërkon dorëheqjen e Hegseth, ose do të kërkojë shkarkimin e tij nga Kongresi

Begaj pranon progres-raportin e KE-së: Shqipëria synon përfundimin e negociatave në vitin 2027 dhe anëtarësimin në BE më 2030

Begaj pranon progres-raportin e KE-së: Shqipëria synon përfundimin e negociatave në vitin 2027 dhe anëtarësimin në BE më 2030

Kurti dhuron gjak në 10-vjetorin e vdekjes së Astrit Deharit, të pranishëm edhe familjarët

Kurti dhuron gjak në 10-vjetorin e vdekjes së Astrit Deharit, të pranishëm edhe familjarët

Letër nga OVL-UÇK për Albulena Haxhiun: Nevojiten fonde për mbrojtjen e ish-luftëtarëve në Hagë

​Liria ka Emër i drejton Parlamentit Evropian gjashtë kërkesa

KESCO: Nga 1 prilli 2026 nis faza e dytë e daljes së bizneseve në tregun e hapur të energjisë

KESCO apelon për përdorim të kujdesshëm të energjisë elektrike gjatë sezonit dimëror

Konjufca pret zëvendësministrin italian, takimi zhvillohet pa praninë e mediave

Strategjia për Hagën, Konjufca: Pasnesër mbledhje disaorëshe, synojmë ta fitojmë rastin

​Hapet ekspozita “Kujtimet e veprimtarisë së Astrit Deharit”

​Hapet ekspozita “Kujtimet e veprimtarisë së Astrit Deharit”

Kusari-Lila paralajmëron rikthimin e çmimit tavan: Nëse nga nesër nuk ulet nafta, do të ndërhyjmë

Kusari-Lila paralajmëron rikthimin e çmimit tavan: Nëse nga nesër nuk ulet nafta, do të ndërhyjmë

“Radar” publikon dokumentet të mbikëqyrjes sekrete të kritikëve të Vuçiqit nga BIA

“Radar” publikon dokumentet të mbikëqyrjes sekrete të kritikëve të Vuçiqit nga BIA

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën