TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Ndërpritet seanca në rastin “Telkos”

by Fidan Zejnullahu
2 vjet ago
0
A A
Ndërpritet seanca në rastin “Telkos”

Sot është paraparë të mbahet seanca e radhës në rastin “Telkos”. Këtu ish-kryeshefi i KPM-së, Luan Latifi, po akuzohet se në bashkëkryerje ka kryer veprën penale “Marrja e ryshfetit”. Por, seanca u ndërpre, pasi kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Prishtinë, nuk është përgjigjur në një parashtresë të të akuzuarit.

I akuzuari kërkoi përjashtimin e prokurores nga rasti, kryeprokurori nuk ktheu përgjigje

Të enjten seanca gjyqësore në rastin “Telkos” nuk shkoi siç ishte planifikuar.

Arsyeja për këtë, ishte një kërkesë e të akuzuarit, ish-kryeshefit të Komisionit të Pavarur për Media, Luan Latifi.

Ky i fundit, kishte dorëzuar një parashtresë, ku kërkonte përjashtimin nga rasti, të prokurores, Merrushe Llugiqi.

“Në momentin që vjen një kërkesë duhet më vendos kryeprokurori”, tha Alban Ajvazi, gjyqtar i rastit.

E përgjigja për këtë, nuk ishte kthyer nga zyra e kryeprokurorit të Prokurorisë Themelore në Prishtinë.

“Unë dje jam njoftuar më kërkesën e palës së akuzuar, për të njëjtën unë kam kërkuar përgjigje nga zyra e kryeprokurorit, mirëpo deri në këto momente nuk kam përgjigje”, tha Merrushe Rrugiqi, prokurore e rastit.

E pas kësaj, trupi gjykues vendosi që seanca të ndërpritet.

“Gjykata nuk do të vazhdojë me shqyrtimin gjyqësor në lidhje me këtë çështje dhe merr aktvendim, shqyrtimi i sotëm ndërpritet”, tha gjyqtari i rastit, Alban Ajvazi.

Seanca e radhës u caktua me 1 nëntor në ora 9:30.

Ndryshe, sipas aktakuzës së prokurorisë, ish-drejtuesit e KPM-së, Luan Latifi dhe drejtori Arben Bilalli, kërkuan ryshfet nga kompania “Telkos”.

Për këtë rast, ish-drejtori i Administratës dhe Financave në KPM, Arben Bilalli, është dënuar me 140 ditë burgim dhe 12 mijë euro gjobë.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Ushtroi dhunë fizike e psikike për dy vjet ndaj bashkëjetueses – arrestohet i dyshuari

Policia arreston një të kërkuar në Han të Elezit

KRU “Prishtina” paralajmëron: Zero tolerancë për borxhet dhe lidhjet ilegale

Uji në rrezik, thirrje për kursim

OVL-UÇK të hënën mban konferencë për media

OVL UÇK reagon ndaj ambasadorit gjerman, Gucati: Po parapërgatitet opinioni për vendimin e Gjykatës Speciale

Keqllogaritja që mund ta destabilizojë Ballkanin

Letër nga Macron për Kurtin: Franca mbështet Kosovën në rrugën drejt BE-së

Letër nga Macron për Kurtin: Franca mbështet Kosovën në rrugën drejt BE-së

Gjermania evakuon personelin ushtarak nga Iraku

Gjermania evakuon personelin ushtarak nga Iraku

Irani paralajmëron për “dëme të pakthyeshme” në infrastrukturën rajonale nëse sulmohen termocentralet

Irani paralajmëron për “dëme të pakthyeshme” në infrastrukturën rajonale nëse sulmohen termocentralet

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën