TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Ndërpritet seanca në mungesë kuorumi, Konjufca me vërejtje ndaj PDK-së

by tëvë1
3 vjet ago
0
A A
Ndërpritet seanca në mungesë kuorumi, Konjufca me vërejtje ndaj PDK-së

Kuvendi i Kosovës nuk ka mundur të votojë dy marrëveshje ndërkombëtare në mungesë të kuorumit.

E për mungesën e deputetëve në Kuvend, ka reaguar kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, i cili për këtë ka dhënë vërejtje ndaj Grupit Paralamnetar të PDK-së.

Ai ka thënë se mbledhjen e kryesisë përkundër dilemave se mund të mos ketë deputetë të mjaftueshëm të gjitha grupet parlamentare janë pajtuar që të mbahet seancë.

“Kjo nuk është korrekte nga grupi i PDK-së. Sepse në kryesi jemi marrë vesh edhe ka kalu kjo punë, sepse kishte dyshime në kryesi a me mbajt të enjten seancë apo jo dhe dilemat u ngritën. Të gjithë ishim të një goje se mund të ketë kuorum për marrëveshjet ndërkombëtare , grupet paralamnetar u zotuan se do të sjellin (deputetë), aq sa është e mundshme dhe grupi i PDK-së në fillim pati gjithë deputetët dhe pastaj siç po e shohë unë për shkak të disa mospajtimeve dolën. Këto mospajtime është dashtë me mi tregu mu si kryetar i Kuvendit të hënën e nuk kisha caktua me i sjellë deputetët të enjten hiç”, ka thënë Konjufca, raporton teve1.info

Pas kësaj ka reaguar Abelard Tahiri, shef i Grupit Paralamnetar të PDK-së, duke thënë se këto marrëveshje kanë mbetur pa u miratuar për shkak të mos seriozitetit të grupit më të madh paralamnetar, VV-së.

“I keni këto marrëveshje në agjendë që nga 20 prilli. Kështu qysh po silleni ju si VV kur doni i shtini në agjendë është e pa pranueshme”, u shpreh Tahiri.

Ndërsa, Konjufca përsëri tha se ka pyetur nëse ka mundësi që të mbahet seanca dhe se të gjitha grupet janë shprehur se do të sjellin deputetë sa kanë mundësi.

“Ti të më kishe thënë, kryetar harro PDK-në asnjë votë se ki, unë se kisha thirrë seancën. Pak sinqeritet po kërkojë”, u shpreh Konjufca.

Dy marrëveshjet të cilat ishin në rende dite për miratim: Shqyrtimi i Projektligjit nr.08/L-221 për ratifikimin e Marrëveshjes së kredisë dhe projektit ndërmjet Republikës së Kosovës, përfaqësuar nga Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve, KOSTT (Operator Sistemi, Transmisioni dhe Tregu sh. a.) dhe KFË, Frankfurt Am Main (KFË) për Projektin -Zhvillimi i sektorit të energjisë VII – përmirësimi i rrjetit të transmetimit: Shqyrtimi i Projektligjit nr.08/L-222 për ratifikimin e Marrëveshjes së kredisë në mes të Republikës së Kosovës dhe Bankës Evropiane për rindërtim dhe zhvillim për Projektin “Ngrohtorja solare e Prishtinës”,

ShareTweet

Postime të ngjashme

Gashi: Verifikimi i numrit të civilëve të vrarë nuk është përgjegjësi e organizatave tona

Gashi: Verifikimi i numrit të civilëve të vrarë nuk është përgjegjësi e organizatave tona

Kuvendi del me sqarim për ekspozitën për masakrat në Kosovë

Kuvendi del me sqarim për ekspozitën për masakrat në Kosovë

Zeqiri: Ku i mori Gashi të dhënat për të burgosurit e armatosur? “Arma” e vetme që kishim ishte një lugë plastike

Zeqiri: Ku i mori Gashi të dhënat për të burgosurit e armatosur? “Arma” e vetme që kishim ishte një lugë plastike

Blakaj: ADMOVERE dhe INTEGRA nuk kërkuan të dhëna nga ne, të dhënat në ekspozitën për masakrat të pasakta

Irani pranon kërkesën e OKB-së për kalim të sigurt humanitar përmes Ngushticës së Hormuzit

Irani pranon kërkesën e OKB-së për kalim të sigurt humanitar përmes Ngushticës së Hormuzit

“InfoNata” 27.03.2026

“InfoNata” 27.03.2026

Bytyqi: Osmani do ta dëmtojë Kurtin në zgjedhje, edhe opozita do të ketë përformancë më të mirë

Bytyqi: Osmani do ta dëmtojë Kurtin në zgjedhje, edhe opozita do të ketë përformancë më të mirë

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën