TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Ndërpritet seanca ndaj të akuzuarve për sulmin në Ibër-Lepenc

by Tëvë1
8 muaj ago
1
A A
Ndërpritet seanca ndaj të akuzuarve për sulmin në Ibër-Lepenc

Me të nisur, seanca e shqyrtimit fillestar ndaj Jovan dhe Dragisha Viqentijeviq, të akuzuar për sulmin terrorist në kanalin e Ibër-Lepencit, është ndërprer.

Ndërprerja e seancës u bë për të shqyrtuar kërkesën e mbrojtjes për përjashtimin e prokurorit të rastit, Bekim Kodraliu.

Avokati i Jovan Viqentijeviq, Nebojsha Vllajiq, tha se prokurori i rastit ka qenë i njëanshëm gjatë hetimeve dhe nuk ka pranuar asnjë kërkesë të mbrojtjes. Ai theksoi se detyrë ligjore e prokurorit është të marrë parasysh provat që rëndojnë, por edhe ato që shfajësojnë të pandehurin.

“Prokurori special nuk ka nisur hetimet sipas kërkesave të mbrojtjes. Dje ia dorëzova zyrtarisht kryeprokurorit këtë kërkesë. Prokurori është i detyruar ligjërisht t’i marrë në konsideratë provat që mund të ndikojnë pozitivisht ose negativisht te të pandehuri, por nuk është vepruar kështu. Për këtë arsye, kërkojmë përjashtimin e tij dhe shtyrjen e seancës,” tha Vllajiq.

Në mbështetje të kolegut të tij, avokati i Dragisha Viqentijeviqit, Millosh Deleviq, tha se gjatë hetimit prokurori nuk ka shqyrtuar provat e propozuara nga mbrojtja dhe kërkoi shtyrje të seancës.

“Prokurori ka qenë i detyruar të shqyrtojë provat që rëndojnë për përgjegjësinë penale të klientit tim dhe kërkoi që seanca të shtyhet derisa të merret vendim për kërkesën tonë,” deklaroi Deleviq.

Prokurori special Bekim Kodraliu reagoi duke thënë se pesë arsyet e parashikuara në Kodin e Procedurës Penale për përjashtim të prokurorit nuk janë argumentuar nga mbrojtja.

“Sulmi ka qenë profesional dhe hetimet janë zhvilluar me partnerë ndërkombëtarë. Nuk ka qenë e mundur të vlerësojmë se cilët nga personat e propozuar si dëshmitarë mund të trajtoheshin si të tillë. Propozimet e mbrojtjes janë analizuar me kujdes, por janë konsideruar jo-relevante,” tha Kodraliu.

Ai shtoi se, lidhur me kërkesat për të dhënat e antenave telefonike, Dragisha Viqentijeviq ka përdorur një numër telefoni të Serbisë, ndaj Prokuroria Speciale ka kërkuar bashkëpunim nga autoritetet serbe, por nuk ka marrë përgjigje.

Ndërkaq, avokatja e të akuzuarit të tretë, Igor Dimoviq, tha se nuk ka vërejtje për prokurorin.

Kryetari i trupit gjykues, Vesel Ismajli, njoftoi se seanca do të ndërpritet deri sa kryeprokurori të marrë vendim për kërkesën e mbrojtjes.

“Janë të obliguar që të presin vendimin e kryeprokurorit për kërkesën e përjashtimit. Deri atëherë, seanca ndërpritet,” deklaroi Ismajli.

Seanca pritet të vazhdojë pas marrjes së vendimit lidhur me kërkesën për përjashtimin e prokurorit.

Tags: sulmi Iber-LepencTeve1
ShareTweet

Postime të ngjashme

Në Ferizaj konfiskohen gjashtë traktorë me dru pa dokumentacion

Në Ferizaj konfiskohen gjashtë traktorë me dru pa dokumentacion

Vazhdojnë temperaturat e larta, bëhet thirrje për kujdes

Temperatura të larta edhe gjatë javës së ardhshme

Shtrenjtimi i rrymës nuk prek veriun, disa qytetarë thonë se rryma duhet paguar

Njohësit e sigurisë:Narrativat serbo-ruse synojnë të frikësojnë serbët e Kosovës

Rinia Demokratike anulon aksionin e sotëm në nderim të policit të ndjerë, Altin Kryeziu

Albulena Haxhiu, deputete apo u.d e presidentes? – çka thotë Kushtetuta?

Albulena Haxhiu ngushëllon familjen e policit që humbi jetën në krye të detyrës

Shpërthen zjarri në fshatin Kollë të Vushtrrisë

Shpërthen zjarri në fshatin Kollë të Vushtrrisë

Trump pas dështimit të bisedimeve tregtare me Kanadanë: Duan përfitimet, por jo të bëhen pjesë e SHBA-së

Trump pas dështimit të bisedimeve tregtare me Kanadanë: Duan përfitimet, por jo të bëhen pjesë e SHBA-së

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën