TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Nderohet kontributi i veprimtarit të UÇK-së, Blerim Dervishaj në çlirimin e vendit

Në Prishtinë, sot u mbajt një akademi përkujtimore në nder të veprimtarit të UÇK-së, Blerim Dervishajt, i cili u nda nga jeta më 27 mars të këtij viti. Në këtë tubim u mblodhën familjarë, bashkëveprimtarë dhe miq të tij, për të kujtuar jetën dhe kontributin e tij në rrugën për çlirimin e vendit.

by Jona Kelmendi
7 muaj ago
1
A A
Nderohet kontributi i veprimtarit të UÇK-së, Blerim Dervishaj në çlirimin e vendit

Në radhë të parë u ulën familjarët.

E më pas në sallë zunë vend edhe bashkëveprimtarët e miqtë.

Krejt kjo, pasi të premten u mbajt akademi përkujtimore për të ndjerin Blerim Dervishaj, i cili u nda nga jeta më 27 mars të këtij viti.

Në këtë tubim u kujtua jeta dhe kontributi i tij në rrugën për çlirimin e vendit, nga angazhimi në ilegalen patriotike deri tek pjesëmarrja në radhët e UÇK-së.

Mes kujtimeve dhe fjalimeve, vend të veçantë zunë emocionet e familjarëve.

Fjalët për vëllanë nuk i gjeti lehtë motra Agimja.

“Gjithmonë jemi mburrë me të, dhe me krejt atë që ai ka bë për ne, nuk ka qenë vetëm vëllau jonë por ka qenë më shumë së vëlla, nuk i ka taku vetëm familjes sonë por i ka taku përtej, kështu që veprat të cilat na i ka lonë, na bëjnë krenarë gjithmonë dhe ai vetëm fizikisht nuk është në mesin tonë”, deklaroi motra e Blerim Dervishajt, Agime Veseli.

E në piedestal e ngritën veprimtarinë e Blerimit edhe bashkëveprimtarët e tij.

“Blerimi punoi shumë, që të vendos gjërat në përgatitje në shërbim të luftës së armatosur, Blerimi ishte i zellshëm në këtë drejtim dhe argumentues ishte i ngritur dhe nuk lidhi me emra njerëz partish por me punën me idetë për ndryshimin e gjendjes”, tha bashkëveprimtari, Agron Xhemajli.

“Kur një veprimtar shkëputet nga jeta, në njëfarë mënyre ai merr me vete edhe një pjesë të historisë e aq më tepër dikush i cili ka qenë i heshtur si Blerimi veprimtar i madh por i heshtur”, tha bashkëveprimtari tjetër, Ramadan Avdiu.

Një fjalë rasti e pati edhe kryetari i OVL-UÇK në Podujevë , Rafet Llapashtica.

“Kosova ishte dhe mbetet vend heroizmi dhe trimërie vend i cili lindi bijë të pushkës dhe fjalës që përherë zërin kombit ia quan lart e më lart gjithandej e tillë ishte edhe Blerim Dervishaj”.

Blerimi, që në rini si student, ishte pjesë e Lëvizjes Popullore për Republikën e Kosovës, derisa ishte organizuar edhe në Lëvizjen Kombëtare për Çlirimin e Kosovës, subjekt i cili kishte në program organizimin e luftës së armatosur kundër okupatorit serb.

Tags: akademi perkujtimoreBlerim DervishajTeve1
ShareTweet

Postime të ngjashme

Lama: Ndryshimi i Ligjit për Specialen mund të dëmtojë kauzën e Kosovës për anëtarësim në Këshillin e Evropës

Lama: Ndryshimi i Ligjit për Specialen mund të dëmtojë kauzën e Kosovës për anëtarësim në Këshillin e Evropës

Kurti: Kanadaja është mike dhe partnere e rëndësishme

Kurti: Kanadaja është mike dhe partnere e rëndësishme

Sadiku: Betejat e brendshme po na e zvogëlojnë zërin opozitar

Sadiku: Betejat e brendshme po na e zvogëlojnë zërin opozitar

Deda për opozitarizmin e LDK-së: Shtyhen mes vete dhe flasin për kauza të parëndësishme

Po vjen Luta, po vjen Luta… Lutfi Dalipi është i Kosovës

Po vjen Luta, po vjen Luta… Lutfi Dalipi është i Kosovës

Kurti takon Sekretarin e Përgjithshëm të KiE-së, kërkon anëtarësimin e Kosovës në këtë organizatë

Kurti takon Sekretarin e Përgjithshëm të KiE-së, kërkon anëtarësimin e Kosovës në këtë organizatë

Sadiku: LDK nuk ka ndryshuar qëndrim për Ligjin e Dhomave të Specializuara, reagimet e aleatëve të merren seriozisht

Sadiku: LDK nuk ka ndryshuar qëndrim për Ligjin e Dhomave të Specializuara, reagimet e aleatëve të merren seriozisht

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën