TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

​Nderohen dëshmorët, Ramosaj: Deçani dha djem e vajza të devotshëm për lirinë e Kosovës

by TËVË 1
3 vjet ago
0
A A
​Nderohen dëshmorët, Ramosaj: Deçani dha djem e vajza të devotshëm për lirinë e Kosovës

Në kuadër të Ditës së dëshmorëve dhe martirëve të kombit në Komunën e Deçanit, kryetari i Komunës, Bashkim Ramosaj, ka thënë kjo komunë dha njerëz të devotshëm për lirinë e Kosovës, prandaj sipas tij, është obligim qytetar për një zhvillim ekonomik të Deçanit dhe Kosovës.

Në seancën solemne në përkujtim të heronjve, dëshmorëve dhe martirëve të kombit nga kjo komunë, kryetari Ramosaj, është shprehur se pa sakrificën e dëshmorëve, Kosova nuk do ta kishte lirinë dhe nuk do të ishte shtet.

“Ne na bënë shumë nder, sepse jemi të kësaj komune, e kjo komunë ka pasur shumë njerëz të devotshëm në këtë përkushtim, dhe ka pasur njerëz të gatshëm për të vdekur për këtë vend. Pa këto rënie heroike, pa këtë çmim, nuk kishim ardhur deri tek liria, nuk kishim mundur as me e pas shtetin”, ka thënë Ramosaj për KP.

Ndërsa, kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka thënë se e vetmja mënyrë që të garantojnë ekzistencën e paprekshme është që Kosova të hyjë në NATO.

“Në hartën e lirisë së kombit tonë, për fat të mirë ne e zëmë një vend të ndritur si Deçan, si qytetarë të kësaj pjese të hartës së kombit. Ne duhet të dimë se cilat do të jenë fitoret tona të ardhshme, duhet të kemi një qëllim apo fitore që synojmë. Duhet të hymë në NATO, të gjitha të tjerat janë gënjeshtra, mashtrime, na marrin në qafë”, është shprehur Haradinaj.

Po ashtu, kryesuesi i Kuvendit të Komunës së Deçanit, Hajdar Sutaj ka shtuar se shtimi i dhunës mbi shqiptarët gjatë viteve 80-ta dhe 90-ta, nxjerrin në pah një brez i cili ishte i bindur që mënyra e vetme që do ta dërgonte vendin tonë tek liria dhe pavarësia është lufta e armatosur, e cila njihet si Ushtria Çlirimtare e Kosovës.

“Sot dhe asnjëherë, nuk harrojmë dhe nderojmë me respekt familjet e të zhdukurve, të cilët edhe 24 vjet pas lufte ende nuk dinë asgjë për fatin e më të dashurve të tyre”, ka shtuar ai.

Pas përfundimit të seancës së Kuvendit, drejtues të komunës kanë bërë homazhe tek shtatoret e dëshmorëve, Luan Haradinaj, Mentor Tolaj, Sali Çeku e Beg Rizaj.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Plakolli ngre dyshime për Abdixhikun: A fshihet ndonjë agjendë me Faton Pecin dhe LVV-në?

Plakolli ngre dyshime për Abdixhikun: A fshihet ndonjë agjendë me Faton Pecin dhe LVV-në?

Gashi për vërejtjet e raportit të KE-së: Bllokada institucionale ngadalësoi reformat

Gashi për vërejtjet e raportit të KE-së: Bllokada institucionale ngadalësoi reformat

Mustafa: Kthimi i ligjit e ka amortizuar politikisht PDK-në

Mustafa: Kthimi i ligjit e ka amortizuar politikisht PDK-në

Xani: Ka krisje në raportet mes Kurtit e Gërvallës, mund të kemi zgjedhje strategjike në vitin 2027

“InfoNata” 05.11.2026

Spahiu: Kosova do ta ketë më të vështirë me klasën e re politike të Serbisë

Spahiu: Kosova do ta ketë më të vështirë me klasën e re politike të Serbisë

Ekstradohen tre persona të kërkuar me urdhër-arrest ndërkombëtar

Ekstradohen tre persona të kërkuar me urdhër-arrest ndërkombëtar

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën