TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Ndërkombëtarët e dënojnë moscertifikimin e Listës Serbe

E moscertifikimi i Listës Serbe nga Komisioni Qendror Zgjedhor ka ngjallë reagime të shumta vendore dhe ndërkombëtare. Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, e ka fajësuar kryekëput Lëvizjen Vetëvendosje. E Kryeministri në detyrë nuk ka folur për reagimin, por se ku janë bazuar për votën kundër për cerifikim ka treguar anëtari i këtij subjekti politik në KQZ, Alban Krasniqi.

by Fetije Kamberi
2 muaj ago
0 0
A A

Sërish, Komisioni Qendror Zgjedhor të martën nuk e certifikoi Listën Serbe për zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 28 dhjetorit.

E ky vendim i KQZ-së, ka ngjallur reagime vendore e ndërkombëtare.

Për mos-certifikim të Listës Serbe, Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë gishtin e drejton kah Lëvizja Vetëvendosje.

“Përpjekjet e VV-së për të bllokuar certifikimin e Srpska Listës për të marrë pjesë në zgjedhjet e Kosovës janë të ngushta në vizion dhe përçarëse. Të gjithë qytetarët e Kosovës duhet të jenë në gjendje të ushtrojnë të drejtat e tyre demokratike. Veprime të tilla cenojnë stabilitetin e Kosovës dhe interesat e SHBA-së, përfshirë rifillimin e dialogut tonë strategjik për të avancuar mundësitë për bizneset amerikane dhe kosovare”, thuhet nga ambasada amerikane.

Vendimin e KQZ-së, e kanë dënuar edhe Zyra e Bashkimit Evropian, Ambasadori britanik në Kosovë, Jonathan Hargreaves, dhe Ambasada e Gjermanisë.

Por këto reagime nuk i ka komentuar kryeministri në detyrë, dhe njëherit kryetari i Lëvizjes Vetëvendosjes, Albin Kurti.

Megjithatë, se në çfarë janë bazuar për mos certifikim tregon anëtari i VV-së në KQZ, Alban Krasniqi.

Madje Krasniqi thotë se po pret që të mos ketë epilog si herën e kaluar nga Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa.

Por që ky vendim është i kundërligjshëm e thotë edhe Vullnet Bugaqku nga Instituti Demokratik i Kosovës.

KQZ-ja edhe në zgjedhjet e 9 shkurtit nuk e kishte certifikuar Listën Serbe, por Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa e kishte urdhëruar KQZ-në ta certifikonte partinë më të madhe të serbëve në Kosovë.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Tromp nga Haga: Një vendim kundër Millosheviqit do ta bënte më të vështirë gjykimin e krerëve të UÇK-së

Tromp nga Haga: Një vendim kundër Millosheviqit do ta bënte më të vështirë gjykimin e krerëve të UÇK-së

Arrestohet një i mitur i kërkuar dhe i dënuar për dhunim në Prishtinë

Arrestohet një i mitur i kërkuar dhe i dënuar për dhunim në Prishtinë

Mimoza Kusari e pranon detyrën nga Rozeta Hajdari: Pas 15 viteve rikthehem në krye të Ministrisë së Tregtisë

Mimoza Kusari e pranon detyrën nga Rozeta Hajdari: Pas 15 viteve rikthehem në krye të Ministrisë së Tregtisë

Kryetarët serbë: Në takim me ministrin Krasniqi nuk u diskutua për integrimin

Kryetarët serbë: Në takim me ministrin Krasniqi nuk u diskutua për integrimin

Cyrihu emërohet përsëri qyteti më i shtrenjtë në botë

Operacion antidrogë në Korçë, arrestohen tre persona

Operacion antidrogë në Korçë, arrestohen tre persona

Pse rripat e sigurimit kanë një lak prej pëlhure?

Pse rripat e sigurimit kanë një lak prej pëlhure?

Arrestohet një i mitur i kërkuar dhe i dënuar për dhunim në Prishtinë

Arrestohet një i mitur i kërkuar dhe i dënuar për dhunim në Prishtinë

Mimoza Kusari e pranon detyrën nga Rozeta Hajdari: Pas 15 viteve rikthehem në krye të Ministrisë së Tregtisë

Mimoza Kusari e pranon detyrën nga Rozeta Hajdari: Pas 15 viteve rikthehem në krye të Ministrisë së Tregtisë

Kryetarët serbë: Në takim me ministrin Krasniqi nuk u diskutua për integrimin

Kryetarët serbë: Në takim me ministrin Krasniqi nuk u diskutua për integrimin

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën