TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Ndërkombëtarët dënojnë veprimet e qeverisë në veri

by Venhar Isufi
2 vjet ago
0
A A
Ndërkombëtarët dënojnë veprimet e qeverisë në veri

Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Bashkimi Evropian e Mbretëria e Bashkuar kanë dënuar veprimet e fundit të Policisë së Kosovës në katër komunat veriore, pas mbylljes së gjashtë njësive të së ashtuquajturës “Banka Postare e Kursimeve”. Misioni i NATO-s në Kosovë KFOR kërkoi nga institucionet vendore të koordinohen për veprimet në katër komunat veriore.

Një ditë pas mbylljes së gjashtë njësive të së ashtuquajturës “Banka Postare e Kursimeve” në katër komunat veriore, kanë reaguar Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Departamenti i Shtetit i ka kërkuar qeverisë koordinim për çdo veprim në katër komunat veriore.

“I bëjmë thirrje Qeverisë së Kosovës që t’i kthehet angazhimit konstruktiv në dialogun e ndërmjetësuar nga BE-ja si kanali i duhur për zgjidhjen e çështjeve që kanë të bëjnë me normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë dhe të adresojë nevojat themelore të të gjithë qytetarëve të saj – duke përfshirë ato të minoritetit serb – të ndikuara negativisht nga ndryshimet e fundit në rregulloren për monedhat”, kanë deklaruar nga Departamenti Amerikan i Shtetit.

Sipas Departamentit të Shtetit, ky veprim minon perceptimet për mirëbesimin e Kosovës në zgjidhjen e çështjeve të pazgjidhura me Serbinë përmes dialogut të lehtësuar nga BE-ja.

E këto veprime, edhe Bashkimi Evropian i ka cilësuar të njëanshme dhe të pakoordinuara.

Sipas zëdhënësit të BE-së, Peter Stano, tema e “Bankës Postare të Kursimeve” është diskutuar edhe në takimin e fundit, gjë që sipas tij, mbyllja e tyre çon në përshkallëzim të situatës.

“Mbyllja dhe konfiskimi i këtyre objekteve pa një paralajmërim dhe pa koordinim vetëm disa ditë pas takimit të fundit të dialogut, në të cilin po ashtu u shqyrtua çështja e objekteve të Bankës Postare Kursimore, është një përshkallëzim dhe shkon kundër frymës së normalizimit ndërsa edhe dëmton vullnetin e mirë të Kosovës për arritjen e normalizimit të raporteve përmes dialogut”, tha Peter Stano, zëdhënës i BE-së.

Koordinim për veprime po kërkon edhe ambasada e Mbretërisë së Bashkuar, në Kosovë.

“Jemi të shqetësuar me veprimet e djeshme të policisë në veri të Kosovës rrezikojnë të përshkallëzojnë tensionet dhe të vështirësojnë zgjidhjen afatgjatë të çështjes së monedhës në Kosovë. Ne inkurajojmë autoritetet kosovare që të koordinojnë veprimet me partnerët ndërkombëtarë dhe të angazhohen në mënyrë konstruktive me Dialogun e lehtësuar nga BE-ja për të zgjidhur çështje të tilla”, kanë deklaruar nga Ambasada e Britanisë së Madhe.

Ndërsa misioni i NATO-s në Kosovë, KFOR, në reagimin e tyre kanë kërkuar koordinim dhe konsultime para çdo veprimi në katër komunat e Republikës.

Sipas këtij misioni paqeruajtës në vend, dialogu midis Kosovës dhe Serbisë të lehtësuar nga BE-ja, është rruga e duhur për parandalimin e çdo përshkallëzimi të situatës.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Emisioni “Info Nata”

Emisioni “Info Nata”

Therret me thikë një person në Prishtinë

Të shtëna me armë zjarri në Skenderaj, policia jep detaje

Kraki: Vjosa Osmani do të ishte vlerë për politikën aktive, LDK-ja e sulmon nga frika e Guxos

Kraki: Vjosa Osmani do të ishte vlerë për politikën aktive, LDK-ja e sulmon nga frika e Guxos

Kraki: Heqja e masave ndëshkuese nga BE-ja, lajm shumë i mirë për Kosovën

Kraki: Heqja e masave ndëshkuese nga BE-ja, lajm shumë i mirë për Kosovën

Emisioni “Info Nata”

Emisioni “Info Nata”

Therret me thikë një person në Prishtinë

Të shtëna me armë zjarri në Skenderaj, policia jep detaje

Kraki: Vjosa Osmani do të ishte vlerë për politikën aktive, LDK-ja e sulmon nga frika e Guxos

Kraki: Vjosa Osmani do të ishte vlerë për politikën aktive, LDK-ja e sulmon nga frika e Guxos

Kraki: Heqja e masave ndëshkuese nga BE-ja, lajm shumë i mirë për Kosovën

Kraki: Heqja e masave ndëshkuese nga BE-ja, lajm shumë i mirë për Kosovën

Pse mërgata u vu në qendër të fushatës së LVV-së? – flet Nezir Kraki

Pse mërgata u vu në qendër të fushatës së LVV-së? – flet Nezir Kraki

Kurti: Kushdo që mendon se mund ta sulmoj Kosovën do të mendoj dy herë

Kurti: Kushdo që mendon se mund ta sulmoj Kosovën do të mendoj dy herë

Emisioni “Këndi i Debatit” 16.12.2025

Emisioni “Këndi i Debatit” 16.12.2025

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën