TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Nderime të mëdha të rënëve për liri, kujtohet thyerja e kufirit shqiptaro-shqiptar

by teve1
2 orë ago
0
A A
Nderime të mëdha të rënëve për liri, kujtohet thyerja e kufirit shqiptaro-shqiptar

Në përvjetorin e 27- të Betejës së Koshares homazhe në Kompleksin memorial bënë edhe kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti.

Ish-komandanti i UÇK-së në Zonën e Dukagjinit, Ramush Haradinaj, tha se në Koshare nderohen trimat që ranë për liri dhe thyerjen e kufirit shqiptaro-shqiptar.

“Pra, jemi në Koshare e në memorialin ku pushojnë 100 e sa dëshmorë, heronj të atdheut, trima ku nderohet, pra dita e thyerjes së kufirit shqiptaro-shqiptar, ku i kujtojmë me respekt të rënët për liri: komandantët, heronjtë Agim Ramadanin, Sali Çekun, Xhemajl Fetahun e shumë të tjerë, por po ashtu i respektojmë edhe të gjallët, bashkëluftëtarët e gjallë, komandantin Rrustem Berisha, komandantët Anton Çuni, Fadil Hadërgjonaj e të gjithë. Këtu pushojnë luftëtarë të zotë nga të gjitha trevat e atdheut tonë, kombit tonë, por ka edhe prej popujve të tjerë që i janë bashkuar luftës sonë të drejtë. Nuk harrojmë asnjëherë të shprehim respektin për të gjithë që kanë dhënë për lirinë, pra familjet e dëshmorëve, martirët, familjet e martirëve, invalidët, bashkëluftëtarët e të gjallë, por po ashtu u shprehim falënderim edhe NATO-s dhe Amerikës, që u vunë në mbrojtje të popullit të Kosovës në atë kohë edhe ja sot gëzojmë lirinë”, tha ai.

Kryetari i BDI-së, ish-komandant i UÇK-së, Ali Ahmeti, tha se 9 prilli është ditë e shënuar në historinë kombëtare.

Sipas tij, luftëtarët e Koshares dëshmuan se e duan atdheun dhe duan që Ushtria Clirimtare e Kosovës të jetë fitimtare.

“Sot është një ditë e shënuar në historinë e kombit tonë. Përveç se është e larë me gjak, është ditë e shënuar, sepse thyhet kufiri shqiptaro-shqiptar. Është ditë e shënuar, sepse të gjithë këta luftëtarë të rënë këtu dhe të gjallë kanë qenë një fuqi që i ka dhënë forcë, moral, tërë brigadave që vepronin në Rrafshin e Dukagjinit. Kanë qenë njerëz profesionistë, oficerë profesionistë, atdhetarë të mëdhenj, që me përkushtim përveç që kanë mbajtur vijën e frontit kanë pasur edhe përgjegjësinë morale dhe kombëtare për të furnizuar tërë brigadën dhe tërë formacionet ushtarake që vepronin në Rrafshin e Dukagjinit, në Drenicë e më gjerë në Kosovë deri në Shalë e në Ferizaj. Kështu që këta kanë dëshmuar se vërtet atdheun e duan, duan dhe deshën që ushtria jonë lavdimadhe të jetë fitimtare, ashtu siç fitoi bashkë edhe me aleatët, NATO-n. U vunë në shërbim me të gjitha potencialet që kishte për informacione të NATO-s që sa më parë të shporret e dëbohet nga tokat tona ushtria pushtuese serbe”, tha ai.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Due: Një takim i nivelit të lartë mes Vuçiqit dhe Kurtit duhet të bëhet sa më shpejt

Due: Një takim i nivelit të lartë mes Vuçiqit dhe Kurtit duhet të bëhet sa më shpejt

Konjufca: Serbia të përballet me realitetin dhe ta njohë Kosovën si shtet sovran

Konjufca: Serbia të përballet me realitetin dhe ta njohë Kosovën si shtet sovran

Sorensen pas takimit me Vuçiqin : U pajtuam të punojmë për të mirën e të gjithëve

Sorensen pas takimit me Vuçiqin : U pajtuam të punojmë për të mirën e të gjithëve

​Këto janë krejt rastet e shkeljeve të Kushtetutës

​Këto janë krejt rastet e shkeljeve të Kushtetutës

Due: Një takim i nivelit të lartë mes Vuçiqit dhe Kurtit duhet të bëhet sa më shpejt

Due: Një takim i nivelit të lartë mes Vuçiqit dhe Kurtit duhet të bëhet sa më shpejt

Konjufca: Serbia të përballet me realitetin dhe ta njohë Kosovën si shtet sovran

Konjufca: Serbia të përballet me realitetin dhe ta njohë Kosovën si shtet sovran

Sezoni i fundit te Beshiktashi, Rashica largohet nga klubi i Stambollit

Sezoni i fundit te Beshiktashi, Rashica largohet nga klubi i Stambollit

Juventusi “blindon” talentin shqiptar, Durmishi rinovon deri në 2028-n

Juventusi “blindon” talentin shqiptar, Durmishi rinovon deri në 2028-n

Manuel Neuer, më i miri i javës në Ligën e Kampionëve

Manuel Neuer, më i miri i javës në Ligën e Kampionëve

Gabimet në ndeshjen Barcelona – Atletico, UEFA pritet ta përjashtoj gjyqtarin Istvan Kovacs

Gabimet në ndeshjen Barcelona – Atletico, UEFA pritet ta përjashtoj gjyqtarin Istvan Kovacs

Dua Lipa thyen rekord historik në Spotify me albumin debutues

Dua Lipa thyen rekord historik në Spotify me albumin debutues

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën