Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka ndaluar për 48 orë një person të dyshuar për veprën penale “Ndihmë në dhënie të ryshfetit”.
Sipas njoftimit të Prokurorisë, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, do të ndërmerren të gjitha veprimet hetimore në përputhje me Kodin e Procedurës Penale, ligjet në fuqi dhe praktikat ndërkombëtare.
“Prokuroria Speciale riafirmon angazhimin në luftën kundër korrupsionit”, theksohet në njoftim.







