Policia e Kosovës, konkretisht Njësia për Hetimin e Krimeve Mjedisore nga DHKOKR, në bashkëpunim me Prokurorinë Themelore në Gjilan, ka ndërmarrë veprime hetimore ndaj personit të dyshuar me iniciale (D.H.), nën dyshimin për gërmime të paligjshme në një zonë të mbrojtur arkeologjike.
Policia e Kosovës ka ndaluar D.H nën dyshimin për gërmime të paligjshme në një zonë të mbrojtur arkeologjike.
Sipas komunikatës së PK-së me urdhër të Gjykatës Themelore në Gjilan është realizuar kontroll në shtëpinë dhe lokalin e tij ku janë gjetur dhe sekuestruar gjetje arkeologjike.
“Më datë 13.02.2025, bazuar në urdhëresën e Gjykatës Themelore në Gjilan, është realizuar kontroll në lokalin dhe shtëpinë e të dyshuarit, ku janë gjetur dhe sekuestruar gjetje arkeologjike të nxjerra në mënyrë të paligjshme .Pas konsultimit me prokurorin e rastit, i dyshuari është intervistuar dhe ndaj tij është lëshuar aktvendim për ndalim prej 48 orësh”, thuhet nga PK.