TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Ndalohet lëshimi i targave ilegale, por jo regjistrimi

by tëvë1
4 vjet ago
0
A A
Ndalohet lëshimi i targave ilegale, por jo regjistrimi

Por, të mërkurën Qeveria e Serbisë njoftoi se ka miratuar një rregullore të re.

Në nenin 5 të kësaj rregulloreje, thuhet se sipas marrëveshjes së Brukselit të arritur me 23 nëntor, Rashka nuk do të lëshojë më targa për Kosovën.

“Ministria e Punëve të Brendshme, sipas regjistrit, nuk do të lëshojë më targa me shenja regjistrimi nga nenin 2 të kësaj rregulloreje derisa të arrihet një zgjidhje e përhershme për këtë çështje në kuadër të Dialogut”, thuhet në njoftimin e Qeverisë së Serbisë.

Por, kjo zyre sipas qeverisë serbe, do të vazhdojë të jetë aktive.

“Me miratimin e kësaj rregulloreje, të gjitha automjetet me targa KM, PR, GL dhe emrat e qyteteve tjera serbe në rajonin e Krahinës Autonome të Kosovës dhe Metohisë, tash e tutje do t’u vazhdohet regjistrimi”, thuhet në njoftim.

Politikani serb, Aleksandër Arsenijeviq thotë se me këtë rregullore, qytetarët serbë tani do të paguajnë vetëm për kontrollimin teknik dhe sigurimin e veturave.

“Me këtë dekret të Qeverisë së Republikës së Serbisë, automjetet tona me targa me shkurtesa të qyteteve të Kosovës marrin status të ngjashëm si makina bujqësore të regjistruara. Ky quhet regjistrim i përhershëm, por në dokument thuhet se afati i regjistrimit të përhershëm është i kufizuar derisa të arrihet një marrëveshje e përhershme për targat. Mbetet e paqartë se si do të lëvizin automjetet kur kalojnë kufijtë jashtë vendit pa ngjitësit e vlefshëm, vetëm nëse do të lëshohej një stiker special që do të ishte një zgjidhje adekuate”, tha ai.

Ndërkohë, Tëvë1 ka pyetur në Zyrën e Bashkimit Evropian, se pse shteti serb pajisi me targa ilegale qytetarët e veriut, edhe dy javë pasi palët në Bruksel, u pajtuan që kjo të ndërpritet.

Por, edhe një herë zyra e BE-së, nuk pati përgjigje për këtë.

Televizioni ka kërkuar sqarime edhe në Zyrën e Kryeministrit.

Ndërsa edhe këta nuk kthyen përgjigje të enjten.

Tëvë1 një javë më parë ka qëndruar në Rashkë të Serbisë, ku raportoi se pala serbe nuk po e respektonte marrëveshjen e arritur mes kryenegociatorëve në Bruksel.

Kronika e gazetarit Fidan Zejnullahu.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Gjini: Importi i energjisë kushtoi 27 milionë euro në shtator, Aleanca kërkon interpelancë nga Qeveria

Gjini: Importi i energjisë kushtoi 27 milionë euro në shtator, Aleanca kërkon interpelancë nga Qeveria

Rama: Protestat e dhunshme synojnë destabilizimin e Shqipërisë

Rama: Protestat e dhunshme synojnë destabilizimin e Shqipërisë

Një muaj paraburgim ndaj serbit që sulmoi KFOR-in në Zveçan

Prokuroria kërkon paraburgim për nëntë të dyshuar për mashtrim përmes Call Center në Prishtinë

Çitaku: Bandat kriminale kanë marrë zemër, ku është dora e shtetit?

Çitaku u bën thirrje shqiptarëve në Luginë të votojnë Koalicionin Shqiptar me numrin 17

​Berisha: Dhjetëra mijëra shqiptarë po vijnë në Tiranë, mbështetje e fuqishme për protestën studentore

Vetëm 100 gramë ushqime ultra të përpunuara në ditë lidhen me rritje të rrezikut për sëmundje kronike

Vetëm 100 gramë ushqime ultra të përpunuara në ditë lidhen me rritje të rrezikut për sëmundje kronike

Një muaj paraburgim ndaj serbit që sulmoi KFOR-in në Zveçan

Prokuroria kërkon paraburgim për nëntë të dyshuar për mashtrim përmes Call Center në Prishtinë

Çitaku: Bandat kriminale kanë marrë zemër, ku është dora e shtetit?

Çitaku u bën thirrje shqiptarëve në Luginë të votojnë Koalicionin Shqiptar me numrin 17

Zeka: Kosova të përshpejtojë reformat dhe investimet, partneriteti strategjik me SHBA-në lidhet me detyrimet ndaj pakicave

Zeka: Kosova të përshpejtojë reformat dhe investimet, partneriteti strategjik me SHBA-në lidhet me detyrimet ndaj pakicave

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën