TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Ndalohet importi i derrave nga Kroacia

by teve1
10 muaj ago
1
A A
Ndalohet importi i derrave nga Kroacia

Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë ka njoftuar se të mërkurën ka vendosur masën e ndalesës së përkohshme të importit të derrave, produkteve dhe nënprodukteve të tyre nga Kroacia.

Sipas AUV-it, vendimi është marrë pas konfirmimit të shpërthimit të sëmundjes Mortaja Afrikane e Derrit (MAD) në rajonet Osjecko-Baranjska dhe Vukovarsko-Srijemska.

“Pas raportimit në sistemet e lajmërimit të sëmundjeve veterinare ADIS dhe ËOAH, për konfirmimin e prezencës se sëmundjes Mortaja Afrikane e Derrit në regjionin Osjecko Baranjska, Vukovarsko Srijemska të Kroacisë. Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë në mbështetje të Ligjit të Veterinarisë, nga sot datë 23.07.2025 vendos masën e ndalës se përkohshme të importi të kafshëve të gjalla të llojit të derrit, produkteve, nënprodukteve dhe materialit gjenetik të derrit. Me qellim parandalimit të përhapjes se sëmundjes në vendin tonë”, thuhet në njoftim.

AUV-i ka njoftuar se me qëllim të parandalimit të futjes së çfarëdo lloj malli të këtij produkti të ndaluar, autoritetet kufitare të cilat veprojnë në kuadër të Menaxhimit të Integruar të Kufirit do të rrisin masat e nivelit të kontrollit në të gjitha pikat kufitare.

Po ashtu, përmes njoftimit është bërë e ditur se aktualisht në Kosovë nuk ka ndonjë rast të dyshuar në ferma, porse AUV-i është duke e monitoruar në vazhdimësi situatat e lajmërimit të sëmundjeve dhe rrjedhën e përhapjes.

“Të gjithë inspektorët veterinarë të AUV-së dhe praktikat private veterinare janë aktive ne teren. Për të parandaluar shpërthimet dhe përhapjen e sëmundjeve. Aktualisht janë aktive disa sëmundje në rajon. Kosova falë punës profesionale të AUV-së deri me tani situatën e ka nën kontroll. Nuk kemi asnjë rast të dyshuar”, theksohet në njoftim.

Mortaja Afrikane e Derrave (MAD ) thuhet se është sëmundje virusale që paraqitet vetëm tek derrat e butë dhe të egër, kurse llojet tjera te kafshëve nuk preken.

“Përhapja e kësaj sëmundje mund të jetë shumë e madhe, pra transmetimi i kësaj sëmundje bëhet nga kafsha në kafshë, kontakti me pajisjet e ndryshme, ushqimit dhe lëvizjeve të njerëzve nga fermat e infektuara në femrat e pa prekura nga kjo sëmundje. MAD është sëmundje ngjitëse virale që shkakton ethe hemorragjike tek derrat e butë dhe derrat egër. Përcjellët me letalitet të lartë deri në 100%. Kjo sëmundje është e karakterit ekonomik, nuk transmetohet tek njerëzit”, bëhet e ditur në njoftim.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Sindikata e Policisë së Kosovës uron Kurban Bajramin

Vrasja në Prishtinë, i dyshuari ende në kërkim

BIRN: Veturat e përdorura në sulmin e Banjskës çojnë te rrjeti i bizneseve të lidhura me Radoiçiqin dhe Veselinoviqin

BIRN: Veturat e përdorura në sulmin e Banjskës çojnë te rrjeti i bizneseve të lidhura me Radoiçiqin dhe Veselinoviqin

Klinë: Gjenden mbetje eshtrash, dyshohen të jenë nga lufta

Vrasja e rëndë në Mitrovicë, viktima dhe i plagosuri vëllezër – prokuroria jep detaje

Bie çmimi global i naftës

Publikohen çmimet e derivateve, lirohet vetëm benzina

Sindikata e Policisë së Kosovës uron Kurban Bajramin

Vrasja në Prishtinë, i dyshuari ende në kërkim

BIRN: Veturat e përdorura në sulmin e Banjskës çojnë te rrjeti i bizneseve të lidhura me Radoiçiqin dhe Veselinoviqin

BIRN: Veturat e përdorura në sulmin e Banjskës çojnë te rrjeti i bizneseve të lidhura me Radoiçiqin dhe Veselinoviqin

Klinë: Gjenden mbetje eshtrash, dyshohen të jenë nga lufta

Vrasja e rëndë në Mitrovicë, viktima dhe i plagosuri vëllezër – prokuroria jep detaje

Bie çmimi global i naftës

Publikohen çmimet e derivateve, lirohet vetëm benzina

PDK drejt zgjedhjes së kryetarit të ri – debat për datën e Konventës

PDK mban sot konferencë për media

​Si ta tejkaloni refuzimin për punë dhe të vazhdoni tutje?

Shqiptarët të tretët në Evropë për orët e gjata të punës, Kosova pa të dhëna

18 vrasje brenda një viti në Kosovë, ekspertët alarmojnë për krimin e organizuar dhe armët ilegale

Vritet me thikë një 37-vjeçar në Mitrovicë, arrestohet i dyshuari

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën