Prokuroria Themelore në Prishtinë ka njoftuar se janë ndalur katër personat e arrestuar në aksionin për narkotike ku janë sekuestruar rreth 15 kilogramë të zhvilluar në lokacione të ndryshme në Prishtinë dhe Gjilan të premten.
Prokuroria ka bërë të ditur se do të paraqesë kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të dyshuarve , S.M, F.B, N.I, për blerje, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge dhe ndaj dhe Gj.S për shkak të veprës penale dhënia e ndihmës kryesve pas kryerjes së veprës penale
“Me rastin e realizimit kontrolleve në lokacionet e ndryshme janë gjetur dhe sekuestruar, substancë e dyshuar narkotike dhe atë 15.443 kg substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë dhe 1.7 gram substancë e dyshuar narkotike e llojit kokainë, katër (4) qese me substancë të dyshuar narkotike të llojit hashash (çokollatë), dy (2) vetura, dy (2) armë zjarri, gjashtëdhjetë e dy (62) fishek të kalibrave të ndryshëm, katër (4) telefona, si dhe të holla në shumën e përgjithshme prej mbi nëntë (9) Mijë Euro”, thuhet në komunikatën e Prokurorisë Themelore në Prishtinë./teve1.info/
Aksion në Prishtinë e Gjakovë, katër të arrestuar për trafikim narkotikësh







