TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

NATO: KFOR-i po përshtat praninë në Kosovë në bazë të situatës së sigurisë

by teve1
3 javë ago
1
A A
NATO: KFOR-i po përshtat praninë në Kosovë në bazë të situatës së sigurisë

NATO ka njoftuar se po punon për përshtatjen dhe optimizimin e misionit të saj paqeruajtës në Kosovë, KFOR, duke u bazuar në përmirësimin e situatës së sigurisë në vend.

Zëdhënësja e NATO-s, Allison Hart, ka bërë të ditur në platformën “X” se ndryshimet në pozicionimin e KFOR-it kanë nisur nën udhëheqjen e komandantit të misionit, gjeneralmajor Özkan Ulutaş, në koordinim me autoritetet dhe palët relevante.

Sipas Hart, këto përshtatje janë rezultat i përparimit konkret në krijimin e një mjedisi të sigurt dhe të qetë për të gjithë qytetarët në Kosovë, si dhe në garantimin e lirisë së lëvizjes.

“NATO po punon për të siguruar që misioni ynë paqeruajtës në Kosovë, KFOR, të jetë i përshtatur me rrethanat aktuale, duke marrë parasysh përmirësimin e situatës së sigurisë. Nën udhëheqjen e qëndrueshme të komandantit të KFOR-it, gjeneralmajor Özkan Ulutaş, kemi filluar të përshtatim pozicionimin tonë, në koordinim të ngushtë me të gjitha autoritetet dhe palët relevante. Këto përshtatje dëshmojnë përparim konkret në mbështetjen e një mjedisi të sigurt dhe të qetë për të gjithë njerëzit që jetojnë në Kosovë, si dhe të lirisë së lëvizjes, në përputhje me mandatin e Rezolutës 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së të vitit 1999″, ka shkruar ajo.

Hart ka theksuar se procesi bazohet në kushtet në terren dhe se ndryshimet mund të përmbyset nëse paraqitet nevoja.

“Ky proces bazohet në kushtet në terren dhe mund të përmbyset, nëse është e nevojshme”, ka deklaruar Hart.

Ndryshe, ky reagim i NATO-s vjen dy ditë pasi KFOR-i njoftoi për fillimin e tërheqjes graduale nga prania e përhershme në Urën e Ibrit, si dhe për bartjen graduale të përgjegjësive për sigurinë e Manastirit të Deçanit te Policia e Kosovës.

NATO ka përsëritur përkushtimin për sigurinë e qëndrueshme në Kosovë dhe stabilitetin rajonal, në të mirë të të gjitha komuniteteve./teve1.info/

ShareTweet

Postime të ngjashme

Himara në flakë, digjen 2 banesa, banorët kërkojnë ndihmë

Himara në flakë, digjen 2 banesa, banorët kërkojnë ndihmë

Fatmir Çollaku: Zhvillimet e fundit kanë irrituar thellë palën e “rebelëve” në LDK, kjo parti është përçarë

Fatmir Çollaku: Zhvillimet e fundit kanë irrituar thellë palën e “rebelëve” në LDK, kjo parti është përçarë

“Kosova po shkon sërish në zgjedhje”, Skënder Musa vlerëson se nuk mund të arrihet marrëveshje për  presidentin

“Kosova po shkon sërish në zgjedhje”, Skënder Musa vlerëson se nuk mund të arrihet marrëveshje për presidentin

Pacolli nxjerr urdhëresë urgjente për menaxhimin e mbeturinave, komunave u jep 7 ditë afat

Pacolli: Gjashtë gurthyes kapen duke operuar kundërligjshëm

Policia e banorët e Ferizajt vazhdojnë kërkimet për Hamëz Ismailin

Policia e banorët e Ferizajt vazhdojnë kërkimet për Hamëz Ismailin

Hasanpapaj: Bekim Sejdiu është dashur të bëhet president i Kosovës

Hasanpapaj: Bekim Sejdiu është dashur të bëhet president i Kosovës

Xani: Kushtetua e Kosovës është bërë “llom”

Xani: Kushtetua e Kosovës është bërë “llom”

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën