TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

NATO-ja zotohet se do t’i ndihmojë Ukrainës “për aq kohë sa të ketë nevojë”

by tëvë1
4 vjet ago
0
A A
NATO ofron raketa mbrojtëse dhe armë antitank në Ukrainë

epa09561465 NATO Secretary General Jens Stoltenberg gives a press conference with the Danish Prime Minister Mette Frederiksen (not in picture) at Christiansborg Castle during the 73rd Nordic Council at the Prime Ministers Office in Copenhagen, Denmark, 03 November 2021. EPA-EFE/MADS CLAUS RASMUSSEN DENMARK OUT

Në një konferencë për media para takimit të ministrave të Punëve të Jashtme të NATO-s, që do të mbahet javën e ardhshme në Rumani, Stoltenberg kërkoi nga vendet anëtare që, ose individualisht ose në formë grupore, të vazhdojnë t’i ndihmojnë Ukrainës me armë dhe sisteme të mbrojtjes ajrore. NATO-ja, si organizatë, nuk dërgon armatim.

“NATO-ja do të vazhdojë të qëndrojë pranë Ukrainës për aq kohë sa të ketë nevojë. Ne nuk do të tërhiqemi”, tha ish-kryeministri i Norvegjisë.

“Aleatët janë duke dërguar në mënyrë të paprecedentë mbështetje ushtarake dhe unë pres që ministrat e Punëve të Jashtme do të pajtohen ta rrisin edhe mbështetjen jo-vdekjeprurëse”.

Stoltenberg tha se anëtarët e organizatës 30-kombëshe të sigurisë i kanë ndihmuar Ukrainës me karburante, gjeneratorë, furnizime mjekësore, pajisje për dimër dhe pajisje për bllokimin e dromëve – veçanërisht tani që Rusia e ka sulmuar infrastrukturën e energjisë në Ukrainë.

“Në takimin tonë në Bukuresht, unë do të bëj kërkesë për edhe më shumë”, tha ai. “Në periudhën më afatgjate, ne do t’i ndihmojmë Ukrainës të kalojë nga pajisjet e kohës Sovjetike në standardet, doktrinat dhe trajnimet moderne të NATO-s”.

Stoltenberg tha se ministri i Punëve të Jashtme të Ukrainës, Dmytro Kuleba, do t’i bashkohet grupit të ministrave për t’i diskutuar nevojat më urgjente të vendit të tij, por edhe të diskutohet se çfarë mbështetje afatgjate mund të ofrojë NATO-ja.

Shefi i NATO-s tha se kjo mbështetje do t’i ndihmojë Ukrainës drejt anëtarësimit në NATO në të ardhmen.

Takimi në Bukuresht, që do të zhvillohet më 29 dhe 30 nëntor, po mbahet gati 15 vjet pasi NATO-ja u kishte premtuar Ukrainës dhe Gjeorgjisë se një ditë mund të bëhen anëtare të kësaj organizate, një premtim që e kishte zemëruar shumë Rusinë.

Pjesëmarrës në këtë takim do të jenë edhe ministrat e Punëve të Jashtme të Bosnjës dhe Hercegovinës, Gjeorgjisë dhe Moldavisë – tri vende partnere që NATO-ja thotë se janë nën presion të shtuar nga Rusia.

Stoltenbergu tha se takimi do të tregojë se NATO-ja po “merr hapa të mëtutjeshëm për t’i ndihmuar ata ta mbrojnë pavarësinë e tyre dhe për ta përforcuar aftësinë e tyre ta mbrojnë veten”./rel

ShareTweet

Postime të ngjashme

Protestat në Tiranë hyjnë në ditën e 87-të

Protestat në Tiranë hyjnë në ditën e 87-të

Shefi i CIA-s viziton papritur Moskën

Shefi i CIA-s viziton papritur Moskën

Kanadaja njofton tarifa hakmarrëse ndaj SHBA-së

Kanadaja njofton tarifa hakmarrëse ndaj SHBA-së

BE ndryshon rregullat e zgjerimit, Shqipëria në fokus të progresit për integrimin europian

BE ndryshon rregullat e zgjerimit, Shqipëria në fokus të progresit për integrimin europian

Rasti i 18 vjeçarit u raportua si përleshje me thikë, në intensivë thonë se nuk është evidentuar therrje

Vdes në QKUK këmbësori i goditur nga vetura në rrugën Podujevë–Prishtinë

Protestat në Tiranë hyjnë në ditën e 87-të

Protestat në Tiranë hyjnë në ditën e 87-të

Hasani: Partitë politike po performojnë kujt t’ia hedhin fajin për zgjedhjet

Hasani: Partitë politike po performojnë kujt t’ia hedhin fajin për zgjedhjet

Si ishte vrarë babai i Fatmir Shehollit, Maliqi nga UÇK-ja në vitin 1997?

Si ishte vrarë babai i Fatmir Shehollit, Maliqi nga UÇK-ja në vitin 1997?

Familjarët të tronditur pas lirimit të tre të akuzuarve për vrasjen në Gllogjan

Familjarët të tronditur pas lirimit të tre të akuzuarve për vrasjen në Gllogjan

“Brenda” varrezës masive në Kalludër të Vogël – Tëvë1 sjell pamje nga afër

“Brenda” varrezës masive në Kalludër të Vogël – Tëvë1 sjell pamje nga afër

Wikoff: KFOR-i nuk ka mandat për të përcaktuar nëse ura duhet të hapet apo jo

Wikoff: KFOR-i nuk ka mandat për të përcaktuar nëse ura duhet të hapet apo jo

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën