TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

NATO-ja e rrit sigurinë në bazën e vet ajrore në Gjermani

by Tëvë1
2 vjet ago
0
A A
NATO-ja e rrit sigurinë në bazën e vet ajrore në Gjermani

Siguria në një bazë ajrore në perëndim të Gjermanisë është rritur, për shkak të një “kërcënimi të mundshëm”, tha Organizata e Traktatit të Atlantikut Verior (NATO).

NATO-ja tha se e ka urdhëruar të gjithë stafin joesencial të kthehet në shtëpi si masë mbrojtëse.

Në bazën ajrore në Geilenkirchen, në afërsi të kufirit me Holandën, janë të vendosur avionët e vëzhgimit të Sistemeve të Paralajmërimit dhe Kontrollit Ajror të NATO-s, të njohur si AWACS.

Në postimin e saj në rrjetin social X të enjten mbrëma, flota AWACS e NATO-s tha se “e kemi rritur nivelin e sigurisë”, por nuk shpjegoi natyrën e kërcënimit të mundshëm.

Ajo tha se operacionet e saj “vazhdojnë sipas planit”.

Baza në Geilenkirchen tha të premten se nuk ka asgjë për të shtuar në lidhje me atë deklaratë dhe se “gjendja është e pandryshueshme tani për tani”.

Agjenci gjermane e lajmeve DPA tha se një gazetar i saj pa vetura të policisë në bazën ajrore. Policia konfirmoi praninë e saj në bazë të enjten mbrëma, por nuk dha hollësi të premten në mëngjes.

Javën e kaluar, një bazë e madhe e forcave ajrore gjermane në afërsi të Këlnit u mbyll për disa orë, për shkak të frikës se furnizimi i saj me ujë ishte ndotur. Një hetim nuk gjeti prova të ndotjes.

Këto incidente ndodhën në një kohë frike për cenueshmërinë e mundshme të infrastrukturës ndaj tentimeve të Rusisë për sabotim.

Të enjten, prokurorët në Flensburg, në veri të Gjermanisë, thanë se po hetojnë dyshimet për spiunazh që ka për qëllim sabotimin, pa shpjeguar se kush mund të jetë prapa kësaj./rel

ShareTweet

Postime të ngjashme

Sulm me shpatë në një shkollë në Suedi, disa persona të plagosur

Sulm me shpatë në një shkollë në Suedi, disa persona të plagosur

Zjarret në Shqipëri, 10 vatra aktive, ndërhyrje nga ajri në Milot, Dajt, Vlorë dhe Pukë

Zjarret në Shqipëri, 10 vatra aktive, ndërhyrje nga ajri në Milot, Dajt, Vlorë dhe Pukë

Rusia pretendon se ka marrë nën kontroll 11 vendbanime ukrainase gjatë javës së fundit

Rusia pretendon se ka marrë nën kontroll 11 vendbanime ukrainase gjatë javës së fundit

Himni maqedonas po, ai shqiptar jo – Shqipëria kritikon aktivitetin ku mori pjesë Mickoski

Himni maqedonas po, ai shqiptar jo – Shqipëria kritikon aktivitetin ku mori pjesë Mickoski

Ditari: 21.08.2026

Ditari: 21.08.2026

Medon Berisha gati për Leccen pas lëndimit të rëndë

Medon Berisha gati për Leccen pas lëndimit të rëndë

Rasti i 5-vjeçarit në Lipjan, Hoti: Rastet e keqtrajtimit janë përgjegjësi e komunave, ministria vetëm harton politika

Hoti: Tragjeditë në vendin e punës kërkojnë përgjegjësi, jo përfitim politik

Mourinho zbulon listën e të ftuarve për ndeshjen Real Madrid – Espanyol

Mourinho zbulon listën e të ftuarve për ndeshjen Real Madrid – Espanyol

Botërori i MuayThai organizohet në Kosovë, Federata gati për ngjarjen e madhe të shtatorit

Botërori i MuayThai organizohet në Kosovë, Federata gati për ngjarjen e madhe të shtatorit

​“Liria ka emër” paralajmëron “Marshin për liri” më 12 shtator, ftohen edhe Kurti, Hamza, Abdixhiku dhe Haradinaj

​“Liria ka emër” paralajmëron “Marshin për liri” më 12 shtator, ftohen edhe Kurti, Hamza, Abdixhiku dhe Haradinaj

Sulm me shpatë në një shkollë në Suedi, disa persona të plagosur

Sulm me shpatë në një shkollë në Suedi, disa persona të plagosur

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën