TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
12 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
12 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
No Result
View All Result

NATO fton Kosovën dhe Serbinë të përmbahen nga hapat që rrisin tensionet

nga TËVË 1
12 Tetor, 2023
0
A A
Eksperti i NATO-s: Vuçiq mbrëmë e ka marrë mesazhin se çka do të ndodhte nëse do ta sulmonte Kosovën

Ministrat e Mbrojtjes të vendeve anëtare të NATO-s kanë shprehur shqetësim për rritjen e tensioneve në Kosovë dhe u kanë bërë ftesë Kosovës dhe Serbisë që të zgjidhin mospajtimet e tyre përmes dialogut dhe mjeteve politike.

Ky mesazh u dha të enjten në selinë e NATO-s pas përfundimit të takimit të ministrave të Mbrojtjes të aleancës ushtarake perëndimore.

Më 24 shtator policia e Kosovës u sulmua nga një grup i armatosur i serbëve, të cilët vranë rreshterin Afrim Bunjaku. Gjatë përleshjeve, autoritetet thanë se u vranë edhe tre sulmues.

Kosova e cilëson këtë sulm si terrorist dhe e fajëson Serbinë për të. Beogradi mohon se ka gisht në ngjarjet që ndodhën në fshatin Banjskë të Zveçanit, komunë në veri të Kosovës, e banuar me shumicë serbe.

Për shkak të këtij sulmi, sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, njoftoi për shtimin e numrit të pjesëtarëve të misionit paqeruajtës në Kosovë, KFOR, por edhe rritjen e patrullimeve në veri.

Ai tha se Kosova ka qenë një prej temave kyçe në takimin e ministrave të Mbrojtjes.

“Kjo ishte një prej temave dhe çështjeve kryesore që u diskutuan sot nga ministrat. Ka pasur një situatë të vështirë dhe të tensionuar dhe ne e kemi ndjekur atë me shumë kujdes. Kemi rritur praninë tonë, sidomos në veri”, tha Stoltenberg.

Shefi i NATO-s tha se Kosova dhe Serbia duhet t’i kthehen dialogut të ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian, duke shtuar se aleanca koordinon veprimet në terren me bllokun.

“Mesazhi kryesor është se Prishtina, por edhe Beogradi duhet të përmbahen nga veprimet që mund të përshkallëzojnë edhe më tej situatën dhe rrisin tensionet, të përmbahen nga retorika nxitëse dhe të angazhohen në dialogun e lehtësuar nga BE-ja”, tha Stoltenberg.

“Një prej mesazheve të rëndësishme sot ka qenë se NATO dhe BE-ja punojnë së bashku. Prania ushtarake e NATO-s, një prani e rritur ushtarake, mbështet përpjekjet diplomatike dhe politike të BE-së. Kemi pasur në takimin e sotëm edhe BE-në dhe është mirë të shohim se mund të bashkëpunojmë në çështjet e vështira siç është Kosova dhe Ballkani Perëndimor”, shtoi ai, shkruan REL.

Pas takimit të ministrave të Mbrojtjes, Stoltenberg po ashtu tha se aleanca do të vazhdojë të zbatojë mandatin në Kosovë në mënyrë të paanshme, ashtu siç parashihet në mandatin që ka nga Kombet e Bashkuara.

Për të shtyrë përpara dialogun e BE-së dhe Marrëveshjen drejt normalizimit – që është arritur më herët gjatë vitit – përfaqësues të BE-së, Shteteve të Bashkuara, Gjermanisë, Francës dhe Italisë do të vizitojnë javën e ardhshme Kosovën dhe Serbinë.

Tags: Jens StoltenbergNATOtensionet në veri
ShareTweet

Postime të ngjashme

Pozhari: Kurti s’mund të akuzohet për bllokim përderisa ka propozuar emrin për kryetar të Kuvendit

Pozhari: Kurti s’mund të akuzohet për bllokim përderisa ka propozuar emrin për kryetar të Kuvendit

Banorët e Zhazhës i gëzohen arrestimit të Djordjeviq i dyshuar për krime lufte

Banorët e Zhazhës i gëzohen arrestimit të Djordjeviq i dyshuar për krime lufte

S’ka marrëveshje nga takimi i parë i presidentes me partitë politike shqiptare

Çka ndodhi në takimin e presidentes me liderët e partive politike?

Ekskluzive: KFOR-i hap tri rrugë ilegale në veri, policia paralajmëron sërish mbylljen

Ekskluzive: KFOR-i hap tri rrugë ilegale në veri, policia paralajmëron sërish mbylljen

Hendboll, Kastrioti rikthehet në finale, atje e pret Rahoveci

Hendboll, Kastrioti rikthehet në finale, atje e pret Rahoveci

Pozhari: Kurti s’mund të akuzohet për bllokim përderisa ka propozuar emrin për kryetar të Kuvendit

Pozhari: Kurti s’mund të akuzohet për bllokim përderisa ka propozuar emrin për kryetar të Kuvendit

Mitrovica dhe Dukagjini në finale të Kupës së Kosovës në konkurrencën e femrave

Mitrovica dhe Dukagjini në finale të Kupës së Kosovës në konkurrencën e femrave

Vizita e Starmer në Tiranë, nis një kapitull i ri i marrëdhënieve Britani – Shqipëri

Vizita e Starmer në Tiranë, nis një kapitull i ri i marrëdhënieve Britani – Shqipëri

“Këndi i Debatit” 15.05.2025

“Këndi i Debatit” 15.05.2025

Banorët e Zhazhës i gëzohen arrestimit të Djordjeviq i dyshuar për krime lufte

Banorët e Zhazhës i gëzohen arrestimit të Djordjeviq i dyshuar për krime lufte

S’ka marrëveshje nga takimi i parë i presidentes me partitë politike shqiptare

Çka ndodhi në takimin e presidentes me liderët e partive politike?

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

X