Është logo të cilën e krijoi si 24 vjeçar.
Por, atë kohë nuk e kishte marrë me mend ndikimin që do ta kishte pas.
“Nato air, just do it”, lindi si ide në një kafene të Anglisë.
Aty Fisnik Ismailit, i mjaftoi një fjalë e mikut të tij, që ta ftymëzonte për këtë slogan.
“Tu bë muhabet, Arjan Çela, faktikisht vëllau i Lirakut, e tha. Atëherë na lujshim shumë basketboll, Jordani, Nike-i kanë qenë kështu temë. Edhe e tha slloganin, edhe me njëherë unë shkova në shtëpi edhe e realizova. Domethënë ideja s’ka qenë krejtësisht e jemja, realizimi ma shumë ka qenë i jemi. Ideja ka qenë që aty ka lind prej pasionit tonë edhe për me organizu protesta, edhe për me lujtë basketboll, edhe u ndërlidhën krejt”, ka thënë Ismaili.
Logoja u krijua për dy orë.
E të nesërmen ky grup i të rinjëve dolën në protestë.
Por ajo çka ata nuk pritën ishte që të përfundonin në lajmet e CNN.
“Që ne, ne atë fundin e protestës masnej menjëherë u dash me kqyr lajmet, a di? Sa po del, a po shihen, a po shihen shumë njerëz, çka po thonë për protestën, për neve? Ne atëherë parësore e kemi pas ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë, edhe kur doli sllogani krejtë u habitën se kërkush as s’e pritke edhe u bë e madhe, u bë e madhe, u pëlqy shumë, ke shumë e papritur”, u shpreh tutje Ismaili.
Kjo më pas ata i frymëzoi që të bënin bluza me këtë mbishkrim.
“Patëm shku në Vjenë në një protestë me u bashkangjit studentave të Vjenës edhe i patëm mush nja dy çanta me maica. I patëm shit mrena ditës për gjysmë ore. Unë as kopjen tem s’e kam të maicës, ka njerëz që hala i rujnë. Prej me qato pare masnej hangrëm kemi pi edhe u kthym në Londër”, theksoj Ismaili.
Slogan tashmë i kishte kaluar kufijtë.
Vite më vonë ai u shfaq edhe në protestat në Liib.
“Qka na ka befasu shumë ka qenë, s’më kujtohet viti kur u bën protestat edhe u bë ndërhyrja në Libi, në protestat në Libi, s’gaboj 2011-ta, a 13-ta, s’di sa, po do vjet, koxha do vjet pas përpara. Në një protestë i kom pa dy t’u mbajt një parullë, s’e kishin vizatu më së miri në botë, nuk kish e njëjtë si e jona, po e mbajshin parullën me mesazhin e njëjtë”, përfundoj Ismaili.
Gjatë luftës në Kosovë, Fisnik Ismaili i ishte bashkuar edhe Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. E për shpalljen e pavarësisë, u bë edhe ideatori i monumentit ikonik, NEWBORN.



