TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Nagip Krasniqit i vazhdohet paraburgimi, refuzohet kërkesa e mbrojtjes

by TËVË 1
3 vjet ago
0
A A
Arrestohet drejtori i KEK-ut, dërgohet në mbajtje 48 orë

Mbrojtja e kryeshefit të pezulluar të Korporatës Energjetike të Kosovës, Nagip Krasniqit, ka kërkuar lirimin e tij nga paraburgimi, por që është refuzuar nga Gjykata e Apelit.

Në aktvendimin të cilin e ka publikuar avokati, Virtyt Ibrahimaga, thuhet se ankesa është refuzuar si e pabazuar, ndërsa aktvendimi i ankimuar të vërtetohet.

Ibrahimaga, përmes një postimi në Facebook ka shkruar se ky aktvendim është i panënshkruar nga gjyqtari i shënuar, kurse data e vendimit është më 05.05.2023.

“Gjykata ne Apelit, ashtu sikur edhe Gjykata Themelore i beson prokurorise ne fjalë të saj, sa i perket pretendimit për dyshimin e bazuar për vepër penale. Prokuroria nuk i ka dorëzuar gjykatës dhe mbrotjës asnjë provë të vetme lidhur me kete rast. Neni 184 i Kodit të Procedurës Penale të Kosovës, lidhur me caktimin e paraburgimit kërkon eksiistimin e dyshimit te bazuar për kryerjen e veprës penale”, ka shkruar ai.

Avokati ka thënë se Gjykata Themelore dhe ajo e Apelit besueshmërinë për paraburgim si duket e mbështetin në pretendimet e Prokurorisë, pa pasur nevojë për t’i shqyrtuar provat.

“Sa i përket masës së paraburgimit, Gjykata e Apelit konsideron se Nagip Kransiqi duhet të qëndroj gjithsesi në paraburgim, sepse mund të ndikoj tek 5 dëshmitare. Cilët dëshmitarë nuk janë intervistuar deri me tani, gjykatës si duket nuk i intereson. Megjithatë fakt është se te gjithë dëshmitarët të cilët prokuroria i ka emëruar në propozimin e saj janë intervistuar nga hetuesia, muaj më parë dhe pas intervistimin kanë vazhduar të punojnë ne të njëjtën korporate ku Nagip Krasniqi ka qenë epror i tyre, pa asnjë ndikim. Kurse masat e tjera si arresti shtëpiak nuk po e parandalojkan ndikimin e dëshmitarëve. Sipas kësaj logjike, secili i i dyshuar në të ardhmen, i cili sipas pretendimit të prokurorisë, pa mbështetje ne ndonjë provë asnjë- dëshmi të dorëzuar dyshohet për vepër penale duhet të dergohet në paraburgim deri sa prokuroria të përfundoj hetimet”, ka shkruar mes tjerash ai.

Në aktvendim thuhet se Gjykata vlerëson se ekziston dyshimi i bazuar se Krasniqi ka kryer veprën penale me të cilën ngarkohet si në kërkesën për caktimin e masës së paraburgimit, që është paraqitur nga ana e Prokurorisë Speciale, e ku thuhet se ka keqpërdorur detyrën e tij zyrtare. /teve1.info/

Tags: Gjykata e ApelitMasa e paraburgimitNagip Krasniqi
ShareTweet

Postime të ngjashme

Pritje deri në 1 orë e 30 minuta në kufi, mërgimtarët bllokohen te Dheu i Bardhë

Kolona në disa pika kufitare, pritje deri në një orë në hyrje të Kosovës

Prishtina njofton për oraret dhe linjat e transportit të ri

Trafiku Urban njofton për devijim të përkohshëm të linjave të autobusëve

Në Kroaci zbulohet pllaka përkujtimore për 10 viktimat nga Kosova të aksidentit tragjik të vitit 2021

Në Kroaci zbulohet pllaka përkujtimore për 10 viktimat nga Kosova të aksidentit tragjik të vitit 2021

Haradinaj dekoron katër kontribues nga Shqipëria për kontributin e tyre në çlirimin e Kosovës

Haradinaj dekoron katër kontribues nga Shqipëria për kontributin e tyre në çlirimin e Kosovës

Pritje deri në 1 orë e 30 minuta në kufi, mërgimtarët bllokohen te Dheu i Bardhë

Kolona në disa pika kufitare, pritje deri në një orë në hyrje të Kosovës

Kërkohet përgjithmonë përjashtimi i Argjentinës nga Kupa e Botës, peticioni firmoset nga 23 milionë tifozë

Kërkohet përgjithmonë përjashtimi i Argjentinës nga Kupa e Botës, peticioni firmoset nga 23 milionë tifozë

Zbulohet data e prezantimit të Zidanet si selektor i Francës

Zbulohet data e prezantimit të Zidanet si selektor i Francës

Guardiola i kërkon Italisë 20 milionë euro

Guardiola i kërkon Italisë 20 milionë euro

Zyrtare, Adeyemi transferohet te Barcelona

Zyrtare, Adeyemi transferohet te Barcelona

Disa të lënduar teksa protestuesit përplasen me policinë në protestën antiqeveritare në Shqipëri

Disa të lënduar teksa protestuesit përplasen me policinë në protestën antiqeveritare në Shqipëri

Prishtina njofton për oraret dhe linjat e transportit të ri

Trafiku Urban njofton për devijim të përkohshëm të linjave të autobusëve

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën