Sot pritet të mbahet seanca ndaj ish-kryeshefit të Korporatës Energjetike të Kosovës (KEK), Nagip Krasniqit, i cii akuzohet për keqpërdorim të detyrës zyrtare.
Seanca pritet të nis nga ora 09:30.
Në mungesë të dëshmitarit Skender Muqolli ishte ndërprerë seanca e së martës në Gjykatën Themelore në Prishtinë.
Krasniqi akuzohet për veprën penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar”.