TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

​Nagavci pyetet për “pazare” për çështjen e presidentit, thotë se kanë qenë transparent në ofertat e tyre

by Tëvë1
3 muaj ago
1
A A
Nagavci mirëpret masën e përkohshme të Kushtetueses ndaj dekretit të Osmanit

Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje (LVV), Arbërie Nagavci tha se kanë bërë propozime për marrëveshje politike për çështjen e presidentit, duke mohuar se kanë bërë pazare në ofertat e tyre për këtë post, raporton KosovaPress.

Para fillimit të seancës plenare, Nagavci tha se “kryeministri Kurti po angazhohet në vazhdimësi”, që sipas saj të gjendet zgjidhja për presidentit.

“Lëvizja Vetëvendosje gjithmonë ka qenë serioze edhe transparente në propozimet, ofertat e veta. Për mua pazar nënkupton praktika që kemi parë e që fatmirësisht i takojnë së kaluarës, kur është diskutuar për terminalet doganore, për pozita në ambasada, për favore individuale e për grupe të ngushta të interesit. Ndërkohë, që Lëvizja Vetëvendosje bën propozime për marrëveshje politike në mënyrë proporcionale me mbështetjen që na i kanë dhënë qytetarët. Por, përtej kësaj për të zgjidhur këtë ngërç në të cilën jemi pas më shumë se një vit bllokade për shkak të pozitës së kryetares së kuvendit ne kemi qenë madje edhe gjeneroz në propozimet që kemi bërë për LDK-në si partia e tretë me numër të dukshëm më të vogël të deputetëve se sa LVV, duke ofruar pozitën e dytë në qeveri dhe katër ministri për të udhëhequr ose njërën nga tri pozitat më të rëndësishme shtetërore, pozitën e kryetares së kuvendit”, ka shtuar ajo.

Tutje, ajo para gazetarëve tha se ditëve që kanë mbetur pret nga partitë politike që të deklarohen se rreth emrave konkret që do të votonin për president.

“Në ditët e mbetura unë vërtetë pres që të gjithë deputetët por veçmas udhëheqësit e partive politike të cilët mbi të gjitha deklarojnë që janë për shmangien e zgjedhjeve të reja, të tregojnë përtej asaj se bllokojnë mundësinë për gjetjen e zgjidhjeve, të tregojnë specifikisht çfarë për ata do të ishte e vlefshme apo e duhur. Edhe sot që flasim ne nuk e dimë se cilët janë emrat konkret të cilët do t’i mbështeste PDK-ja ose LDK-ja ose cila është marrëveshja specifike çfarë kërkojnë sepse tashmë ju e dini që ne kemi një ofertë për marrëveshje për bashkëpunim, gjegjësisht për marrëveshje politike, shtoi Nagavci.

Shefja e deputetëve të LVV-së tha se janë duke punuar intensivisht në kuvend duke votuar numër të madh të ligjeve

Tags: Arberie NagavciPresidentiTeve1
ShareTweet

Postime të ngjashme

Huthitë pretendojnë sulm me raketa balistike ndaj një tankeri saudit në Detin e Kuq

Huthitë pretendojnë sulm me raketa balistike ndaj një tankeri saudit në Detin e Kuq

Liburn Aliu mbi dy orë në Prokurorinë Speciale, intervistohet për keqpërdorim të detyrës zyrtare

Liburn Aliu mbi dy orë në Prokurorinë Speciale, intervistohet për keqpërdorim të detyrës zyrtare

Komuna e Podujevës shpall gjendje emergjente për shkak të gjendjes së rënduar me mbeturina

Komuna e Podujevës shpall gjendje emergjente për shkak të gjendjes së rënduar me mbeturina

Abdixhiku do të mbledhë sot Grupin Parlamentar të LDK-së

Abdixhiku do të mbledhë sot Grupin Parlamentar të LDK-së

17 persona të vrarë nga sulmet ruse pranë Kievit, thotë Zelensky

Netanyahu thotë se Izraeli nuk do të tërhiqet nga Gaza pa u çarmatosur Hamasi

Netanyahu thotë se Izraeli nuk do të tërhiqet nga Gaza pa u çarmatosur Hamasi

Abdixhiku do të mbledhë sot Grupin Parlamentar të LDK-së

Abdixhiku do të mbledhë sot Grupin Parlamentar të LDK-së

​Rashiq: S’jam takuar ende me Kurtin, nesër konstituohet kuvendi por s’votohet qeveria

​Rashiq: S’jam takuar ende me Kurtin, nesër konstituohet kuvendi por s’votohet qeveria

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën