TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Nagavci: Po jetësohet synimi jonë i kahmotshëm për tekste shkollore më cilësore

by tëvë1
4 vjet ago
0
A A
Nagavci: Po jetësohet synimi jonë i kahmotshëm për tekste shkollore më cilësore

Sipas Nagavcit ky projektligj shënon bazën e njërës prej segmenteve më të rëndësishme të ngritjes së cilësisë në arsim dhe është me interes thelbësor. Sipas saj ky projektligj  parasheh mekanizma të mirëfilltë të transparencës dhe llogaridhënies.

Tutje ajo shtoi se është interes i përbashkët sigurimi i një arsimi më cilësor për nevojat e fëmijëve.

“Interesi jonë i përbashkët është sigurimi i një arsimi më cilësor, më bashkëkohor dhe reflektues për nevojat e fëmijëve tanë. Rregullimi i mekanizmave që garantojnë tekste më të mira shkollore janë rruga e duhur në këtë drejtim”, tha ajo.

Njoftimi i plotë:

Po jetësohet synimi jonë i kahmotshëm për tekste shkollore më cilësore!

Reforma për tekste shkollore do të ketë trajtën e duhur. Ristrukturimi i procesit të hartimit, vlerësimit dhe botimit të teksteve shkollore do të mundësojë përzgjedhjen e teksteve shkollore që kanë cilësi, përmbajtje të saktë gjuhësore e shkencore, dhe përputhje me kurrikulë.

Ekipi hartues i projektligjit për tekste shkollore po përmbyll sot me sukses maratonën disavjeçare, në zhvillim të këtij projektligji.

Projektligji për tekste shkollore parasheh mekanizma të mirëfilltë të transparencës dhe llogaridhënies që do të pamundësojnë edhe ndikimet në përzgjedhjen e teksteve shkollore që shpesh nuk kanë qenë në interesim më të mirë të nxënësve.

Mes tjerash, drafti i projektligjit parasheh administrim e procese të vlerësimit të teksteve shkollore në mënyrë transparente, profesionale dhe që kanë adresë të saktë

✔️Recenzentë kompetentë dhe publik. Vlerësimi i teksteve shkollore do të bëhet nga recenzentë të çertifikuar, me kontrata afatgjata, të cilët marrin përgjegjësi publike për punën e tyre.

✔️Projektligji do të mundësojë aplikimin me dorëshkrime nga vet autorët, të pakufizuar nga shtëpitë botuese. Për të ndihmuar procesin, do të ofrohen në vazhdimësi programe të ngritjes së kapaciteteve për autorët.

✔️Plani i botimit të teksteve shkollore do të jetë udhërrëfyesi i botimit të teksteve të reja shkollore, me afate dhe përgjegjësi të definuara për të gjitha palët e përfshira. Nuk do ketë më tekste shkollore me vonesë!

✔️Hallka e shpërndarjes së teksteve shkollore do të ridefinohet, për t’u kthyer në një proces digjital të pranimit dhe shpërndarjes së porosive për tekste shkollore për të gjitha shkollat.

✔️Do të ketë rishikim të vazhdueshëm të teksteve shkollore. Tekstet shkollore të miratuara për botim do të rishikohen nga mësimdhënësit përgjatë gjithë vitit mësimorë. Jo më tekste shkollore që ribotohen vetëm me faqe të parë ndryshe.

Ky projektligj shënon bazën e njërës prej segmenteve më të rëndësishme të ngritjes së cilësisë në arsim dhe është me interes thelbësor. Prandaj, ftoj të gjitha palët e interesura që të kontribuojnë me komentet e tyre pasi të nxirret projektligji në diskutim publik në fillim të muajit maj.

Interesi jonë i përbashkët është sigurimi i një arsimi më cilësor, më bashkëkohor dhe reflektues për nevojat e fëmijëve tanë. Rregullimi i mekanizmave që garantojnë tekste më të mira shkollore janë rruga e duhur në këtë drejtim.

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

ShareTweet

Postime të ngjashme

PDK-ja do t’i dërgojë në Kushtetuese Ligjin për KPM-në dhe atë për KPK-në

Hamza i është përgjigjur Kurtit për takim: Duhet ta konkretizoni iniciativën e re, që ta shqyrtojmë në organet e partisë

Kurti: Takimi me Abdixhikun ishte konstruktiv, prioritet shmangia e zgjedhjeve të reja

Kurti: Takimi me Abdixhikun ishte konstruktiv, prioritet shmangia e zgjedhjeve të reja

Takim pa marrëveshje, Abdixhiku: S’kemi emra konkretë për president, në proces janë dy kandidatë të VV-së

Takim pa marrëveshje, Abdixhiku: S’kemi emra konkretë për president, në proces janë dy kandidatë të VV-së

Nis protesta e studentëve në Shkup, kërkohet që provimi i jurisprudencës të mbahet në shqip

Nis protesta e studentëve në Shkup, kërkohet që provimi i jurisprudencës të mbahet në shqip

PDK-ja do t’i dërgojë në Kushtetuese Ligjin për KPM-në dhe atë për KPK-në

Hamza i është përgjigjur Kurtit për takim: Duhet ta konkretizoni iniciativën e re, që ta shqyrtojmë në organet e partisë

Futsall, Kosova publikon listën

Futsall, Kosova publikon listën

“Respekto Ligjin për gjuhët”, studentët shqiptarë në Shkup kërkojnë provim në shqip

“Respekto Ligjin për gjuhët”, studentët shqiptarë në Shkup kërkojnë provim në shqip

Sulmet izraelite ndaj spitaleve rrisin alarmin për një “Gazë të dytë” në Liban

Sulmet izraelite ndaj spitaleve rrisin alarmin për një “Gazë të dytë” në Liban

Kurti: Takimi me Abdixhikun ishte konstruktiv, prioritet shmangia e zgjedhjeve të reja

Kurti: Takimi me Abdixhikun ishte konstruktiv, prioritet shmangia e zgjedhjeve të reja

Vinicius deri më 2030 te Real Madridi

Vinicius Junior po transferohet në Premier League

Trajneri Tekke kërkon blerjen e Muçit

Muçi edhe një javë jashtë fushe

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën