TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
26 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
26 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
No Result
View All Result

Nagavci për Raportin e Progresit: Për më pak se dy vite pune janë evidentuar sukseset tona në arsim

nga tëvë1
13 Tetor, 2022
0
A A
Vrasja e nxënësit në Prishtinë, Nagavci: Alarm për shoqërinë që të bashkëpunojmë për sigurinë e fëmijëve

Në një postim në Facebook, Nagavci ka thënë se ky Raport ka identifikuar disa nga përparimet në arsim, teksa ka renditur disa prej tyre, shkruan teve1.info

Ministrja Nagavci thotë se është e bindur se vitin e ardhshëm, ky raport do jetë edhe më i mirë.

“Jam e bindur që për vitin e ardhshëm raporti do të jetë edhe më i mirë pasi do të përfshijë edhe shumë punë të cilat janë në procese finale, e të cilat janë rekomanduar për t’u shqyrtuar nga ana jonë. Ne do të vazhdojmë përpjekjet maksimale në përmirësimin e cilësisë në arsim për të gjitha nivelet dhe në planifikim e zbatim të mirëfilltë të reformave gjithëpërfshirëse”, ka shkruar ajo. /Teve1.info/

Postimi i saj i plotë:

Për më pak se dy vite punë dhe angazhim me shumë përkushtim, janë evidentuar sukseset tona në fushën e arsimit.

Raporti i Progresit për Kosovën, në fushën e edukimit dhe arsimit ka identifikuar disa nga përparimet e punës së përbashkët të akterëve të arsimit, duke konstatuar:

✅ Kosova ka përgatitur Strategjinë e re të Edukimit për pesë vitet e ardhshme, ku për herë të parë përfshihet plani për digjitalizimin e shkollave;

✅ Kosova ka përfunduar me sukses negociatat me BE-në për t’u bërë anëtare plotësisht e asociuar e programit Horizon Europe;

✅ Në kuadër të Horizon Europe, është ndërtuar një sistem funksional i pikave kombëtare të kontaktit dhe janë dhënë incentiva për organizatat dhe individët që kanë aplikuar për fonde evropiane;
✅ Miratimin e vendimit për përputhshmërinë e punimeve shkencore dhe publikimeve të personelit akademik me etikën e hulumtimeve, duke i obliguar zotëruesit e programeve të ngarkojnë kërkimet e tyre në platforma të indeksuara përpara akreditimit të programeve të tyre;

✅ Progres në arritjen e kritereve minimale të transparencës (bazuar në normat ndërkombëtare) në institucionet e arsimit të lartë. Të gjitha universitetet publike tani kanë dokumentet e tyre strategjike që do të nxisin zhvillimin e tyre;

✅ Për herë të parë, MASHTI ka prezantuar arsimin dual për një numër të kufizuar të profileve, me qëllimin për të zgjeruar tutje në vitin shkollor 2022/2023;

✅ Inicimin e zhvillimit të Kurrikulës bazë për profilet e shkollave profesionale dhe në proces implementimin e saj;

✅ Zhvillim pozitiv në vendimin për të rritur numrin e asistentëve për fëmijët me nevoja të veçanta në shkolla, me 100 asistentë për secilin vit, së paku deri në 2024;

✅ Është evidentuar mbështetja për grupet e margjinalizuara me theks në parandalimin e braktisjes së shkollës;

✅ Nëntë studentë kanë përfituar bursë studimore, në kuadër të programit Erasmus +.

Po ashtu, duhet përmendur se disa prej rekomandimeve për t’i adresuar, e që lidhen direkt me ngritjen e cilësisë në Arsimin e Lartë, të evidentuara në këtë raport, tashmë janë arritur si:
📌 Angazhimi i suksesshëm i Agjencisë së Kosovës për Akreditim në rikthimin e anëtarësimit në Rrjetin Europian për Sigurimin e Cilësisë në Arsimin e Lartë (ENQA), si anëtare e asocuar;
📌 Projektligji për Arsimin e Lartë është finalizuar, ka kaluar të gjitha fazat e diskutimeve dhe shumë shpejt dërgohet në qeveri për miratim;

📌 Projektligji për tekste shkollore është finalizuar dhe brenda pak ditësh procedohet për miratim në qeveri;

Jam e bindur që për vitin e ardhshëm raporti do të jetë edhe më i mirë pasi do të përfshijë edhe shumë punë të cilat janë në procese finale, e të cilat janë rekomanduar për t’u shqyrtuar nga ana jonë.

Ne do të vazhdojmë përpjekjet maksimale në përmirësimin e cilësisë në arsim për të gjitha nivelet dhe në planifikim e zbatim të mirëfilltë të reformave gjithpërfshirëse.

ShareTweet

Postime të ngjashme

S’ka pushime për deputetët pa konstituim

Vazhdimi i seancës konstituive do të mbahet në ora 20:00

Sulmoi zyrtarin policor, arrestohet i dyshuari në Prizren

Policia: Kërcënimi për bombë në Kuvend erdhi përmes mesazhit

Letra për LDK-në, Konjufca: Kurti e ka pasur një qëllim pse ka ftuar Abdixhikun

Konjufca thotë se Kuvendit i shkoi një “kërcënim” nëpërmjet telefonit: Policia kështu po mendon

Sot përpjekja e 17-të për konstituimin e Kuvendit

Kërcënimi me bombë, Kuvendi del me njoftim

Lojtarët dhe zyrtarët e Liverpoolit mbërrijnë në kishë për funeralin e Jotas

Lojtarët dhe zyrtarët e Liverpoolit mbërrijnë në kishë për funeralin e Jotas

Chelsea eliminon Palmeirasin dhe siguron gjysmëfinalen e Kupës së Botës për Klube

Chelsea eliminon Palmeirasin dhe siguron gjysmëfinalen e Kupës së Botës për Klube

Real Madridi ka gati ofertën e parë të çmendur për nënshkrimin me Vitinhan

Real Madridi ka gati ofertën e parë të çmendur për nënshkrimin me Vitinhan

Supertalenti me lamtumirë emocionale nga Palmeirasi, i bashkohet Chelseat

Supertalenti me lamtumirë emocionale nga Palmeirasi, i bashkohet Chelseat

S’ka pushime për deputetët pa konstituim

Vazhdimi i seancës konstituive do të mbahet në ora 20:00

Zyrtare: Ange-Yoan Bonny, lojtar i ri i Interit

Zyrtare: Ange-Yoan Bonny, lojtar i ri i Interit

Sulmoi zyrtarin policor, arrestohet i dyshuari në Prizren

Policia: Kërcënimi për bombë në Kuvend erdhi përmes mesazhit

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

X