TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Nagavci: I pritshëm kallëzimi penal nga opozita, do të hidhet poshtë

by teve1
2 vjet ago
0
A A
Nagavci: I pritshëm kallëzimi penal nga opozita, do të hidhet poshtë

Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, ka reaguar pas dorëzimit të kallëzimit penal ndaj saj në Prokurorinë Speciale në Prishtinë nga disa deputetë të opozitës.

Nagavci e ka vlerësuar të pritshëm këtë veprim por që sipas saj do të hidhet poshtë pasi ka thënë se ende nuk ka përfunduar puna e Komisionit Hetimor.

Ajo po ashtu ka shtuar se partitë opozitare edhe pse u munduan shumë nuk ia dolën që ta rikthejnë sistemin e vjetër në media dhe në Kuvend.

“PDK-LDK-AAK, të bashkuar si gjithnjë, sot paskan dorëzuar kallëzim penal ndaj meje për subvencionimin e nxënësve për tekste dhe materiale shkollore. Shumë e pritshme nga këto subjekte, kur e dimë mirëfilli se cilat grupe interesi kemi prekur. Reagimet nisën që atë ditë kur shkëputëm praktikën 20-vjeçare të blerjeve milionëshe të teksteve shkollore me kontrata njëburimore, të mbushura me hallka dhe mundësi abuzimi. Krijuam një proces transparent të subvencionimit të drejtpërdrejtë, ku çdo formë dhe mundësi abuzimi u eliminua. U përpoqën në çdo mënyrë dhe me çdo mjet, në media dhe në Kuvend, për ta rikthyer sistemin e vjetër, por nuk ia dolën. Së fundi, kanë krijuar Komision Hetimor, të cilin e kemi përkrahur edhe ne si grup parlamentar i Lëvizjes VETËVENDOSJE! dhe unë si ministre e Arsimit, sepse nuk kemi çfarë të fshehim. Megjithatë, pa përfunduar punën aty dhe pa miratuar Raportin e Komisionit Hetimor, i janë drejtuar Prokurorisë Speciale me kallëzim penal. Ky kallëzim penal do të hidhet poshtë, ashtu si edhe i kaluari që u hodh poshtë javën e kaluar. Nga librat duhet të përfitojnë së pari dhe kryesisht nxënësit, jo grupet e interesit. Një gjë është e sigurt, pavarësisht të gjitha tentativave për t’i sprapsur vendimet tona të drejta, NE NUK DO TË NDALEMI”, ka shkruar ajo në Facebook.

Të martën deputetët Bekim Haxhiu, Shemsedin Dreshaj, Vlora Dumoshi, Agim Veliu e Ardian Kastrati, anëtarë të Komisionit Hetimor për Tekstet Shkollore kanë dorëzuar kallëzim penal ndaj ministres së Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Arbërie Nagavci, pasi të njëjtit po vlerësojnë se subvencionimi i teksteve shkollore nga MASHT-i ka shkelje ligjore./teve1.info/

Dorëzohet kallëzim penal ndaj ministres Nagavci

 

Tags: Arberie NagavciKallëzim penalOpozitareagim
ShareTweet

Postime të ngjashme

Haziri bën thirrje për bashkim të votës më 25 tetor: Një listë, një qëllim, një referendum

Haziri bën thirrje për bashkim të votës më 25 tetor: Një listë, një qëllim, një referendum

​Gjini: Kthimi i Ligjit për Specialen nuk i solli Kosovës përfitime taktike, strategjike apo ligjore

​Gjini: Kthimi i Ligjit për Specialen nuk i solli Kosovës përfitime taktike, strategjike apo ligjore

Gjini: Importi i energjisë kushtoi 27 milionë euro në shtator, Aleanca kërkon interpelancë nga Qeveria

Gjini: Importi i energjisë kushtoi 27 milionë euro në shtator, Aleanca kërkon interpelancë nga Qeveria

Një muaj paraburgim ndaj serbit që sulmoi KFOR-in në Zveçan

Prokuroria kërkon paraburgim për nëntë të dyshuar për mashtrim përmes Call Center në Prishtinë

​Policia e Shtetit paralajmëron protestuesit para tubimit në Tiranë: Kush ushtron dhunë do të përballet me ligjin

​Policia e Shtetit paralajmëron protestuesit para tubimit në Tiranë: Kush ushtron dhunë do të përballet me ligjin

Haziri bën thirrje për bashkim të votës më 25 tetor: Një listë, një qëllim, një referendum

Haziri bën thirrje për bashkim të votës më 25 tetor: Një listë, një qëllim, një referendum

Protesta para Kryeministrisë, digjet “tryeza e dialogut” që e vendosi Rama

Protesta para Kryeministrisë, digjet “tryeza e dialogut” që e vendosi Rama

​Gjini: Kthimi i Ligjit për Specialen nuk i solli Kosovës përfitime taktike, strategjike apo ligjore

​Gjini: Kthimi i Ligjit për Specialen nuk i solli Kosovës përfitime taktike, strategjike apo ligjore

​Berisha: Dhjetëra mijëra shqiptarë po vijnë në Tiranë, mbështetje e fuqishme për protestën studentore

​Berisha: Dhjetëra mijëra shqiptarë po vijnë në Tiranë, mbështetje e fuqishme për protestën studentore

Gjini: Importi i energjisë kushtoi 27 milionë euro në shtator, Aleanca kërkon interpelancë nga Qeveria

Gjini: Importi i energjisë kushtoi 27 milionë euro në shtator, Aleanca kërkon interpelancë nga Qeveria

Rama: Protestat e dhunshme synojnë destabilizimin e Shqipërisë

Rama: Protestat e dhunshme synojnë destabilizimin e Shqipërisë

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën