Ajo në Facebook tha se Holokausti preku thellësisht vendet në të cilat u kryen krimet naziste, duke lënë traumë të pamasë kolektive për shumë hebrenj dhe duke ndryshuar historinë botërore.
“Më 27 janar 1945 u çlirua kampi nazist i përqëndrimit, Auschëitz-Birkenau në të cilin u ekzekutuan mbi 1 milion njerëz. Në kohën kur bota ishte dëshmitare e kësaj kohe të vështirë, familjet shqiptare ndihmuan dhe strehuan hebrenjtë në shtëpitë e tyre”, tha ajo.
Teksa sipas saj, detyra dhe obligimi ynë i përbashkët është që të edukojmë gjeneratat e reja, për shkaqet dhe pasojat e krimeve të tilla dhe t’i mësojmë se çka nënkupton Antisemitizmi.
“Ndërsa sot, detyra dhe obligimi ynë i përbashkët është që të edukojmë gjeneratat e reja, për shkaqet dhe pasojat e krimeve të tilla dhe t’i mësojmë se çka nënkupton Antisemitizmi”, tha tutje ajo./teve1.info./







