TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Nagavci: Dekreti për shpërndarjen e Kuvendit është i paprecedent, LVV do ta çojë në Gjykatën Kushtetuese

by Tëvë1
4 javë ago
3
A A
Nagavci: Dekreti për shpërndarjen e Kuvendit është i paprecedent, LVV do ta çojë në Gjykatën Kushtetuese

Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizja Vetëvendosje, Arbërie Nagavci, ka reaguar pas shpalljes së dekretit për shpërndarjen e Kuvendi i Kosovës nga Presidentja Vjosa Osmani.

Në një konferencë për media, Nagavci tha se vendimi i Presidentes është “i paprecedent” dhe se Lëvizja Vetëvendosje do ta dërgojë dekretin në Gjykatën Kushtetuese.

“Jemi dëshmitarë që shpërndarja e Kuvendit paraqet një akt të paprecedent që bie ndesh… dhe ne do t’i drejtohemi Gjykatës Kushtetuese dhe nuk ka asnjë arsye që një akt i tillë të ndodhte sot një mëngjes”, tha ajo.

Nagavci gjithashtu përmendi se sot ishte paraparë një seancë parlamentare për shqyrtimin e marrëveshjeve ndërkombëtare me vlerë 100 milionë euro, duke përfshirë projektet e rrugës me shpejtësi të lartë Prishtinë-Pejë, energjinë diellore në KEK dhe impiantin e ujërave të zeza në Podujevë.

Ajo theksoi se VV-ja bëri çdo përpjekje për të shmangur një krizë të re politike:

“Ne kemi qenë të vetëdijshëm që ka shumë palë e grupe interesash të cilave u ka penguar mbështetja e madhe qytetare për Lëvizjen Vetëvendosje dhe për Kryeministrin Kurti. Gjithsesi, ne kemi bërë çdo gjë që ka qenë në dorën tonë për të shmangur edhe një krizë tjetër… Duke qenë se për këtë proces nevojiten 80 deputetë, ne kemi nisur menjëherë takimet me partitë opozitare për të gjetur një zgjidhje të përshtatshme, të përbashkët, e cila do të mundësonte zgjedhjen e Presidentit me 80 votat e nevojshme të deputetëve”, nënvizoi ajo.

Nagavci përmendi edhe takimet që kryeministri dhe lider i VV-së, Albin Kurti, pati me kryetarët e PDK dhe LDK për të gjetur një zgjidhje për zgjedhjen e presidentit:

“PDK-ja insistonte se posti i Presidentit i takon atyre, ndonëse kishin vetëm 12 vota në Kuvend. Kur u pyetën për emrin e kandidatit, refuzuan ta bëjnë publik, duke kërkuar një nënshkrim blanko për një emër të cilin do ta vendosnin më vonë. Nga ana tjetër, edhe PDK-ja edhe LDK-ja kanë refuzuar të propozojnë një kandidat të tyre, edhe pse VV-ja u ka ofruar të dyjave nënshkrimet e mjaftueshme për kandidim”, tha Nagavci.

Ky reagim i shefes së grupit parlamentar të VV-së vjen pas vendimit të Presidentes Osmani për shpërndarjen e Kuvendit dhe rrit tensionet politike në vend.

Tags: arbëre nagavciLVVTeve1
ShareTweet

Postime të ngjashme

Tahiri: Marre për VV-në, s’e ndihmoi askënd nga sektori privat

Tahiri: Marre për VV-në, s’e ndihmoi askënd nga sektori privat

KOMF: Mungesa e mbështetjes institucionale rëndon familjet e fëmijëve me autizëm

KOMF: Mungesa e mbështetjes institucionale rëndon familjet e fëmijëve me autizëm

Dështon zgjedhja e kryesuesit të Këshillit Gjyqësor, shkak mungesa e kuorumit

Dështon zgjedhja e kryesuesit të Këshillit Gjyqësor, shkak mungesa e kuorumit

Haradinaj: VV-së nuk po i ngutet, sepse kryekuvendaren Haxhiu e do u.d të presidentes

Haradinaj: VV-së nuk po i ngutet, sepse kryekuvendaren Haxhiu e do u.d të presidentes

NASA nis katër astronautë në misionin e parë hënor pas gjysmë shekulli

Sa është vend i sigurt Kosova për investime?

FMN: Ekonomia e Kosovës në rritje më të ngadaltë, rreziqet politike mbeten shqetësuese

Prilli shpallet muaj i regjistrimit falas për komunitetet rom, ashkali dhe egjiptian

Prilli shpallet muaj i regjistrimit falas për komunitetet rom, ashkali dhe egjiptian

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën