TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Nagavci: Absurde që Haradinaj ta kërkojë postin e presidentit

by Tëvë1
3 javë ago
1
A A
Nagavci: Absurde që Haradinaj ta kërkojë postin e presidentit

Anëtarja e kryesisë së Lëvizjes Vetëvendosje, Arbëria Nagavci ka deklaruar se presin ndonjë kandidat jo partiak për president, të cilët do të ishin më unifikues dhe do të ushtronin me kompetencë e përgjegjësi pozicionin e tyre.

Nagavci pasi mori pjesë në ngjarjen kushtuar 90 vjetorit të lindjes së Rexhep Qosjes, tha se do të shmangin një krizë të re e që të funksionalizojnë institucionet dhe të vazhdojnë me detyrat të cilat janë me rëndësi për qytetarët.

“Në këtë fjalim unë nuk kam pasur deklarata për emra të veçantë të kandidatëve të cilët kanë dëshirë të jenë president apo presidente, gjithsesi ne presim që të kemi një kandidat, kandidate konsensuale. Jo partiak, jo partiakë, të cilët do të ushtronin, besoj edhe me kompetencë e përgjegjësi pozicionin e tyre dhe rolin unifikues po ashtu. Në këtë rast ju do të keni një kandidat partiak apo institucion? Kjo është një çështje që duhet të diskutohet tani që edhe para zgjedhjes të tetorit. Ne kemi kërkuar nga partitë pozitare që të propozojnë emrat e tyre për president. Kemi qenë të gatshëm që t’i japim nënshkrimet për të mandatuar kandidatët për president, kemi qenë të gatshëm të bashkëqeverisim me Vetëvendosjen, kemi qenë të gatshëm po ashtu, por jemi të mbyllur që të shmangim një krizë të re e që të funksionalizojmë institucionet e të vazhdojmë me detyrat të cilat janë me rëndësi për qytetarët. Por ndodhi ajo që ndodhi, u pa që nuk pati asnjë lëvizje të deputetëve të partive të tjera të cilët ishin në Kuvend për të zgjedhur presidentin, shkuam në zgjedhje të cilat i konfirmuan edhe një herë që Lëvizja Vetëvendosje është subjekti i cili është më i madhi në këtë legjislaturë se sa të gjitha partitë të tjera bashkë, përjashto Vetëvendosjen si subjektin e parë, të dytë e të tretë e kështu me radhë”, tha Nagavci.

Ajo u shpreh optimiste se deputetët do të respektojnë vullnetin e qytetarëve, duke shtuar se nuk kanë shumë kohë për të humbur dhe ka marrëveshje ndërkombëtare e projekte të cilat presin të shqyrtohen.

Nagavci u pyet nga gazetarët nëse Ramush Haradinaj do të kishte mbështetjen e LVV-së për president, mirëpo ajo u shpreh se është absurd që dikush që ka folur “fjalë të pamatura të kërkojë që të marrë mbështetje.

“Po tani siç thashë, nuk do të kisha dashur të flisja me emra të veçantë. Është për mua personalisht, është pak absurde që një person, cili do qoftë ai, i cili ka folur fjalë të pamatura, gjëra të cilat e dinë edhe vetë që nuk qëndrojnë në Kuvend, tashmë të kërkojnë që të marrin mbështetjen. Kjo tregon shumë edhe për atë që ka ndodhur para apo edhe tani, kështu që unë besoj e përsëris që të gjendet, të gjenden disa emra konsensualë sepse besoj që Kosova ka mjaftueshëm njerëz me integritet, me pikëllatë edhe personale edhe profesionale, të cilët do të bënin në mënyrë shumë të mirë presidentin apo presidenten. Edhe Ramush Haradinaj duhet larguar? Unë nuk po flas sot me emër të lëvizjes, me emra të tillë, por atë që mund të them është se është kohë që të mendojmë për institucionet, të mendojmë se si dalim nga kjo krizë politikë edhe të lëmë anash vetëm ambiciet edhe interesat personale”, tha Nagavci.

Tags: Arberie Nagavciceshtja e presidentitramush haradinajTeve1
ShareTweet

Postime të ngjashme

​Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë dënon retorikën shoviniste të zyrtarëve serbë dhe kërkon reagim diplomatik

​Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë dënon retorikën shoviniste të zyrtarëve serbë dhe kërkon reagim diplomatik

Maqedonci takoi atasheun çek të mbrojtjes, e falënderon për bashkëpunimin

Maqedonci takoi atasheun çek të mbrojtjes, e falënderon për bashkëpunimin

AUV inspekton lokalin në Han të Elezit pas dyshimeve për helmim nga ushqimi

AUV inspekton lokalin në Han të Elezit pas dyshimeve për helmim nga ushqimi

Kryetari i Hanit të Elezit: 110 raste me simptoma të gastroenteritit në Han të Elezit

Rita Ora vjen në Ohër këtë verë, do të mbajë koncert madhështor në stadiumin “Biljanini Izvori”

​Rita Ora rikthehet në skenën ballkanike, koncert spektakolar në Ohër më 1 gusht

Maqedonci takoi atasheun çek të mbrojtjes, e falënderon për bashkëpunimin

Maqedonci takoi atasheun çek të mbrojtjes, e falënderon për bashkëpunimin

AUV inspekton lokalin në Han të Elezit pas dyshimeve për helmim nga ushqimi

AUV inspekton lokalin në Han të Elezit pas dyshimeve për helmim nga ushqimi

Kryetari i Hanit të Elezit: 110 raste me simptoma të gastroenteritit në Han të Elezit

Kryetari i Hanit të Elezit: 110 raste me simptoma të gastroenteritit në Han të Elezit

SHBA-të rinisin sulmet ndaj Iranit, tensionet përshkallëzohen në Hormuz

SHBA-të rinisin sulmet ndaj Iranit, tensionet përshkallëzohen në Hormuz

Irani: Më shumë se 30 civilë janë vrarë në sulmet e fundit të SHBA-së në jug

Irani: Më shumë se 30 civilë janë vrarë në sulmet e fundit të SHBA-së në jug

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën