TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
24 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
24 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
No Result
View All Result

Myslimanët që u shënjestruan në disa plazhe të Malit të Zi

nga tëvë1
2 vjet më parë
0
A A
Myslimanët që u shënjestruan në disa plazhe të Malit të Zi

Dy incidentet e regjistruara këtë muaj në Mal të Zi, në të cilat janë shënjestruar myslimanët, kanë ngritur dilema për tolerancën fetare në këtë vend.

Rasti i parë është regjistruar më 4 gusht, kur një grua nga Kuvajti – e cila e ka mbajtur një shami në kokë – dhe familja e saj, janë spërkatur me pije alkoolike nga ballkoni i një hoteli në qytezën e Budvës.

Dy ditë më vonë, një burrë ia ka ndaluar hyrjen në pishinë një adoleshenteje të veshur me burkini – rroba plazhi që mbulojnë gjithçka përveç fytyrës, duarve dhe shputave – afër plazhit Utjeha, i cili është 20 kilometra larg qytezës së Barit.

I pyetur pse, burri ka thënë se i “urren myslimanët” dhe se 300 mysafirët e tij e kundërshtojnë prezencën e vajzës.

Mirëpo, disa malazias kanë thënë se nuk mbajnë mend të kenë ndodhur incidente të tilla në këtë vend të Ballkanit.

“Islamofobia dhe sidomos islamophobia me bazë gjinore, është prezente në Mal të Zi”, ka thënë aktivisti për të drejta të njeriut, Aleksandar Zekoviq, në disa përgjigje për Shërbimin e Ballkanit.

“Në të dyja incidentet, shënjestra kanë qenë gratë, që nënkupton se gratë që e praktikojnë fenë janë më tepër shënjestër”.

Kritikët debatojnë shpesh për rolin e kodit të veshjes në Islam, sidomos formën më strikte, dhe për mesazhin që përçon diçka e tillë për kulturën islame.

Shumë myslimanë e refuzojnë qasjen konservatore të fesë që parasheh mbulimin e grave me burka, apo shami në kokë kur të dalin në publik.

Rreth një në pesë banorë të Malit të Zi – me popullsi prej 620.000 personave – janë myslimanë, të ndarë në boshnjakë dhe shqiptarë etnikë.

Bari dhe zonat afër tij janë duartrokitur për vite si modele për bashkëjetesë mes banorëve të shumë feve.

Ky rajon është edhe destinacion për shumë myslimanë që udhëtojnë atje nga Evropa, por edhe vende tjera më të largëta.

Banorët lokalë tregojnë se “tradita e bashkëjetesës” daton prej më shumë se një shekulli kur një myfti ka bashkëpunuar me homologët e tij ortodoksë dhe katolikë; të tjerë thonë se historia është edhe më e lashtë.

Mirëpo në nivel kombëtar, incidentet kundër myslimanëve janë rritur pas zgjedhjeve të vitit 2020, në të cilat ka dominuar aktivizmi ortodoks serb dhe rritja e mbështetjes për partitë nacionaliste serbe.

Në asnjërin prej incidenteve që janë regjistruar në gusht afër bregdetit, autoritetet nuk kanë vlerësuar se raca apo kombësia kanë qenë motive për aktet e kryera, faktorë që mund të rezultojnë me gjoba dhe akuza më serioze.

Në Budvë, një austriak 18-vjeçar me prejardhje serbe, është gjobitur më 250 euro për sjellje të “pamatur” ndaj turistëve të Kuvajtit, sidomos për “derdhjen e lëngut” kundër tyre, sipas një dokumenti zyrtar të siguruar nga REL.

Sipas interpretimeve strikte të Islamit, myslimanëve u ndalohet pirja e alkoolit.

Në Utjeha, televizioni lokal Rozaje News, e ka shpërndarë një video në Facebook, të një burri të identifikuar si Dragan Gjuroviq, pronar i një restoranti afër bregdetit, duke iu bërtitur disa personave, përfshirë një vajze me burkini, duke thënë se ata nuk mund të hyjnë në pishinë.

Në videon e 4 gushtit, të postuar tri ditë më vonë, është përmendur retorika e “urrejtjes ndaj myslimanëve”.

Ai ka thënë se prezenca e vajzës me burkini do t’ia frikësonte mysafirët “normalë”.

Më 6 gusht, një burrë, familja e të cilit është nga qyteti malazez Rozhajë, por që jeton në Belgjikë, është ankuar në polici pse vajza e tij është sulmuar nga burri, duke ia ndaluar notin me burkini.

Hetuesit nga Bari dhe Podgorica, kryeqyteti i Malit të Zi, kanë thënë se nuk janë kryer shkelje penale dhe janë zotuar se do të iniciojnë procedura nëse “vërtetohet se ka elemente të kundërvajtjes ”.

Pas rritjes së zemërimit publik, burri i paraqitur në video, Gjuroviq, ka thënë se incizimi është modifikuar dhe ka thënë se mysafirët me mbulesë janë të mirëpritur por “jo në pishina, ku ekziston rregulli që nuk guxon të laheni me rroba, për shkak të higjienës dhe kundërshtimeve të mysafirëve”.

Burkini është krijuar nga një disenjatore lebanezo-australiane, dhe veshjet zakonisht krijohen me materiale sikurse rrobat tjera për pishina dhe dete.

Përveç grave myslimane, burkini ka nisur të përdoret edhe nga gratë tjera që ruhen kundër rrezeve të diellit, që potencialisht mund të shkaktojnë kancer.

Franca, Gjermania dhe Belgjika kanë vendosur me raste ndalesa në veshje të burkinit, çka i bën edhe më komplekse pyetjet për praktikim të fesë në shoqëritë sekulare.

“Besoj se është e ligjshme që t’i urresh myslimanët në Malin e Zi ‘të çliruar’”, ka thënë Rifat Fejziq, udhëheqës i Komunitetit Islamik në Mal të Zi, teksa e ka komentuar vendimin e autoriteteve për incidentin në Utjeha.

Ai i ka bërë thirrjes Qeverisë që të bëjë më shumë për të garantuar respektim të diversitetit në këtë shtet.

Kritikët tjerë kanë paralajmëruar se përgjigjet e buta të autoriteteve në të dyja rastet, mund të çojnë mesazh të keq në publik.

“Urrejtja nuk guxon të tolerohet në asnjë formë dhe do të duhej të vlerësohej nëse ka pasur elemente të shkeljeve penale” ka thënë Vesellin Radulloviq, avokat me përvojë në fushën e të drejtave të njeriut.

“Ne kemi elemente të urrejtjes brenda shtetit. Nuk do të duhej të përfundonte kaq lehtë, vetëm me një kundërvajtje”.

Ligjvënësja socialiste në opozitë, Drita Llolla, ka thënë se përplasjet në Utjeha duhet të shërbejnë si reflektim për rritjen e urrejtjes dhe jotolerancës.

Ligjvënësja e Partisë Boshnjake, Kenana Strujiq Harbiq, ka thënë se me këtë veprim është rizgjuar “bisha jo shumë e fjetur e primitivizmit” në Mal të Zi.

Rreth 70 për qind e banorëve në Komunën e Ulqinit, pjesë e të cilës është Utjeha, e konsiderojnë veten myslimanë, dhe gratë me burkini shihen shpesh nëpër plazhe.

Arjona Resulani, gazetare nga Ulqini, i ka thyer barrierat kur është bërë prezantuesja e parë që ka dalë në televizionin malazez me mbulesë.

Ajo ka thënë pas incidentit në Utjeha, se vetë ka qenë duke veshur burkini që disa muaj dhe nuk është përballur me diçka negative.

Mirëpo ajo ka marrë vendim tjetër prej kur ka ndodhur incidenti.

“Pas asaj që ka ndodhur, nuk do ta veshi më. Nuk dua të jem në situatën sikurse vajza, kur unë ndihem keq për zgjedhjen time”.

Ligjet në Mal të Zi e ndalojnë diskriminimin mbi baza fetare dhe vendi vëzhgohet nga Avokati i Popullit, vendimet e të cilit mund të zbatohen nga gjykatat.

ShareTweet

Postime të ngjashme

​Dhjetë zjarre aktive në Maqedoni të veriut, mjetet ushtarake kthehen për zjarrfikje

​Dhjetë zjarre aktive në Maqedoni të veriut, mjetet ushtarake kthehen për zjarrfikje

Plani i Izraelit për zhvendosjen e palestinezëve po cilësohet si krijim i kampeve të përqendrimit

Plani i Izraelit për zhvendosjen e palestinezëve po cilësohet si krijim i kampeve të përqendrimit

Vazhdojnë bombardimet e Izraelit në Gaza, ndërsa numri i të vdekurve rritet dhe objektet mjekësore mbyllen

Vazhdojnë bombardimet e Izraelit në Gaza, ndërsa numri i të vdekurve rritet dhe objektet mjekësore mbyllen

Tragjedi në Liqenin e Shkodrës, kapiteni i anijes mbytet duke shpëtuar 2 turistë

Tragjedi në Liqenin e Shkodrës, kapiteni i anijes mbytet duke shpëtuar 2 turistë

Bajraktari: Tri pista hetimi për rastin e 27-vjeçarit – Raporti i Mjekësisë Ligjore do të jetë vendimtar

Bajraktari: Tri pista hetimi për rastin e 27-vjeçarit – Raporti i Mjekësisë Ligjore do të jetë vendimtar

Maliqi: Askush s’ka të drejtë të përdorë forcë pa kufi, autopsia do zbulojë nëse u tejkalua dhuna

Maliqi: Askush s’ka të drejtë të përdorë forcë pa kufi, autopsia do zbulojë nëse u tejkalua dhuna

Emisioni “Këndi i Debatit” 08.07.2025

Emisioni “Këndi i Debatit” 08.07.2025

AVONET organizon performancë simbolike për vdekjen e 27-vjeçarit

AVONET organizon performancë simbolike për vdekjen e 27-vjeçarit

“Rrëfimi për plagët e boshnjakëve” – Promovohet libri “Dëshmitar i gjenocidit në Srebrenicë”

“Rrëfimi për plagët e boshnjakëve” – Promovohet libri “Dëshmitar i gjenocidit në Srebrenicë”

​Dhjetë zjarre aktive në Maqedoni të veriut, mjetet ushtarake kthehen për zjarrfikje

​Dhjetë zjarre aktive në Maqedoni të veriut, mjetet ushtarake kthehen për zjarrfikje

Pesë policë të dyshuar për rastin e 27-vjeçarit përballen nesër me Gjykatën

Pesë policë të dyshuar për rastin e 27-vjeçarit përballen nesër me Gjykatën

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

X