Profesori universitar në fushën e ekonomisë, Bashkim Mustafa, vlerësoi që investitorët e huaj kanë pasiguri për të investuar në Kosovë.
Në kuadër të diskutimit për punën tre vjeçare të Qeverisë Kurti, përfshirë çështjen e bizneseve, Mustafa tha se pushteti duhet të krijojë partneritet e klimë të përshtatshme për investitorët e huaj.
“Investitorët e huaj sot kur e shikojnë Kosovën, nuk e shikojnë vetëm si vend i vetëm, por e shikojnë më gjerë, sepse është e paarsyeshme të investojnë në një vend ku nuk i ka 1 milion banorë. Bizneset lëvizin aty ku shohin politika më të favorshme. Investitori do siguri, e kjo pasiguri e krijuar në këto tri vite vazhdimisht, qoftë pandemia, qoftë lufta në Ukrainë, ka krijuar këto. Mbi këtë kënd, duhet të tentojmë për të krijuar partneritet me investitorët e bizneset e huaja, kështu për të krijuar klimë të përshtatshme”, deklaroi Mustafa në emisionin “Këndi i Debatit”.
Njëherit, profesori theksoi se problemet ekonomike janë të ndërlidhura, me c’rast sipas tij, investitorët e huaj këto detaje i shikojnë me shumë kujdes./teve1.info/.