TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Mustafa përkrah protestën e OVL-UÇK: Të mos lejojmë të rishkruhet historia

by Tëvë1
1 vit ago
1
A A
Mustafa përkrah protestën e OVL-UÇK: Të mos lejojmë të rishkruhet historia

Ish kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa ka shprehur përkrahje për protestën e OVL-UÇK e cila do të mbahet ndaj procesit gjyqësor nga Dhomat e Specializuara në Hagë.

Mustafa përmes Facebook tha se të gjithë qytetarët e Kosovës duhet të mbrojnë vlerat e luftës duke mos lejuar të rishkruhet historia, transmeton KosovaPress.

Tutje, ai thotë se lufta e UÇK-së dhe rezistenca politike e Rugovës janë gurëthemelet e shtetësisë së Kosovës.

“Është detyrë e gjithë neve të mbrojmë vlerat e luftës, dhe të mos lejojmë të rishkruhet historia me dëshmi të instrumenteve të pushtetit serb që ushtroi dhunë, represion dhe gjenocid në Kosovë. Shteti i Kosovës është rezultat i rezistencës politike të drejtuar nga Presidenti Rugova dhe i luftës së UÇK-së. Është vlerë e përbashkët”, tha ai.

Mustafa tha se themelimi i Dhomave të Specializuara është bërë në besim në drejtësinë ndërkombëtare, prej të cilës Kuvendi i Kosovës edhe e miratoi atë.

Ai thotë se këtë besim e ka ndarë bashkë me ish presidentin, Hashim Thaçi dhe me ish kryeparlamentarin, Kadri Veseli.

“Ne kemi pasur besim në drejtësinë ndërkombëtare kur Kuvendi i Kosovës votoi themelimin e Dhomave të Specializuara në Hagë me ligje të Kosovës. Jam dëshmitar se këtë besim të plotë e kanë pasur edhe Presidenti Thaçi dhe Kryeparlamentari Veseli, me të cilët kam punuar asokohe. Gjykata u themelua me bindje se do të marrin dënimet e merituara njerëzit për të cilët faktohet se kanë kryer krime”, thotë ndër të tjerash Mustafa.

Mustafa potencoi se përkrahja e tij do të jetë nga larg, duke nënvizuar se nëse shëndeti do ia lejonte do të ishte pjesëmarrës në protestë.

“Me Thaçin, Veselin, Krasniqin, Selimin, kemi qenë kundërshtarë politik. Kemi garuar se kush e bënë Kosovën më mirë. Por, në këtë rast, sikur ta kisha shëndetin, me 7 gusht do të isha edhe unë në Shesh”, tha ai.

OVL-UÇK-ja dhe organizatat e tjera të dala nga lufta nesër nga ora 17:00, do të protestojnë në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë, për të kundërshtuar vijueshmërinë e procesit gjyqësor në Hagë, ndaj ish-krerëve të UÇK-së.

Gjatë protestës do të kërkohet reagim institucional lidhur me këtë proces.

Tags: Isa MustafaLDKreagim
ShareTweet

Postime të ngjashme

​Mbi 1.1 milion lidhje në internet janë regjistruar përmes rrjetit publik WiFi4WB në Kosovë

​Mbi 1.1 milion lidhje në internet janë regjistruar përmes rrjetit publik WiFi4WB në Kosovë

​Licencat e furnizuesve privatë jashtë agjendës së ZRRE-së, KEK-u prioritet

​Licencat e furnizuesve privatë jashtë agjendës së ZRRE-së, KEK-u prioritet

Avokati i Popullit: Taksat gjyqësore nuk duhet të pengojnë qasjen në drejtësi

Avokati i Popullit: Taksat gjyqësore nuk duhet të pengojnë qasjen në drejtësi

Komandanti i FSK-së dekoron me medalje ekipin që fitoi të Artën në “Cambrian Patrol 2026”

Komandanti i FSK-së dekoron me medalje ekipin që fitoi të Artën në “Cambrian Patrol 2026”

Dëshironi të ulni sheqerin? Këto pije duhet t’i shmangni

Dëshironi të ulni sheqerin? Këto pije duhet t’i shmangni

​Mbi 1.1 milion lidhje në internet janë regjistruar përmes rrjetit publik WiFi4WB në Kosovë

​Mbi 1.1 milion lidhje në internet janë regjistruar përmes rrjetit publik WiFi4WB në Kosovë

Arrestohet në Mal të Zi një nga njerëzit kyç të Putinit, kreu i rrjetit rus të propagandës Rybar

Arrestohet në Mal të Zi një nga njerëzit kyç të Putinit, kreu i rrjetit rus të propagandës Rybar

“Mesditë”- 09.10.2026

“Mesditë”- 09.10.2026

​Licencat e furnizuesve privatë jashtë agjendës së ZRRE-së, KEK-u prioritet

​Licencat e furnizuesve privatë jashtë agjendës së ZRRE-së, KEK-u prioritet

Çmimi Nobel për Paqe i jepet juristes nga Afrika e Jugut, Navi Pillay

Çmimi Nobel për Paqe i jepet juristes nga Afrika e Jugut, Navi Pillay

Avokati i Popullit: Taksat gjyqësore nuk duhet të pengojnë qasjen në drejtësi

Avokati i Popullit: Taksat gjyqësore nuk duhet të pengojnë qasjen në drejtësi

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën