Sa i përket punës së ministrit, Xhelal Sveçla, Mustafa thotë se nuk i gjen vërejtje.
Ai në emisionin “Info Nata” në Tëvë1, tha se në përgjithësi është i kënaqur me punën në MPB.
“Ka njerëz të përgatitur mjaft mirë, nuk gjejë një vërejtje, në punë çdokush ka, por një vërejtje që mund t’ia adresojë ministrit Sveçla. Në përgjithësi jam i kënaqur se janë ndërmarrë disa aksione, ndoshta më shumë nuk jam i kënaqur me punën e Qeverisë dhe bllokimit të investimeve kapitale sesa me punën e ministrit”, ka deklaruar Mustafa. /teve1.info/