TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Mustafa: Nëse Kurti dhe Abdixhiku janë afër marrëveshjes për presidentin, pse nuk thirret nesër seanca për Kuvendin?

by teve1
2 muaj ago
5
A A
Mustafa: Nëse Kurti dhe Abdixhiku janë afër marrëveshjes për presidentin, pse nuk thirret nesër seanca për Kuvendin?

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Arben Mustafa, ka reaguar ndaj deklaratave të kryetarit të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, dhe atij të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, të cilët pas takimit të tyre dyorësh në ambientet e Kuvendit të Kosovës u shprehën se ekziston vullneti për të arritur një pajtim rreth emrit të presidentit të ardhshëm.

Duke komentuar këto deklarata në emisionin “Këndi i Debatit” në Tëvë 1, Mustafa ka ngritur pikëpyetje se përse nuk po thirret seanca për konstituimin e Kuvendit, nëse palët janë afër një marrëveshjeje për presidentin.

Sipas tij, edhe pas konstituimit të Kuvendit, palët do të kishin kohë të mjaftueshme për të diskutuar dhe arritur një marrëveshje për zgjedhjen e presidentit.

“Çfarë arsye ka Kurti, pas këtij takimi që e kishin sot me Abdixhikun, që të mos ftohet nesër seanca për konstituimin e Kuvendit? A thanë që jemi afruar? Në takimin tjetër do të diskutojmë emra për president. Atëherë, nëse nesër konstituohet Kuvendi, ata i kanë edhe 60 ditë tjera për ta zgjedhur presidentin. Pra, nëse janë kaq afër marrëveshjes, pse nuk ftohet nesër seanca për konstituimin e Kuvendit?”, ka deklaruar Mustafa.

Ai ka thënë se mosftesa e seancës, sipas tij, tregon mungesë vullneti për krijimin e institucioneve të reja.

“Por kjo tregon që Albin Kurti nuk ka vullnet t’i japë vendit institucione, por po do ta zvarrisë çështjen e krijimit të institucioneve. Pse? Nuk dua të lëshohem në hipoteza, por ajo çka dua të them është që është urgjente që vendit t’i jepen institucione”, është shprehur deputeti i PDK-së.

Mustafa ka shtuar se nuk sheh më asnjë arsye që seanca për konstituimin e Kuvendit të mos thirret menjëherë.

“Nuk ka më asnjë arsye të vetme që të mos ftohet qysh nesër seanca për konstituimin e Kuvendit. Prandaj shtrohet pyetja: pse nuk po bëhet?”, ka përfunduar ai.

Ndryshe, kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, dhe ai i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, pas takimit dyorësh që zhvilluan të martën pasdite në Kuvendin e Kosovës kanë deklaruar se kanë diskutuar për profilin potencial që do të duhet të ketë kreu i ri i shtetit.

Si Kurti, ashtu edhe Abdixhiku, u shprehën se ka vullnet që dy partitë të arrijnë një pajtim për të gjetur një emër për presidentin.

“Ne sot diskutuam hollësisht dhe thellësisht për kriteret, standardet që duhet të ketë figura presidenciale”, tha Kurti.

Takimi, sipas Kurtit, u zhvillua në atmosferë pozitive, duke shtuar se ai pa vullnet te pala tjetër, që vendi të ketë një president të ri.

Ai tha se aktualisht nuk mund të flitet për emra konkretë.

“Duam president ose presidente meritore, kushtetuese, që reflekton vlerat e shoqërisë tonë, që ka kontribut për popullin e në profesion të caktuar, dhe në këtë mënyrë nuk ngjall dilema për rolin, për funksionin dhe për detyrën fisnike që do t’i duhet ta kryejë në pesë vjetët e ardhshme”, tha Kurti.

Abdixhiku, ndërkaq, tha se dy partitë do të zhvillojnë diskutime brenda partive të tyre dhe në takimin e ardhshëm do të bisedojnë për emra konkretë.

“Ka vullnet të dyanshëm se si duhet të duket presidenti” i ri apo presidentja e re e vendit, tha udhëheqësi i LDK-së.

Abdixhiku shtoi se është i bindur që mund të gjendet një figurë meritore për postin e presidentit./teve1.info/

 

Tags: albin kurtiArben MustafaLumir Abdixhikupdkseanca konstituive e Kuvendit
Share1Tweet1

Postime të ngjashme

​“Jo në emrin tim”- deputetëve: Seancë të jashtëzakonshme, Ligji për Specialen të shqyrtohet në Kuvend

​“Jo në emrin tim”- deputetëve: Seancë të jashtëzakonshme, Ligji për Specialen të shqyrtohet në Kuvend

Kurti takon Hamzën në Qeveri

Kurti takon Hamzën në Qeveri

Kurti takohet me Abdixhikun

Kurti takohet me Abdixhikun

Hamza: Partia fituese t’i kryej detyrat e veta, s’ka pengesa për konstituimin e Kuvendit

Hamza: Duhet të aprovohet ligji për Specialen dhe vendi duhet të bëhet me president

​“Jo në emrin tim”- deputetëve: Seancë të jashtëzakonshme, Ligji për Specialen të shqyrtohet në Kuvend

​“Jo në emrin tim”- deputetëve: Seancë të jashtëzakonshme, Ligji për Specialen të shqyrtohet në Kuvend

Kurti takon Hamzën në Qeveri

Kurti takon Hamzën në Qeveri

Shqipëria me 10 futbollistë pëson humbje nga Finlanda

Shqipëria me 10 futbollistë pëson humbje nga Finlanda

Kurti takohet me Abdixhikun

Kurti takohet me Abdixhikun

Hamza: Partia fituese t’i kryej detyrat e veta, s’ka pengesa për konstituimin e Kuvendit

Hamza: Duhet të aprovohet ligji për Specialen dhe vendi duhet të bëhet me president

Foda flet situatën e Rrahmanit: Kam tentuar t’ia ndryshojë mendjen dhe nuk kam mundur

Foda: Synojmë fitore ndaj Austrisë

PDK mban konferencë për media

Ligji për Specialen, mblidhet Grupi Parlamentar i PDK-së

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën