TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Mustafa: Nëse ka zgjedhje, gjashtë deputetët që kundërshtuan Sejdiun nuk duhet të jenë pjesë e listës së LDK-së

by Tëvë1
1 muaj ago
12
A A
Mustafa: Nëse ka zgjedhje, gjashtë deputetët që kundërshtuan Sejdiun nuk duhet të jenë pjesë e listës së LDK-së

Studiuesi i filozofisë politike, Latif Mustafa, ka komentuar zhvillimet e fundit brenda Lidhjes Demokratike të Kosovës, pas mbledhjes së Grupit Parlamentar të kësaj partie.

Në emisionin “Këndi i Debatit” në Tëvë1, Mustafa ka folur për qëndrimin e gjashtë deputetëve të LDK-së, të cilët kanë deklaruar se nuk do ta mbështesin kandidaturën e Bekim Sejdiut për president të Kosovës.

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, pas mbledhjes së Grupit Parlamentar kishte bërë të ditur se bëhet fjalë për Hykmete Bajramin, Avdullah Hotin, Arben Gashin, Armend Zemajn, Kujtim Shalën dhe Janina Ymerin.

Sipas Mustafës, nëse vendi shkon në zgjedhje të reja, këta deputetë nuk do të duhej të përfshiheshin në listën zgjedhore të LDK-së.

“Etapa e fundit është se Lumir Abdixhiku, sa herë po flasim për zgjedhjet në Kosovë, domosdoshmërisht po na lidhet diskutimi me LDK-në. Edhe në këtë fazë, unë mendoj që LDK-ja ka hyrë në një etapë të ridefinimit të vërtetë, ku Lumir Abdixhiku duhet të veprojë në bazë të statutit të partisë, që parasheh përjashtimin e këtyre personave nga partia”, ka thënë Mustafa.

Megjithatë, ai sqaroi se nuk e sheh domosdoshmërisht si të nevojshëm një përjashtim teknik nga partia, por më shumë si çështje të përfaqësimit të tyre në zgjedhjet e ardhshme.

“Unë nuk mendoj për një përjashtim teknikisht, por që nëse shkon vendi në zgjedhje, këta njerëz nuk do të duhej të futen në listë për deputetë në LDK”, është shprehur ai.

Mustafa ka thënë se zhvillimet e fundit do të jenë një test edhe për lidershipin e Abdixhikut dhe mënyrën se si ai do ta zbatojë vendimin e organeve të partisë.

“Këtu Abdixhiku do të jetë lideri i fundit, se a është ai lideri i partisë edhe ai që ushtron me statutin e partisë, meqë Kryesia e dha një vendim. Tash duhet të definohet edhe të bëhen të qarta blloqet”, ka deklaruar Mustafa.

Sipas tij, situata e krijuar mund të çojë drejt një riformatimi të brendshëm të LDK-së dhe qartësimit të qëndrimeve brenda partisë.

Tags: deputetLatif MustafaLDKPresidenti
Share2Tweet1

Postime të ngjashme

“Mixhën e kemi gjet të vjerrtë në pemë” – nis gjyqi ndaj Neskoviq, i akuzuar për krime lufte në Gjilan

“Mixhën e kemi gjet të vjerrtë në pemë” – nis gjyqi ndaj Neskoviq, i akuzuar për krime lufte në Gjilan

Presidentja Shiroka Pula: Në arkitekturën tonë të sigurisë, KFOR-i vazhdon të ketë një rëndësi të veçantë

Presidentja Shiroka Pula: Në arkitekturën tonë të sigurisë, KFOR-i vazhdon të ketë një rëndësi të veçantë

Presidentja Shiroka-Pula takon përfaqësueset e strehimoreve, në fokus mbrojtja e grave nga dhuna

Presidentja Shiroka-Pula takon përfaqësueset e strehimoreve, në fokus mbrojtja e grave nga dhuna

Gucati paralajmëron protesta para zyrave të BE-së nëse nuk realizohet iniciativa për Gjykatën Speciale

Përshkallëzohet protesta në Tiranë, studentët hyjnë në Kryesinë e Kuvendit dhe ndezin zjarr

Maqedonci takon ambasadorin turk në NATO, diskutojnë bashkëpunimin në fushën e mbrojtjes

Maqedonci takon ambasadorin turk në NATO, diskutojnë bashkëpunimin në fushën e mbrojtjes

Zulfaj takohet me eurodeputetin nga Suedia, diskutojnë statusin kandidat të Kosovës

Zulfaj takohet me eurodeputetin nga Suedia, diskutojnë statusin kandidat të Kosovës

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën