Kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar në Serbi, Ragmi Mustafi vuan nga nënpërfaqësimi, mosintegrimi dhe diskriminimi në mungesë të vullnetit politik.
Sipas tij, vetëm 28 për qind e të punësuarve në institucionet publike të Luginës së Preshevës janë shqiptarë, apo nga 5 mijë e 472 të punësuar janë 1 mijë e 542 pjesëtarë të komunitetit shqiptarë.
Ai më tej ka thënë se në këtë kontekst, në Luginë ka më pak zyrtarë publik shqiptarë sesa që kishte para një dekade.
Në anën tjetër në Medvegjë, Mustafi ka bërë të ditur se punojnë vetëm 6% shqiptar, apo nga 538 janë 32 shqiptar.
“Në komunën e Bujanocit në institucione ndërmarrje publike punojnë 35% shqiptar , apo nga 2011 janë 695 shqiptar. Në komunën e Preshevës në institucione dhe nderrmarje publike punojnë 66% apo nga 1205 janë 801 shqiptar sipas hulumtimit ‘Fakte në Numra’ të Këshillit Kombëtar Shqiptar”, ka shkruar ai në Facebook. /Teve1.info/