TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Berisha – Qeverisë: Në rastin e parë të PDK-së në pushtet, do hetoheni për të gjitha veprat

by tëvë1
4 vjet ago
0
A A
Berisha për Fondin e Sigurisë: Kurti nuk i njeh çështjet e sigurisë, është tendencë për t’i plaçkitur mërgimtarët

Deputeti i PDK-së, Hisen Berisha ka vazhduar reagimet ndaj ministres së Drejtësisë, Albulena Haxhiu, pas deklaratës së kësaj të fundit në Kuvend, ku i është drejtuar opozitës me fjalët “ju i keni duart e lyme me gjak”, në rastin e ish-aktivistit, Astrit Dehari.

Përmes një postimi në Facebook, Berisha ka thënë se është i pakët fjalori i “vrasësve revolucionar”.

“Është normale një reagim me fyrje nga klani i vrasësve dhe shtytësve në vetëvrasje. Të vrasësh apo shtyesh në vrasje te dy djemtë Dehari, të ua zhdukësh mostrat nga laboratori i Mjekësisë Ligjore që është në kompetencë direkt të Ministrisë së Drejtësisë, e ta etiketosh me gjuhë fyese, njeriun/deputetin i cili të kërkon llogari në Kuvend për krimet monstruoze të natyrës revolucionare (vrasje për të ardhur në pushtet), është i pakët fjalori i ‘vrasësve revolucionar’ që u ka ardhë dita!”, ka shkruar ai.

Tutje, Berisha ka thënë se në rastin e parë që PDK-ja vie në pushtet, LVV-ja do të hetohet për të gjitha veprat po i bëjnë çdo ditë.

“Po ju them këtu, meqë sot, kuvendin e Republikës së Kosovës (Tempullin e fjalës së lirë) e ka okupuar egërsia, ku më as autoriteti i Kryetarit nuk arrinë të krijojë mundësinë e reagimit konstruktiv, se në rastin e parë të ardhjes së PDK në pushtet, do të hetoheni për këto “mostra” dhe të gjitha veprat tjera që po i konsumoni për ditë, edhe s’do të keni qare pa i gjetë, edhe nëse i keni futur atje në shpellat e Karpateve prej nga e keni origjinën ideologjike”, është shprehur ai.

Në seancën e së enjtes, Berisha e ka kritikuar partinë në pushtet se qëllimshëm nuk po e zbardh rastin e vdekjes së ish-aktivistit të LVV-së, Astrit Dehari.

Kësaj deklarate iu kundërpërgjigj ministrja Haxhiu, e cila iu drejtua opozitës dhe tha se “do ua ndalonte me ligj të flisnin për Astrit Deharin”.

“Juve ua kisha ndalu me ligj me fol për Astrit Deharin… sepse ju keni qenë në qeveri kur është vrarë Astrit Dehari, ju… Prandaj asnjë fjalë për Astrit Deharin, as edhe një fjalë, sepse ju i keni duart e lyme me gjak… Marre, duhet me pas pak ftyrë, në kohën e juve është vrarë Astrit Dehari”, ka thënë ajo. /Teve1.info/

ShareTweet

Postime të ngjashme

Shkodra: Lista Studentore mund të ndryshojë metodat, por Serbia nuk ka hequr dorë nga synimet ndaj Kosovës

Shkodra: Lista Studentore mund të ndryshojë metodat, por Serbia nuk ka hequr dorë nga synimet ndaj Kosovës

Polici serb i arrestuar në Kosovë dyshohet për spiunazh për BIA-n, iu gjetën dokumente të IPA-s

Aksident në Gjakovë, pesë të lënduar – Një grua dhe një fëmijë në gjendje më të rëndë

Arifi: Nuk është fitore historike për Luginasit të zgjedhin dy deputetë, kjo ka ndodhur edhe më parë

Arifi: Nuk është fitore historike për Luginasit të zgjedhin dy deputetë, kjo ka ndodhur edhe më parë

Arrestohet tre persona në Mitrovicë për shitblerje të paligjshme të pronave

Ekstradohet nga Zvicra për në Kosovë, i kërkuari me urdhër arrest ndërkombëtar

Kosovari Ibrahimoviç shënon supergol në Gjermani

Kosovari Ibrahimoviç shënon supergol në Gjermani

Memeti: Mund të jemi pjesë e qeverisë së re në Serbi, nëse plotësohen kërkesat tona

Memeti: Mund të jemi pjesë e qeverisë së re në Serbi, nëse plotësohen kërkesat tona

Presidentja Shiroka-Pula mori pjesë në shënimin e Ditës Kombëtare të Austrisë

Presidentja Shiroka-Pula mori pjesë në shënimin e Ditës Kombëtare të Austrisë

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën