TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Mustafa bën thirrje për koalicion LVV-PDK: Kosovës i duhet unitet dhe drejtim i ri

by Tëvë1
3 javë ago
2
A A
Mustafa bën thirrje për koalicion LVV-PDK: Kosovës i duhet unitet dhe drejtim i ri

Ish-komandanti i UÇK-së dhe anëtari i PDK-së, Rrustem Mustafa, ka propozuar një marrëveshje të gjerë politike ndërmjet Lëvizjes Vetëvendosje, PDK-së dhe partive të tjera politike.

Mustafa ka thënë se, në situatën aktuale, Kosovës i nevojitet unitet politik, qartësi dhe një drejtim i përbashkët shtetëror.

Për këtë, ai ka bërë thirrje për hapjen e dialogut ndërmjet forcave politike, duke theksuar se një marrëveshje e tillë duhet të mbështetet në interesat themelore të Republikës së Kosovës.

“Besoj se Kosovës i duhet një marrëveshje e gjerë politike, e cila do të ndërtohej mbi interesat themelore të Republikës, me unitet, qartësi dhe një drejtim të përbashkët shtetëror”, ka deklaruar Mustafa.

Sipas tij, ky angazhim duhet të mbështetet në tri shtylla kryesore.

Shtylla e parë, sipas Mustafës, është uniteti politik dhe qetësimi i brendshëm, përmes bashkërendimit të forcave politike dhe shoqërisë civile rreth interesit shtetëror.

Shtylla e dytë është mbështetja juridike, ku ai ka kërkuar forcimin e ekipeve mbrojtëse dhe sigurimin e mbështetjes së nevojshme juridike për proceset e mëtejshme.

Ndërsa shtylla e tretë, sipas tij, është angazhimi diplomatik, me veprim të koordinuar në arenën ndërkombëtare për të paraqitur historinë e Kosovës dhe të UÇK-së dhe për të avancuar interesat e Republikës.

Mustafa ka theksuar gjithashtu rëndësinë e partneritetit strategjik të Kosovës me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe vendet perëndimore.

Në fund, ai ka bërë thirrje për organizimin e një tryeze të përbashkët politike ku do të merrnin pjesë Vetëvendosje, PDK-ja dhe partitë e tjera.

Sipas Mustafës, një takim i tillë do të mundësonte diskutimin e një marrëveshjeje politike me objektiva të qarta dhe një drejtim të përbashkët për Kosovën.

Tags: pdkRrustem MustafaTeve1UCKVV
ShareTweet

Postime të ngjashme

Shala: Presidentja bëri shkelje kushtetuese në kthimin e Ligjit për Specialen në Kuvend

Shala: Presidentja bëri shkelje kushtetuese në kthimin e Ligjit për Specialen në Kuvend

Kthimi i Ligjit për Specialen, Haxhiu: Po shihet që edhe dorëheqja e kryetarit ka qenë mu për këtë

Kthimi i Ligjit për Specialen, Haxhiu: Po shihet që edhe dorëheqja e kryetarit ka qenë mu për këtë

Kurti: Të akuzuarit për sulmin në “Ibër Lepenc” të lidhur ngushtë me Vuçiqin dhe Radoiçiqin

Kurti: Presim që Raporti i Komisionit Evropian të pasqyrojë progresin e arritur

Arrestohet një person në Podujevë, sekuestrohen narkotikë dhe një armë

Nimani: Takimet për presidentin për humbje kohe, Kurti e përjashtoi LDK-në nga marrëveshja

Nimani: PDK duhet të përgjigjet për ndryshim qëndrimesh për Ligjin për Specialen

Invalidët e luftës kërkojnë zgjidhje të përhershme për protezat

Invalidët e luftës kërkojnë zgjidhje të përhershme për protezat

Bërxulli për kthimin e Ligjit për Specialen: Çështje që vjen nga Haga, nuk vjen nga PDK

Bërxulli për kthimin e Ligjit për Specialen: Çështje që vjen nga Haga, nuk vjen nga PDK

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën