TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
24 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
24 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
No Result
View All Result

Musliu-Shoshi: Rruga evropiane e Kosovës ka stagnuar për shkak të Qeverisë Kurti

nga Tëvë1
16 Maj, 2025
1
A A
Musliu-Shoshi: Rruga evropiane e Kosovës ka stagnuar për shkak të Qeverisë Kurti

Partia Demokratike e Kosovës konsideron se rruga evropiane e Kosovës ka stagnuar duke pësuar edhe regres.

E sipas tyre, fajin kryesor sipas këtij subjekti politik për këtë gjendje e ka qeveria e cila aktualisht është në detyrë.

Deputetja e PDK-së, Ariana Musliu-Shoshi tha se Kosova humbi edhe një tjetër rast për t’u bërë anëtare e Këshillit të Evropës.

Ajo në një konferencë për media tha se ky stagnim erdhi si rezultat i arrogancës i qeverisë në ikje.

“Rruga evropiane e Kosovës jo vetëm që ka stagnuar, por ka pësuar regres. Vetëm dy ditë më parë secili nga ne pamë se si Kosova humbi edhe një tjetër rast historik për anëtarësim në Këshillin e Evropës. Një mundësi për shumë që është punuar për më shumë se një dekadë që është punuar nga qeveritë e mëhershme me një përkushtim të madh sepse e dimë që anëtarësimi i Kosovës në Këshillin e Evropës është hapi kryesor drejt integrimit evropian forcon pozitën ndërkombëtare të shtetit tonë dhe ofron garanci për të drejtat e qytetarëve tanë. Por, për të ditën rresht kjo mundësi u humb edhe kësaj here erdhi si rezultat i drejtpërdrejtë dhe arrogant i qeveritarëve në ikje që kanë marr peng institucionet e Kosovës”, tha ajo.

Deputetja, Musliu-Shoshi në një konferencë për medie tha se për shkak të sanksioneve të vendosura nga BE për Kosovën, vendi po humb qindra miliona euro.

Ajo ka akuzuar Ministrinë e Punëve të Jashtme se është paralizuar dhe pa strategji.

“Për fat të keq të gjithë pa përjashtim janë pajtuar që Kosova të vendoset nën masa apo sanksione të BE-së. Ky është ndëshkim për qytetarët e Kosovës, por një dëm i madh që i kushton dhe iu bëhet qytetarëve të saj. Situata në të cilën është futur Kosova nuk është vetëm një dështim diplomatik me pasoja të rënda dhe të prekshme. Kosova dhe qytetarët e saj sot po humbin qindra miliona euro ndihmë e mbështetje nga BE. Po thellohet izolimi ndërkombëtarë dhe po ndalet procesi i integrimit dhe i njohjeve të reja për shtetin e Kosovës dhe çka është më e dëmshme është shkatërruar imazhi i Kosovës si faktor sigurie destabiliteti në rajon.. Ministria e Punëve të Jashtme është kthyer në institucion të paralizuar, pa strategji, pa aftësi për të udhëhequr politikën e jashtme. Pra, Kosova jonë sot është me politikë të jashtme jo ekzistente”, theksoi ajo.

Partia Demokratike e Kosovës fajin për mos anëtarësimin e Kosovës në KiE si dhe stagnimin në arenën ndërkombëtare ia hedh qeverisë aktuale tashmë në detyrë.

Ajo tha se Kosova ka nevojë për një qeveri që punon për interesat shtetërore dhe rikthen besimin e qytetarëve dhe atë të faktorit ndërkombëtarë.

“Të gjitha këto dështime kanë një adresë të qartë, një qeveri e dobët e korruptuar, pa vizion dhe pa plane. Një qeveri që në vend të bashkëpunimit ka zgjedhur konfliktin, që në vend të dialogut ka zgjedhur arrogancën, në vend të përgjegjësisë ka zgjedhur justifikimet dhe jo seriozitetin. Dhe sikur këto të mos mjaftonin sot jemi dëshmitarë të të një situate të paprecedent më shumë se tre muaj pas zgjedhjeve të 9 shkurtit qeveria aktuale ka marr pengë institucionet e vendit duke bllokuar formimin e Kuvendit dhe të qeverisë së re. Kjo sjellje po e qon vendin drejtë një krize të thellë kushtetuese dhe institucionale”, tha deputetja e PDK-së”, tha ajo.

Musliu-Shoshi tha se Kosova duke qenë nën sanksione të Bashkimit Evropian nuk ka asnjë mundësi të bëhet anëtare e Këshillit të Evropës.

Kosova edhe këtë vit e ka humbur mundësinë për anëtarësim në Këshillin e Evropës. Kjo, pasi aplikacioni i saj për anëtarësim në këtë organizatë nuk është përfshirë në agjendën e Komitetit të Ministrave të KiE-së, i cili u mblodh më 13-14 maj.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Alijaj kritikon projektin e urave në Mitrovicë: Tingëllon si iniciativë parazgjedhore

Alijaj kritikon projektin e urave në Mitrovicë: Tingëllon si iniciativë parazgjedhore

U pa në fotografi me armë zjarri, arrestohet një person në Reçak

U pa në fotografi me armë zjarri, arrestohet një person në Reçak

Përkohësisht e bllokuar rruga për në Jarinjë, Qendra Kufitare njofton se është rihapur

Përkohësisht e bllokuar rruga për në Jarinjë, Qendra Kufitare njofton se është rihapur

Kurti: Dy ura të reja në Mitrovicë përfundojnë në vjeshtë – investim prej 3 milionë eurosh

Real Madridi mposht Juventusin dhe siguron çerekfinalen e Kupës së Botës për Klube

Real Madridi mposht Juventusin dhe siguron çerekfinalen e Kupës së Botës për Klube

Emisioni “Info Nata” 01.07.2025

Emisioni “Info Nata” 01.07.2025

Izraeli kërcënon me sulme ndaj Jemenit të ngjashme me ato në Iran pas lëshimit të raketës nga grupi Houthi

Izraeli kërcënon me sulme ndaj Jemenit të ngjashme me ato në Iran pas lëshimit të raketës nga grupi Houthi

Përkohësisht e bllokuar rruga për në Jarinjë, Qendra Kufitare njofton se është rihapur

Përkohësisht e bllokuar rruga për në Jarinjë, Qendra Kufitare njofton se është rihapur

Ushtria izraelite thotë se ka pritur një raketë nga Jemeni

Ushtria izraelite thotë se ka pritur një raketë nga Jemeni

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

X