TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

​Musliu-Shoshi: Kurti nuk mund ta vendosë veten mbi Kushtetutën

by Tëvë1
3 muaj ago
1
A A
​Musliu-Shoshi: Kurti nuk mund ta vendosë veten mbi Kushtetutën

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Ariana Musliu-Shoshi, ka deklaruar se Kosova po përballet me një rrezik serioz për rendin kushtetues, duke kritikuar deputetin e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti.

Në konferencë për media, Musliu-Shoshi ka thënë se sakrifica për Kosovën nuk ka përfunduar, duke e ndërlidhur të kaluarën e luftës me situatën aktuale politike dhe proceset gjyqësore në Hagë.

“E di që ka popuj që e fitojnë lirinë me një sakrificë. Mirëpo, Kosova vazhdon ta paguajë çmimin e saj edhe sot. Dje ishim në fushën e betejës, e sot në sallat e Gjykatës së Hagës. Dhe sakrifica për këtë shtet nuk ka përfunduar. Dhe pikërisht për këtë kemi detyrimin që Kosovën, Kushtetutën e demokracinë ta mbrojmë me çdo mjet demokratik. Dhe kjo nuk është një çështje nëse je me apo kundër Albin Kurtit. Nuk është as për klasën në mes të pozitës dhe të opozitës”, është shprehur Musliu-Shoshi.

Ajo ka bërë thirrje për mbrojtjen e rendit kushtetues dhe demokracisë, duke iu drejtuar drejtpërdrejt Kurtit me fjalën “reflekto”.

“Albin Kurtit i thuhet reflekto. Reflekto sepse nuk do të lejojmë kurrë që ta vendosësh veten mbi Kushtetutën. Sepse Kosova është më e madhe se çdo individ e Kushtetuta është më e fortë se çdo pushtet”, ka përfunduar Musliu-Shoshi.

Musliu-Shoshi ka kritikuar Kurtin edhe për, siç ka thënë ajo, përqendrimin te pushteti, në kohën kur qytetarët përballen me vështirësi ekonomike dhe pasiguri.

“Gjykata Kushtetuese ka folur, Kushtetuta ka folur, por deputeti Albin Kurti ka zgjedhur të mos i dëgjojë asnjërën. Dhe kur dikush vendos veten mbi Kushtetutën, ai më nuk po e mbron shtetin, por po e rrënon atë. Përderisa qytetarët tanë sot po përballen me cmime të larta, me largim të të rinjve dhe me pasiguri për të ardhmen, deputeti Albin Kurti merret vetëm me një gjë: se si ta mbajë pushtetin dhe se si t’i mbajë privilegjet që pushteti i jep atij”, ka thënë ajo.

Në fund, deputetja e PDK-së ka theksuar se pushtetet janë të përkohshme, ndërsa Republika dhe Kushtetuta janë të përhershme.

Tags: albin kurtiariana musliu shoshiKushtetuta e KosovespdkTeve1
ShareTweet

Postime të ngjashme

Aksion kundër grupit të kokainës në Prishtinë, sekuestrohen Porsche, Rolex dhe drogë mbi 300 mijë euro

Aksion kundër grupit të kokainës në Prishtinë, sekuestrohen Porsche, Rolex dhe drogë mbi 300 mijë euro

Strategjia për ish-krerët e UÇK-së në fazën vendimtare, partitë zbulojnë çfarë po përgatitet në heshtje

Strategjia për ish-krerët e UÇK-së në fazën vendimtare, partitë zbulojnë çfarë po përgatitet në heshtje

U raportua i zhdukur në Ferizaj, 31-vjeçari gjendet shëndosh e mirë në Prishtinë

U raportua i zhdukur në Ferizaj, 31-vjeçari gjendet shëndosh e mirë në Prishtinë

Vuçiq pranon se nuk mund të hyjë në Kosovë pa lejen e Kurtit: “Prej vitesh nuk më lejohet”

Protesta e djeshme në Tiranë, 3 të arrestuar dhe 18 të proceduar penalisht, policia vendos 44 gjoba

Zhegrova e Hoxha lirohen nga grumbullimi i Kosovës

Zhegrova e Hoxha lirohen nga grumbullimi i Kosovës

Ardian Krasniqi e nokauton kundërshtarin në raundin e tretë, 14 meçe – 14 fitore

Ardian Krasniqi e nokauton kundërshtarin në raundin e tretë, 14 meçe – 14 fitore

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën