Kërkesa e Kosovës për të qenë mysafire speciale në Komitetin për Çështje Politike dhe Demokraci të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës u hoq nga rendi i ditës.
Deputetja e zgjedhur e PDK-së, Ariana Musliu-Shoshi, që është pjesë e delegacionit të Kuvendit të Kosovës pranë Këshillit të Europës, tha se me kërkesë të kryetarit të Grupit të Partisë Popullore Evropiane, Pablo Hispan, u votua për shtyrjen e kësaj pike nga rendi i ditës.
Ajo tha se kjo situatë tregon nevojën për mobilizim si shtet, “në bashkëpunim me aleatët tanë, për të krijuar një strategji të qartë që do të sigurojë realizimin e prioriteteve dhe agjendave tona në arenën ndërkombëtare”.
“Sot, në Komitetin për Çështje Politike dhe Demokraci, morëm pjesë si delegacion, ku në agjendë ishte edhe opinioni për ngritjen e statusit të Kosovës në këtë organizatë. Në fillim të takimit, me kërkesë të kryetarit të Grupit të EPP, Pablo Hispán, u votua për shtyrjen e kësaj pike nga rendi i ditës, një zhvillim i papritur që nuk ishte paraparë as në grupet politike dhe as si mundësi. Kjo situatë tregon nevojën për mobilizim si shtet, në bashkëpunim me aleatët tanë, për të krijuar një strategji të qartë që do të sigurojë realizimin e prioriteteve dhe agjendave tona në arenën ndërkombëtare”, ka shkruar Musliu-Shoshi në Facebook.
Kërkesa e Kosovës ka qenë në rendin e ditës së takimit të Komitetit, i cili po mbahet sot në Paris.
Bërnabiq: Tërhiqet nga agjenda kërkesa e Kosovës për status special në KiE